وَالنَّازِعَاتِ غَرْقًا (1) Pasha ata që me forcë rrëmbejnë |
وَالنَّاشِطَاتِ نَشْطًا (2) Dhe pasha ata që ngadalë pranojnë |
وَالسَّابِحَاتِ سَبْحًا (3) Edhe ata që shpejt notojnë |
فَالسَّابِقَاتِ سَبْقًا (4) Edhe ata që fort konkurojnë |
فَالْمُدَبِّرَاتِ أَمْرًا (5) Dhe pasha ata që të gjitha çështjet i rregullojnë |
يَوْمَ تَرْجُفُ الرَّاجِفَةُ (6) Atë ditë kur dridhja të ushtojë |
تَتْبَعُهَا الرَّادِفَةُ (7) Edhe tjetra të pasojë |
قُلُوبٌ يَوْمَئِذٍ وَاجِفَةٌ (8) Atë ditë zemrat do të jenë të shqetësuara |
أَبْصَارُهَا خَاشِعَةٌ (9) Shikimet të frikësuara |
يَقُولُونَ أَإِنَّا لَمَرْدُودُونَ فِي الْحَافِرَةِ (10) Thonë: “A thua, njëmend, duhet të bëhemi prapë kështu si jemi |
أَإِذَا كُنَّا عِظَامًا نَّخِرَةً (11) E kur të bëhemi eshtra të kalbura?” |
قَالُوا تِلْكَ إِذًا كَرَّةٌ خَاسِرَةٌ (12) Thonë: “E ajo është përsëritje shkatrrimtare” |
فَإِنَّمَا هِيَ زَجْرَةٌ وَاحِدَةٌ (13) Ajo do të jetë vetëm një bërtimë |
فَإِذَا هُم بِالسَّاهِرَةِ (14) Dhe ja, ata – të gjithë, do të vinë |
هَلْ أَتَاكَ حَدِيثُ مُوسَىٰ (15) A të ka ardhur rrëfimi për Musaun |
إِذْ نَادَاهُ رَبُّهُ بِالْوَادِ الْمُقَدَّسِ طُوًى (16) Kur Zoti i tij e thirri në luginën e shenjtë Tuva |
اذْهَبْ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَىٰ (17) Shko te Faraoni se ai, njëmend, e ka tepruar |
فَقُلْ هَل لَّكَ إِلَىٰ أَن تَزَكَّىٰ (18) Dhe thuaj: “A do të pastrohesh |
وَأَهْدِيَكَ إِلَىٰ رَبِّكَ فَتَخْشَىٰ (19) Dhe të të drejtojë te Zoti yt. Edhe t’i frikësohesh?” |
فَأَرَاهُ الْآيَةَ الْكُبْرَىٰ (20) Dhe apstaj i tregoi mrekullinë më të madhe |
فَكَذَّبَ وَعَصَىٰ (21) Por ai përgënjeshtroi dhe nuk e dëgjoi |
ثُمَّ أَدْبَرَ يَسْعَىٰ (22) Pastaj ia ktheu shpinën dhe iku |
فَحَشَرَ فَنَادَىٰ (23) I mblodhi (magjistarët), i thirri |
فَقَالَ أَنَا رَبُّكُمُ الْأَعْلَىٰ (24) Dhe u tha: “Unë jam zoti juaj më i madhi” |
فَأَخَذَهُ اللَّهُ نَكَالَ الْآخِرَةِ وَالْأُولَىٰ (25) Dhe All-llahu e përfshiu me dënim edhe për këtë, edhe të parat |
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبْرَةً لِّمَن يَخْشَىٰ (26) Në këtë ka mësim për ata që frikësohet |
أَأَنتُمْ أَشَدُّ خَلْقًا أَمِ السَّمَاءُ ۚ بَنَاهَا (27) A është më rëndë t’ju krijojë juve apo qiellin që e ka ngritur |
رَفَعَ سَمْكَهَا فَسَوَّاهَا (28) Ngriti kupën e tij dhe e përsosi |
وَأَغْطَشَ لَيْلَهَا وَأَخْرَجَ ضُحَاهَا (29) Natën ia bëri të errët dhe nxori ditën |
وَالْأَرْضَ بَعْدَ ذَٰلِكَ دَحَاهَا (30) E pastaj e rrafshoi tokën |
أَخْرَجَ مِنْهَا مَاءَهَا وَمَرْعَاهَا (31) Prej saj nxorri ujë dhe kullosat e saj |
وَالْجِبَالَ أَرْسَاهَا (32) Kurse malet i përforcoi |
مَتَاعًا لَّكُمْ وَلِأَنْعَامِكُمْ (33) Për t’u kënaqur ju edhe kafshët tuaja |
فَإِذَا جَاءَتِ الطَّامَّةُ الْكُبْرَىٰ (34) Por kur t’u vijë fatkeqësia më e madhe |
يَوْمَ يَتَذَكَّرُ الْإِنسَانُ مَا سَعَىٰ (35) Dita kur njeriu do t’i kujtohet çka ka punuar |
وَبُرِّزَتِ الْجَحِيمُ لِمَن يَرَىٰ (36) Dhe kur t’i shfaqet, atij që sheh, xhehennemi (Xhehim) |
فَأَمَّا مَن طَغَىٰ (37) Edhe atij që e ka tepruar |
وَآثَرَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا (38) E ka zgjedhur dhe këtë botë më shumë e ka dashur |
فَإِنَّ الْجَحِيمَ هِيَ الْمَأْوَىٰ (39) Pa dyshim xhehennemi do të jetë strehimore |
وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ وَنَهَى النَّفْسَ عَنِ الْهَوَىٰ (40) Ndërsa ai që është frikësuar të dalë para Zotit të vet dhe e ka përmbajtur veten nga lakmia |
فَإِنَّ الْجَنَّةَ هِيَ الْمَأْوَىٰ (41) Me siguri xhennetin do ta ketë strehimore |
يَسْأَلُونَكَ عَنِ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا (42) Të pyesin për Ditën e Kijametit: “Kur do të bëhet” |
فِيمَ أَنتَ مِن ذِكْرَاهَا (43) Ti nuk di çka të flasësh për të |
إِلَىٰ رَبِّكَ مُنتَهَاهَا (44) përfundimi i tij është te Zoti yt |
إِنَّمَا أَنتَ مُنذِرُ مَن يَخْشَاهَا (45) Pa dyshim ti do ta qortosh vetëm atë i cili frikësohet atij |
كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَهَا لَمْ يَلْبَثُوا إِلَّا عَشِيَّةً أَوْ ضُحَاهَا (46) Atë ditë kur ta përjetojnë atë do t’u duket sikur kanë jetuar vetëm një mbrëmje ose vetëm një mëngjes |