إِذَا السَّمَاءُ انفَطَرَتْ (1) Kur të çahet qielli |
وَإِذَا الْكَوَاكِبُ انتَثَرَتْ (2) Dhe kur yjtë të derdhen |
وَإِذَا الْبِحَارُ فُجِّرَتْ (3) Dhe kur detet të përzihen |
وَإِذَا الْقُبُورُ بُعْثِرَتْ (4) Dhe kur varret të rrotullohen (trazohen) |
عَلِمَتْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ وَأَخَّرَتْ (5) Secili do ta dijë se ç’ka përgatitur dhe çka ka lënë |
يَا أَيُّهَا الْإِنسَانُ مَا غَرَّكَ بِرَبِّكَ الْكَرِيمِ (6) O njeri, ç’të mashtron dhe ç’të shmang nga Zoti yt fisnik |
الَّذِي خَلَقَكَ فَسَوَّاكَ فَعَدَلَكَ (7) I cili të ka krijuar, të ka pajisur dhe të ka bërë me organe të barabarta |
فِي أَيِّ صُورَةٍ مَّا شَاءَ رَكَّبَكَ (8) Të ka bërë në formën e dëshiruar |
كَلَّا بَلْ تُكَذِّبُونَ بِالدِّينِ (9) Po jo! Ju prapëseprapë e përgënjeshtroni Ditën e Kijametit |
وَإِنَّ عَلَيْكُمْ لَحَافِظِينَ (10) Dhe mbi ju, me siguri, vigjilojnë |
كِرَامًا كَاتِبِينَ (11) Shkrues fisnikë |
يَعْلَمُونَ مَا تَفْعَلُونَ (12) Të cilët dinë se çka punoni |
إِنَّ الْأَبْرَارَ لَفِي نَعِيمٍ (13) Pa dyshim të mirët janë në xhennet |
وَإِنَّ الْفُجَّارَ لَفِي جَحِيمٍ (14) Kurse mëkatarët me siguri në xhehennem |
يَصْلَوْنَهَا يَوْمَ الدِّينِ (15) Ku do të digjen në ditën e gjykimit |
وَمَا هُمْ عَنْهَا بِغَائِبِينَ (16) Dhe nuk do të nxirren më prej aty |
وَمَا أَدْرَاكَ مَا يَوْمُ الدِّينِ (17) Ç’send të tregon ty se çka është dita e Gjykimit |
ثُمَّ مَا أَدْرَاكَ مَا يَوْمُ الدِّينِ (18) Edhe njëherë: ç’është ajo që të tregon ty se çka është Dita e Gjykimit |
يَوْمَ لَا تَمْلِكُ نَفْسٌ لِّنَفْسٍ شَيْئًا ۖ وَالْأَمْرُ يَوْمَئِذٍ لِّلَّهِ (19) Dita kur askush askujt nuk do të mund t’i ndihmojë aspak, atë ditë vetëm All-llahu do të ketë pushtet |