| لَا أُقْسِمُ بِيَوْمِ الْقِيَامَةِ (1) Betohem, seriozisht, në Ditën e Kijametit
 | 
| وَلَا أُقْسِمُ بِالنَّفْسِ اللَّوَّامَةِ (2) Dhe betohem, seriozisht, në shpirtin që veten e qorton
 | 
| أَيَحْسَبُ الْإِنسَانُ أَلَّن نَّجْمَعَ عِظَامَهُ (3) A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij
 | 
| بَلَىٰ قَادِرِينَ عَلَىٰ أَن نُّسَوِّيَ بَنَانَهُ (4) Po, si jo! Ne kemi mundësi të rikrijojmë eedhe majet e thonjve të gishtërinjve të tij
 | 
| بَلْ يُرِيدُ الْإِنسَانُ لِيَفْجُرَ أَمَامَهُ (5) Por njeriu dëshiron të gabojë në jetë
 | 
| يَسْأَلُ أَيَّانَ يَوْمُ الْقِيَامَةِ (6) Ai pyet: “Kur do të bëhet kijameti”
 | 
| فَإِذَا بَرِقَ الْبَصَرُ (7) Por kur t’i shtanget shikimi
 | 
| وَخَسَفَ الْقَمَرُ (8) Edhe hëna të errësohet
 | 
| وَجُمِعَ الشَّمْسُ وَالْقَمَرُ (9) Dhe Dielli me hënë të bashkohet
 | 
| يَقُولُ الْإِنسَانُ يَوْمَئِذٍ أَيْنَ الْمَفَرُّ (10) Atë ditë njeriu do të thotë: “Kah të iket?!”
 | 
| كَلَّا لَا وَزَرَ (11) Askund! Nuk ka strehim
 | 
| إِلَىٰ رَبِّكَ يَوْمَئِذٍ الْمُسْتَقَرُّ (12) Atë ditë cakur është te Zoti yt
 | 
| يُنَبَّأُ الْإِنسَانُ يَوْمَئِذٍ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ (13) Atë ditë njeriu do të informohet për atë që e ka shpejtuar ose e ka vonuar
 | 
| بَلِ الْإِنسَانُ عَلَىٰ نَفْسِهِ بَصِيرَةٌ (14) Por njeriu është dëshmitarë kundër vetes
 | 
| وَلَوْ أَلْقَىٰ مَعَاذِيرَهُ (15) Edhe pse përpiqet të sjellë arsyetimet e tij
 | 
| لَا تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ (16) Atë (Kur’anin) mos e shqipto me gjuhë për ta shpejtuar
 | 
| إِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُ وَقُرْآنَهُ (17) Ne kemi detyrë tubimin dhe leximin e tij
 | 
| فَإِذَا قَرَأْنَاهُ فَاتَّبِعْ قُرْآنَهُ (18) E kur e lexojmë, ti përcille leximin e tij
 | 
| ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا بَيَانَهُ (19) E pastaj, është detyrë e jona ta shkoqisim
 | 
| كَلَّا بَلْ تُحِبُّونَ الْعَاجِلَةَ (20) Por ani! Ju e dashuroni këtë jetë të kalueshme
 | 
| وَتَذَرُونَ الْآخِرَةَ (21) Dhe e leni pas shpine atë tjetrën
 | 
| وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ (22) Atë ditë disa fytyra do të shkelqejnë
 | 
| إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٌ (23) E disa fytyra atë ditë do të jenë të ngrysura
 | 
| وَوُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ بَاسِرَةٌ (24) Zotin e vet do ta shikojnë
 | 
| تَظُنُّ أَن يُفْعَلَ بِهَا فَاقِرَةٌ (25) Duke menduar se do t’i godit fatkeqësi
 | 
| كَلَّا إِذَا بَلَغَتِ التَّرَاقِيَ (26) Po, si jo! Kur (shpirti) depërton në eshtrat kyqe
 | 
| وَقِيلَ مَنْ ۜ رَاقٍ (27) dhe të thuhet, “Kush është shërues”
 | 
| وَظَنَّ أَنَّهُ الْفِرَاقُ (28) Dhe mendoi se është momenti i ndarjes
 | 
| وَالْتَفَّتِ السَّاقُ بِالسَّاقِ (29) Dhe këmba me këmbë ndërlidhet
 | 
| إِلَىٰ رَبِّكَ يَوْمَئِذٍ الْمَسَاقُ (30) Te Zoti yt do të sillen atë ditë
 | 
| فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ (31) “Dhe nuk ka besuar as e ka kryer faljen
 | 
| وَلَٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ (32) por ka kthyer shpinën dhe ka përgënjeshtruar
 | 
| ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰ أَهْلِهِ يَتَمَطَّىٰ (33) E pastaj shkon tek të vetët, mendjemadh”
 | 
| أَوْلَىٰ لَكَ فَأَوْلَىٰ (34) I mjeri ti! I mjeri ti
 | 
| ثُمَّ أَوْلَىٰ لَكَ فَأَوْلَىٰ (35) Dhe prapë, i mjeri ti! I mjeri ti
 | 
| أَيَحْسَبُ الْإِنسَانُ أَن يُتْرَكَ سُدًى (36) A mendon njeriu se do të lihet në vullnet të vetin, pa përgjegjësi
 | 
| أَلَمْ يَكُ نُطْفَةً مِّن مَّنِيٍّ يُمْنَىٰ (37) A nuk ka qenë një pikë fare që hudhet
 | 
| ثُمَّ كَانَ عَلَقَةً فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ (38) Pastaj ka qenë gjak i trashur dhe e ka krijuar në formën e përsosur, të fundit
 | 
| فَجَعَلَ مِنْهُ الزَّوْجَيْنِ الذَّكَرَ وَالْأُنثَىٰ (39) Dhe prej atij bëri dy qifte, mashkull dhe femër
 | 
| أَلَيْسَ ذَٰلِكَ بِقَادِرٍ عَلَىٰ أَن يُحْيِيَ الْمَوْتَىٰ (40) Po a nuk ka Ai mundësi të ngjallë të vdekurin
 |