×

Surah An-Naml in Albanian

Quran Albanian ⮕ Surah Naml

Translation of the Meanings of Surah Naml in Albanian - الألبانية

The Quran in Albanian - Surah Naml translated into Albanian, Surah An-Naml in Albanian. We provide accurate translation of Surah Naml in Albanian - الألبانية, Verses 93 - Surah Number 27 - Page 377.

بسم الله الرحمن الرحيم

طس ۚ تِلْكَ آيَاتُ الْقُرْآنِ وَكِتَابٍ مُّبِينٍ (1)
Ta Sin. Këto janë ajete të Librit të qartë, të Kur’anit
هُدًى وَبُشْرَىٰ لِلْمُؤْمِنِينَ (2)
Udhërrëfim e sihariq për besimtarët
الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُم بِالْآخِرَةِ هُمْ يُوقِنُونَ (3)
Të cilët falin namazin, japin zeqatin dhe janë të bindur në botën tjetër
إِنَّ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ زَيَّنَّا لَهُمْ أَعْمَالَهُمْ فَهُمْ يَعْمَهُونَ (4)
Atyre që nuk besojnë botën e ardhshme ua kemi prezentuar si të bukura veprat e tyre, prandaj ata luhaten
أُولَٰئِكَ الَّذِينَ لَهُمْ سُوءُ الْعَذَابِ وَهُمْ فِي الْآخِرَةِ هُمُ الْأَخْسَرُونَ (5)
Ata i pret e zezë-dita dhe në botën tjetër do të jenë krejt të humbur
وَإِنَّكَ لَتُلَقَّى الْقُرْآنَ مِن لَّدُنْ حَكِيمٍ عَلِيمٍ (6)
Kurse ti, vërtet, Kur’anin e merr nga një i urtë i gjithëdijshëm
إِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِأَهْلِهِ إِنِّي آنَسْتُ نَارًا سَآتِيكُم مِّنْهَا بِخَبَرٍ أَوْ آتِيكُم بِشِهَابٍ قَبَسٍ لَّعَلَّكُمْ تَصْطَلُونَ (7)
Kur Musa i tha familjes së vet: “Kam parë një zjarr, prej andej do t’iu sjell ndonjë lajm, ose do t’iu sjell ndonjë hu të ndezur zjarri që të ngroheni”
فَلَمَّا جَاءَهَا نُودِيَ أَن بُورِكَ مَن فِي النَّارِ وَمَنْ حَوْلَهَا وَسُبْحَانَ اللَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ (8)
Dhe kur arriti te zjarri, dikush thirri: “Qofshin bekuar ata që ndodhën te zjarri dhe ata përreth tij dhe qoftë lavdëruar All-llahu Zot i botërave
يَا مُوسَىٰ إِنَّهُ أَنَا اللَّهُ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (9)
O Musa! Unë jam Ai – All-llahu i fortë, i urtë
وَأَلْقِ عَصَاكَ ۚ فَلَمَّا رَآهَا تَهْتَزُّ كَأَنَّهَا جَانٌّ وَلَّىٰ مُدْبِرًا وَلَمْ يُعَقِّبْ ۚ يَا مُوسَىٰ لَا تَخَفْ إِنِّي لَا يَخَافُ لَدَيَّ الْمُرْسَلُونَ (10)
“Hudhe shkopin tënd!” Dhe kur e pa si lëvizte porsi gjarpër, ai u largua dhe nuk kthehej dot. “O Musa, mos u frikëso. Profetët nuk frikësohen te Unë
إِلَّا مَن ظَلَمَ ثُمَّ بَدَّلَ حُسْنًا بَعْدَ سُوءٍ فَإِنِّي غَفُورٌ رَّحِيمٌ (11)
Përveç atij që ka bërë mëkat, e pastaj të keqen e ka zëvendësuar me të mirë. Unë, me të vërtetë, do ta fal dhe do të jem i mëshirshëm
وَأَدْخِلْ يَدَكَ فِي جَيْبِكَ تَخْرُجْ بَيْضَاءَ مِنْ غَيْرِ سُوءٍ ۖ فِي تِسْعِ آيَاتٍ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَقَوْمِهِ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ (12)
Fute dorën tënde në gji, do të dalë e bardhë, pa asgjë të keqe, kjo është një nga nëntë mrekullitë për Faraonin dhe popullin e tij; ata janë, njëmend, popull mosbesimtar
فَلَمَّا جَاءَتْهُمْ آيَاتُنَا مُبْصِرَةً قَالُوا هَٰذَا سِحْرٌ مُّبِينٌ (13)
Sepse kur u erdhën argumentet tona, ata haptazi thanë: “Kjo është magji e qartë”
وَجَحَدُوا بِهَا وَاسْتَيْقَنَتْهَا أَنفُسُهُمْ ظُلْمًا وَعُلُوًّا ۚ فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُفْسِدِينَ (14)
Dhe i mohuan këta me arrogancë e tirani, anipse në vete besonin bindshëm. Pra, shiko si përfunduan ngatrrestarët
وَلَقَدْ آتَيْنَا دَاوُودَ وَسُلَيْمَانَ عِلْمًا ۖ وَقَالَا الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي فَضَّلَنَا عَلَىٰ كَثِيرٍ مِّنْ عِبَادِهِ الْمُؤْمِنِينَ (15)
Davudit dhe Sulejmanit u dhamë dituri dhe ata të dy thanë: “Lavdi All-llahut, i cili na veçoi mbi shumë besimtarë, robër të tij
وَوَرِثَ سُلَيْمَانُ دَاوُودَ ۖ وَقَالَ يَا أَيُّهَا النَّاسُ عُلِّمْنَا مَنطِقَ الطَّيْرِ وَأُوتِينَا مِن كُلِّ شَيْءٍ ۖ إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ الْفَضْلُ الْمُبِينُ (16)
Sulejmani trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, nëse na është mësuar të folurit e shpendëve dhe na është dhënë gjithçka; hej, kjo është me të vërtetë dhunti e madhe!”
وَحُشِرَ لِسُلَيْمَانَ جُنُودُهُ مِنَ الْجِنِّ وَالْإِنسِ وَالطَّيْرِ فَهُمْ يُوزَعُونَ (17)
Dhe u mblodhën ushtritë e Sueljmanit: xhindët, njerëzit dhe shpendët, të gjithë tok ia mësynë
حَتَّىٰ إِذَا أَتَوْا عَلَىٰ وَادِ النَّمْلِ قَالَتْ نَمْلَةٌ يَا أَيُّهَا النَّمْلُ ادْخُلُوا مَسَاكِنَكُمْ لَا يَحْطِمَنَّكُمْ سُلَيْمَانُ وَجُنُودُهُ وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ (18)
Gjersa arritën te Lugina e bubrrecit, një bubrrec tha: “O bubrreca, hyni në vrimat tuaja të mos u shkelë Sulejmani me ushtritë e tij duke mos u hetuar”
فَتَبَسَّمَ ضَاحِكًا مِّن قَوْلِهَا وَقَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَّتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَالِدَيَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَالِحًا تَرْضَاهُ وَأَدْخِلْنِي بِرَحْمَتِكَ فِي عِبَادِكَ الصَّالِحِينَ (19)
Dhe ai qeshi me zë nga fjalët e tij dhe tha: “Zoti im, më bën të falënderoj dhuntitë e Tua që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe të bëj vepra të mira që e kënaqin atë, dhe më shtie në mëshirën tënde me robërit tuaj të mirë!”
وَتَفَقَّدَ الطَّيْرَ فَقَالَ مَا لِيَ لَا أَرَى الْهُدْهُدَ أَمْ كَانَ مِنَ الْغَائِبِينَ (20)
I kontrolloi shpendët dhe tha: “Përse nuk e shoh pupzën, vall, a nuk është këtu
لَأُعَذِّبَنَّهُ عَذَابًا شَدِيدًا أَوْ لَأَذْبَحَنَّهُ أَوْ لَيَأْتِيَنِّي بِسُلْطَانٍ مُّبِينٍ (21)
Do ta dënoj rëndë ose do ta therrë ose do të më sjell arsyetim të fortë”
فَمَكَثَ غَيْرَ بَعِيدٍ فَقَالَ أَحَطتُ بِمَا لَمْ تُحِطْ بِهِ وَجِئْتُكَ مِن سَبَإٍ بِنَبَإٍ يَقِينٍ (22)
Ajo nuk ishte fort larg dhe i tha: “Unë di diçka që ti nuk e ke ditur dhe të kam sjellur nga Saba një lajm të sigurt
إِنِّي وَجَدتُّ امْرَأَةً تَمْلِكُهُمْ وَأُوتِيَتْ مِن كُلِّ شَيْءٍ وَلَهَا عَرْشٌ عَظِيمٌ (23)
Me të vërtetë kam gjetur një grua e cila i sundon ata (në Saba) dhe asaj i është dhënë gjithçka, madje ka edhe rezidencë madhështore
وَجَدتُّهَا وَقَوْمَهَا يَسْجُدُونَ لِلشَّمْسِ مِن دُونِ اللَّهِ وَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ فَصَدَّهُمْ عَنِ السَّبِيلِ فَهُمْ لَا يَهْتَدُونَ (24)
Kam parë se ajo dhe populli i saj adhurojnë diellin, e jo All-llahun, - djalli ua ka stolisur sjelljet e tyre dhe i ka shmangurnga rruga dhe ata nuk janë të udhëzuar
أَلَّا يَسْجُدُوا لِلَّهِ الَّذِي يُخْرِجُ الْخَبْءَ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَيَعْلَمُ مَا تُخْفُونَ وَمَا تُعْلِنُونَ (25)
Dhe nuk i përulen All-llahut i cili nxjerr atë që është e fshehur në qiej dhe në tokë, dhe e di çka fshihni si edhe atë që e bëni haptazi
اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ ۩ (26)
All-llahu është, nuk ka tjetër veç Tij, Zot i gjithësisë!”
۞ قَالَ سَنَنظُرُ أَصَدَقْتَ أَمْ كُنتَ مِنَ الْكَاذِبِينَ (27)
“Do të shohim – tha (Sulejmani), - a flet të vërtetën apo gënjen
اذْهَب بِّكِتَابِي هَٰذَا فَأَلْقِهْ إِلَيْهِمْ ثُمَّ تَوَلَّ عَنْهُمْ فَانظُرْ مَاذَا يَرْجِعُونَ (28)
Shpjere këtë letër time dhe hudhjau, e pastaj largohu prej tyre dhe shiko se çka do të thonë, ç’do të përgjigjen!”
قَالَتْ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ إِنِّي أُلْقِيَ إِلَيَّ كِتَابٌ كَرِيمٌ (29)
“O të mëdhenj! – u tha ajo, - mua më ka ardhur një letër e respektuar
إِنَّهُ مِن سُلَيْمَانَ وَإِنَّهُ بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ (30)
Ajo është nga Sulejmani dhe është me të vërtetë “Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!”
أَلَّا تَعْلُوا عَلَيَّ وَأْتُونِي مُسْلِمِينَ (31)
Që mos të shtiheni më të mëdhenj se unë, por ejani te unë muslimanë”
قَالَتْ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ أَفْتُونِي فِي أَمْرِي مَا كُنتُ قَاطِعَةً أَمْرًا حَتَّىٰ تَشْهَدُونِ (32)
“O pari! – tha ajo – këshillomëni në këtë çështje. Unë pa ju kurrgjë nuk do të vendos deri sa ju ta dëshmoni”
قَالُوا نَحْنُ أُولُو قُوَّةٍ وَأُولُو بَأْسٍ شَدِيدٍ وَالْأَمْرُ إِلَيْكِ فَانظُرِي مَاذَا تَأْمُرِينَ (33)
“Ne jemi shumë të fortë dhe të guximshëm, - i thanë ata, - kjo është çështje jote, por shih se çka po urdhëron”
قَالَتْ إِنَّ الْمُلُوكَ إِذَا دَخَلُوا قَرْيَةً أَفْسَدُوهَا وَجَعَلُوا أَعِزَّةَ أَهْلِهَا أَذِلَّةً ۖ وَكَذَٰلِكَ يَفْعَلُونَ (34)
“Kur mbretërit pushtojnë ndonjë qytet, - tha ajo, - atë e shembin, kurse banorët autoritativë të tij i poshtërojnë; ashtu bëjnë
وَإِنِّي مُرْسِلَةٌ إِلَيْهِم بِهَدِيَّةٍ فَنَاظِرَةٌ بِمَ يَرْجِعُ الْمُرْسَلُونَ (35)
Unë atyre do t’u dërgoj një peshqesh dhe do të shoh se me çka po kthehen të deleguarit”
فَلَمَّا جَاءَ سُلَيْمَانَ قَالَ أَتُمِدُّونَنِ بِمَالٍ فَمَا آتَانِيَ اللَّهُ خَيْرٌ مِّمَّا آتَاكُم بَلْ أَنتُم بِهَدِيَّتِكُمْ تَفْرَحُونَ (36)
Por, kur ky erdhi para Sulejmanit, ai i tha: “A mua më ofroni peshqeshe për të më përfituar? Ajo që All-llahu më ka dhënë mua është më e mirë se ajo që u ka dhënë juve. Ju u gëzoheni dhuratave tuaja
ارْجِعْ إِلَيْهِمْ فَلَنَأْتِيَنَّهُم بِجُنُودٍ لَّا قِبَلَ لَهُم بِهَا وَلَنُخْرِجَنَّهُم مِّنْهَا أَذِلَّةً وَهُمْ صَاغِرُونَ (37)
Ktheu te ata se ne do t’u sjellim një ushtri së cilës nuk do të mund t’i dalin para dhe do t’i përzëmë së andejmi të nënçmuar dhe të nënshtruar”
قَالَ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ أَيُّكُمْ يَأْتِينِي بِعَرْشِهَا قَبْلَ أَن يَأْتُونِي مُسْلِمِينَ (38)
“O pari, - u tha ai, - cili prej jush do të ma sjellë rezidencën e saj para se të vijnë ata të më dorëzohen?”
قَالَ عِفْرِيتٌ مِّنَ الْجِنِّ أَنَا آتِيكَ بِهِ قَبْلَ أَن تَقُومَ مِن مَّقَامِكَ ۖ وَإِنِّي عَلَيْهِ لَقَوِيٌّ أَمِينٌ (39)
Ifriti, një nga exhinët, tha “Unë po ta sjell akoma pa luajtur ti nga ky vend; unë pa mëdyshje jam i fortë dhe i sigurt për atë”
قَالَ الَّذِي عِندَهُ عِلْمٌ مِّنَ الْكِتَابِ أَنَا آتِيكَ بِهِ قَبْلَ أَن يَرْتَدَّ إِلَيْكَ طَرْفُكَ ۚ فَلَمَّا رَآهُ مُسْتَقِرًّا عِندَهُ قَالَ هَٰذَا مِن فَضْلِ رَبِّي لِيَبْلُوَنِي أَأَشْكُرُ أَمْ أَكْفُرُ ۖ وَمَن شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِ ۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ رَبِّي غَنِيٌّ كَرِيمٌ (40)
Ai, i cili kishte dijeni nga Libri tha: “Unë po ta sjell para se t’i hapësh e t’i mbyllish sytë”. Dhe kur (Sulejmani) e pa se rezidenca gjindet tanimë para tij, tha: “Kjo është dhunti e Zotit tim! Më sprovon a do të falënderoj apo do të mohoj. Pra kush falënderon, falënderon veten e kush mohon, ani, Zoti im është i pasur dhe fisnik
قَالَ نَكِّرُوا لَهَا عَرْشَهَا نَنظُرْ أَتَهْتَدِي أَمْ تَكُونُ مِنَ الَّذِينَ لَا يَهْتَدُونَ (41)
Ndërronia, - tha, - pamjen rezidencës së saj, ta shohim a mund ta njoh apo jo!”
فَلَمَّا جَاءَتْ قِيلَ أَهَٰكَذَا عَرْشُكِ ۖ قَالَتْ كَأَنَّهُ هُوَ ۚ وَأُوتِينَا الْعِلْمَ مِن قَبْلِهَا وَكُنَّا مُسْلِمِينَ (42)
Dhe kur ajo erdhi, iu tha: “A është kështu rezidenca jote?” “Si të ishte ajo vetë” – u përgjegj ajo. Por neve na është dhënë dijenia më para asaj, dhe ne jemi besimtarë”
وَصَدَّهَا مَا كَانَت تَّعْبُدُ مِن دُونِ اللَّهِ ۖ إِنَّهَا كَانَتْ مِن قَوْمٍ كَافِرِينَ (43)
Atë e kanë shmangur nga besimi i drejtë ata të cilëve ajo u është falur në vend të All-llahut, sepse ajo ishte nga një popull jobesimtar
قِيلَ لَهَا ادْخُلِي الصَّرْحَ ۖ فَلَمَّا رَأَتْهُ حَسِبَتْهُ لُجَّةً وَكَشَفَتْ عَن سَاقَيْهَا ۚ قَالَ إِنَّهُ صَرْحٌ مُّمَرَّدٌ مِّن قَوَارِيرَ ۗ قَالَتْ رَبِّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي وَأَسْلَمْتُ مَعَ سُلَيْمَانَ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ (44)
“Hyr në oborr”, - iu tha asaj. Dhe kur ajo e pa atë, mendoi se është ujë i thellë, andaj përvoli fustanin te këmbët. “Ky oborr është me pllaka të lëmuara qelqi” tha ai. “O Zot – thirri ajo – unë kam bërë krim ndaj vetvetes, ndërkaq me Sulejmanin i dorëzohem All-llahut, Zotit të botërave”
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا إِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَالِحًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ فَإِذَا هُمْ فَرِيقَانِ يَخْتَصِمُونَ (45)
Kurse Themudit i kemi dërguar vëllaun e tyre, Salihun, mbase do ta adhurojnë All-llahun, por ata u ndanë në dy grupe që kundërshtohen
قَالَ يَا قَوْمِ لِمَ تَسْتَعْجِلُونَ بِالسَّيِّئَةِ قَبْلَ الْحَسَنَةِ ۖ لَوْلَا تَسْتَغْفِرُونَ اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ (46)
“O populli im, - u thoshte ai, përse shpejtoni në vepra të këqia para veprave të mira? Përse nuk kërkoni falje prej All-llahut, mbase do t’ju mëshirojë”
قَالُوا اطَّيَّرْنَا بِكَ وَبِمَن مَّعَكَ ۚ قَالَ طَائِرُكُمْ عِندَ اللَّهِ ۖ بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌ تُفْتَنُونَ (47)
“Kemi shenja të këqija për ty dhe ata që janë me ty”, - i thanë ata, - Tek All-llahu i keni të tëra – tha ai – por ju jeni një popull ngatrraç”
وَكَانَ فِي الْمَدِينَةِ تِسْعَةُ رَهْطٍ يُفْسِدُونَ فِي الْأَرْضِ وَلَا يُصْلِحُونَ (48)
në qytet ishin nëntë vetë të cilët, në vend të punëve të mbara, bënin çrregullime dhe mbrapshti
قَالُوا تَقَاسَمُوا بِاللَّهِ لَنُبَيِّتَنَّهُ وَأَهْلَهُ ثُمَّ لَنَقُولَنَّ لِوَلِيِّهِ مَا شَهِدْنَا مَهْلِكَ أَهْلِهِ وَإِنَّا لَصَادِقُونَ (49)
“Betohuni, - thanë, - në All-llahun, t’ia mësyjmë atij dhe familjes së tij natën, e pastaj farefisit të tij të afërt do t’i thomi: Ne nuk dimë asgjë për maltretimin e familjes së tij, ne jemi me të vërtetë të sinqertë”
وَمَكَرُوا مَكْرًا وَمَكَرْنَا مَكْرًا وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ (50)
Dhe patën kurdisur një kurthë, por edhe ne u bëmë gjithashtu një grackë dhe ata nuk e hetuan
فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ مَكْرِهِمْ أَنَّا دَمَّرْنَاهُمْ وَقَوْمَهُمْ أَجْمَعِينَ (51)
pra, shikoje si përfunduan kurthërimet e tyre? I shfarosëm të gjithë, edhe ata edhe popullin e tyre
فَتِلْكَ بُيُوتُهُمْ خَاوِيَةً بِمَا ظَلَمُوا ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِّقَوْمٍ يَعْلَمُونَ (52)
Qe shtëpitë e tyre të mbetura shkret, për shkak të krimeve që bënë. Këtu, me të vërtetë, ka argument për popullin që merr vesh
وَأَنجَيْنَا الَّذِينَ آمَنُوا وَكَانُوا يَتَّقُونَ (53)
Por ata të cilët besuan dhe iu shmangën mëkatit i shpëtuam
وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَتَأْتُونَ الْفَاحِشَةَ وَأَنتُمْ تُبْصِرُونَ (54)
Edhe Lutin, kur i tha popullit të vet: “A bëni marrëzi haptazi
أَئِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ الرِّجَالَ شَهْوَةً مِّن دُونِ النِّسَاءِ ۚ بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌ تَجْهَلُونَ (55)
A njëmend më me kënaqësi kontaktoni me mashkujt se me femrat? Ju, me të vërtetë, jeni njerëz injorantë!”
۞ فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِ إِلَّا أَن قَالُوا أَخْرِجُوا آلَ لُوطٍ مِّن قَرْيَتِكُمْ ۖ إِنَّهُمْ أُنَاسٌ يَتَطَهَّرُونَ (56)
Përgjegje e popullit të tij ishte vetëm kjo: “Përzene familjen e Lutit nga qyteti juaj, ata janë njerëz të spastruar!”
فَأَنجَيْنَاهُ وَأَهْلَهُ إِلَّا امْرَأَتَهُ قَدَّرْنَاهَا مِنَ الْغَابِرِينَ (57)
Dhe ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç bashkëshortes së tij; atë e caktuam të mbetet me të tjerët
وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِم مَّطَرًا ۖ فَسَاءَ مَطَرُ الْمُنذَرِينَ (58)
Atyre u lëshuam një shi, çfarë shiu të tmerrshëm, atyre të cilët qenë thirur (në rrugë të drejtë)
قُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ وَسَلَامٌ عَلَىٰ عِبَادِهِ الَّذِينَ اصْطَفَىٰ ۗ آللَّهُ خَيْرٌ أَمَّا يُشْرِكُونَ (59)
Thuaj: “Falënderimi i qoftë All-llahut dhe qetësi njerëzve të tij, të cilët Ai i ka zgjedhur!” Është më mirë All-llahu apo ata që ia konsiderojnë shok
أَمَّنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَنبَتْنَا بِهِ حَدَائِقَ ذَاتَ بَهْجَةٍ مَّا كَانَ لَكُمْ أَن تُنبِتُوا شَجَرَهَا ۗ أَإِلَٰهٌ مَّعَ اللَّهِ ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌ يَعْدِلُونَ (60)
Apo Ai i cili krijoi qiejtë dhe tokën dhe që ju lëshon shi nga qielli? Me të gjelbërojmë kopshte të bukura. Nuk është në duart tuaja të mbini lisat e atyre (kopshteve). A ka pos All-llahut tjetër Zot? Jo, por shumica prej tyre nuk dinë
أَمَّن جَعَلَ الْأَرْضَ قَرَارًا وَجَعَلَ خِلَالَهَا أَنْهَارًا وَجَعَلَ لَهَا رَوَاسِيَ وَجَعَلَ بَيْنَ الْبَحْرَيْنِ حَاجِزًا ۗ أَإِلَٰهٌ مَّعَ اللَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ (61)
Ai i cili Tokën e ka vënë në drejtpeshim dhe nëpër të përshkoi lumenj, në të vendosi male, kurse dy dete i ndau. A ka pos All-llahut tjetër Zot? Jo, por shumica sish nuk e dinë
أَمَّن يُجِيبُ الْمُضْطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكْشِفُ السُّوءَ وَيَجْعَلُكُمْ خُلَفَاءَ الْأَرْضِ ۗ أَإِلَٰهٌ مَّعَ اللَّهِ ۚ قَلِيلًا مَّا تَذَكَّرُونَ (62)
Ai i cili i përgjigjet edhe të ngratit, kur ky i drejtohet Atij, Ai i cili të keqen e largon dhe juve u bën zëvendës në tokë. A ka pos All-llahut tjetër Zot? Fort pak ju përkujtoni
أَمَّن يَهْدِيكُمْ فِي ظُلُمَاتِ الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَمَن يُرْسِلُ الرِّيَاحَ بُشْرًا بَيْنَ يَدَيْ رَحْمَتِهِ ۗ أَإِلَٰهٌ مَّعَ اللَّهِ ۚ تَعَالَى اللَّهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ (63)
Ai i cili juve në errësira, në tokë e në det u tregon rrugën dhe i cili erërat i çon me mëshirën e vet si sihariq. Vallë, a ka pos All-llahut tjetër Zot? Sa lart është All-llahu përmbi atë që ia bëjnë shok
أَمَّن يَبْدَأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ وَمَن يَرْزُقُكُم مِّنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ ۗ أَإِلَٰهٌ مَّعَ اللَّهِ ۚ قُلْ هَاتُوا بُرْهَانَكُمْ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ (64)
Apo Ai që zë fillin e krijimit e pastaj e përsërit atë, dhe që ju furnizon nga qielli dhe toka. A ka tjetër Zot me All-llahun? Thuaj: “Sillni argumentet tuaja nëse jeni të sinqertë”
قُل لَّا يَعْلَمُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ الْغَيْبَ إِلَّا اللَّهُ ۚ وَمَا يَشْعُرُونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ (65)
Thuaj: “Askush përveç All-llahut, as në qiell as në tokë, nuk e di se çka do të ndodhë. Nuk kanë për ta ndie as ringjalljen
بَلِ ادَّارَكَ عِلْمُهُمْ فِي الْآخِرَةِ ۚ بَلْ هُمْ فِي شَكٍّ مِّنْهَا ۖ بَلْ هُم مِّنْهَا عَمُونَ (66)
Fare pak dinë për botën tjetër! Por kanë edhe dyshim në të, sepse janë të verbër ndaj saj”
وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَإِذَا كُنَّا تُرَابًا وَآبَاؤُنَا أَئِنَّا لَمُخْرَجُونَ (67)
Ata që nuk kanë besuar thonë: “A thua kur të bëhemi dhe, ne edhe të parët tanë, njëmend, do të ngjallemi
لَقَدْ وُعِدْنَا هَٰذَا نَحْنُ وَآبَاؤُنَا مِن قَبْلُ إِنْ هَٰذَا إِلَّا أَسَاطِيرُ الْأَوَّلِينَ (68)
Kjo qysh moti na është përmendur neve dhe të parëve tanë, por këto janë vetëm legjenda të popujve të lashtë”
قُلْ سِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُجْرِمِينَ (69)
Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë dhe shikoni si kanë përfunduar mëkatarët!”
وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَلَا تَكُن فِي ضَيْقٍ مِّمَّا يَمْكُرُونَ (70)
Dhe mos u pikëllo për ta as mos të vijnë rëndë ngatrresat e tyre
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا الْوَعْدُ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ (71)
Ata pyesin kur do të realizohet ky premtim, nëse flisni të vërtetën
قُلْ عَسَىٰ أَن يَكُونَ رَدِفَ لَكُم بَعْضُ الَّذِي تَسْتَعْجِلُونَ (72)
Thuaj: “Mbase do t’ju arrijë diçka nga ajo për të cilën po u ngutet!”
وَإِنَّ رَبَّكَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى النَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَشْكُرُونَ (73)
Me të vërtetë Zoti yt është bëmirës i madh për njerëzit, megjithatë shumica sish nu janë mirënjohës
وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَعْلَمُ مَا تُكِنُّ صُدُورُهُمْ وَمَا يُعْلِنُونَ (74)
Zoti yt e di mirë çka u fshehin krahërorët e tyre dhe çka shfaqin haptazi
وَمَا مِنْ غَائِبَةٍ فِي السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ إِلَّا فِي كِتَابٍ مُّبِينٍ (75)
Nuk ka kurrgjë të fshehur as në qiell as në tokë e të mos jetë në Librin e qartë
إِنَّ هَٰذَا الْقُرْآنَ يَقُصُّ عَلَىٰ بَنِي إِسْرَائِيلَ أَكْثَرَ الَّذِي هُمْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ (76)
pa mëdyshje ky Kur’an u flet izraelitëve më së shumti për atë me çka ata nuk pajtohen
وَإِنَّهُ لَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ (77)
Ai është, pa mëdyshje, udhërrëfyes dhe mëshirë për besimtarët
إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِي بَيْنَهُم بِحُكْمِهِ ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْعَلِيمُ (78)
Zoti yt do t’i gjykojë me urtësinë e Tij: Ai është i fuqishëm dhe i gjithëdijshëm
فَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ ۖ إِنَّكَ عَلَى الْحَقِّ الْمُبِينِ (79)
Prandaj, kij mbështetje te All-llahu, ti pa dyshim je më të drejtë haptazi
إِنَّكَ لَا تُسْمِعُ الْمَوْتَىٰ وَلَا تُسْمِعُ الصُّمَّ الدُّعَاءَ إِذَا وَلَّوْا مُدْبِرِينَ (80)
Ti nuk mund të thërrasësh të vdekurit e as të sjellish në mend të shurdhët kur ta kthejnë shpinën
وَمَا أَنتَ بِهَادِي الْعُمْيِ عَن ضَلَالَتِهِمْ ۖ إِن تُسْمِعُ إِلَّا مَن يُؤْمِنُ بِآيَاتِنَا فَهُم مُّسْلِمُونَ (81)
As mund t’i kthesh nga mashtrimi i tyre të verbërit; Ti i thërret vetëm ata, të cilët, besojnë në argumentet tona, e ata janë muslimanë
۞ وَإِذَا وَقَعَ الْقَوْلُ عَلَيْهِمْ أَخْرَجْنَا لَهُمْ دَابَّةً مِّنَ الْأَرْضِ تُكَلِّمُهُمْ أَنَّ النَّاسَ كَانُوا بِآيَاتِنَا لَا يُوقِنُونَ (82)
Dhe kur fjala të bëhet realitet te ata (të vijë koha e dënimit) Ne do të nxjerrim nga toka një kafshë që do t’ju flasë atyre se njerëzit nuk kanë qenë të bindur në faktet tona
وَيَوْمَ نَحْشُرُ مِن كُلِّ أُمَّةٍ فَوْجًا مِّمَّن يُكَذِّبُ بِآيَاتِنَا فَهُمْ يُوزَعُونَ (83)
Kurse atë ditë kur të mbledhim prej secilit popull nga një grumbull, prej atyre që kanë mohuar argumentet tona, ata do të jenë të penguar
حَتَّىٰ إِذَا جَاءُوا قَالَ أَكَذَّبْتُم بِآيَاتِي وَلَمْ تُحِيطُوا بِهَا عِلْمًا أَمَّاذَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ (84)
Madje kur të vijë Ai do të pyes; “A i keni mohuar ju argumentet e mia, sepse nuk i keni kuptuar ata, apo ç’keni bërë?”
وَوَقَعَ الْقَوْلُ عَلَيْهِم بِمَا ظَلَمُوا فَهُمْ لَا يَنطِقُونَ (85)
Dhe ndaj tyre do të zbatohet fjala (dënimi) ngase kanë bërë krime, e ata nuk do të flasin asgjë
أَلَمْ يَرَوْا أَنَّا جَعَلْنَا اللَّيْلَ لِيَسْكُنُوا فِيهِ وَالنَّهَارَ مُبْصِرًا ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ (86)
A nuk e kanë parë se natën e kemi bërë që të pushojnë, kurse ditën për të parë? Në këtë ka argumente për një popull që beson
وَيَوْمَ يُنفَخُ فِي الصُّورِ فَفَزِعَ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَمَن فِي الْأَرْضِ إِلَّا مَن شَاءَ اللَّهُ ۚ وَكُلٌّ أَتَوْهُ دَاخِرِينَ (87)
Dhe në ditën kur t’i fryhet bririt e të trishtohen ç’ka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre të cilët All-llahu i kursen, të gjithë do të vijnë të nënshtruar
وَتَرَى الْجِبَالَ تَحْسَبُهَا جَامِدَةً وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ السَّحَابِ ۚ صُنْعَ اللَّهِ الَّذِي أَتْقَنَ كُلَّ شَيْءٍ ۚ إِنَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَفْعَلُونَ (88)
Ti i sheh malet dhe mendon se nuk lëvizin, por ato kalojnë sikur retë, - ajo është vepër e All-llahut, i cili, çdo gjë e ka krijuar të përsosur; Ai, njëmend, është i njoftuar ç’punoni
مَن جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ خَيْرٌ مِّنْهَا وَهُم مِّن فَزَعٍ يَوْمَئِذٍ آمِنُونَ (89)
Kush sjell vepër të mirë do të fitojë shpërblim më të mirë për të. Ata do të jenë të kursyer nga frika e asaj dite dhe të sigurtë
وَمَن جَاءَ بِالسَّيِّئَةِ فَكُبَّتْ وُجُوهُهُمْ فِي النَّارِ هَلْ تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ (90)
Kurse ata që bëjnë keq, do të hidhen me krye në zjarr. A shpërbleheni me tjetër përveç me atë çka punoni
إِنَّمَا أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ رَبَّ هَٰذِهِ الْبَلْدَةِ الَّذِي حَرَّمَهَا وَلَهُ كُلُّ شَيْءٍ ۖ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُسْلِمِينَ (91)
Unë jam i urdhëruar t’i falëm vetëm Zotit të këtij qyteti, të cilin Ai e ka bërë të shenjtë. Atij i takon çdo gjë dhe jam i urdhëruar të jem njëri nga muslimanët
وَأَنْ أَتْلُوَ الْقُرْآنَ ۖ فَمَنِ اهْتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهْتَدِي لِنَفْسِهِ ۖ وَمَن ضَلَّ فَقُلْ إِنَّمَا أَنَا مِنَ الْمُنذِرِينَ (92)
Edhe të lexoj Kur’anin; ai i cili merr rrugën e drejtë, atë e ka për të mirën e vet; ndërsa atij që është i humbur, thuaj: “Unë vetëm tërheq vërejtjen”
وَقُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ سَيُرِيكُمْ آيَاتِهِ فَتَعْرِفُونَهَا ۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ (93)
Dhe thuaj: “Qoftë lavdëruar All-llahu, Ai do t’ju tregojë argumentet e veta dhe ju do t’i njihni!” Sepse Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që bëni ju
❮ Previous Next ❯

Surahs from Quran :

1- Fatiha2- Baqarah
3- Al Imran4- Nisa
5- Maidah6- Anam
7- Araf8- Anfal
9- Tawbah10- Yunus
11- Hud12- Yusuf
13- Raad14- Ibrahim
15- Hijr16- Nahl
17- Al Isra18- Kahf
19- Maryam20- TaHa
21- Anbiya22- Hajj
23- Muminun24- An Nur
25- Furqan26- Shuara
27- Naml28- Qasas
29- Ankabut30- Rum
31- Luqman32- Sajdah
33- Ahzab34- Saba
35- Fatir36- Yasin
37- Assaaffat38- Sad
39- Zumar40- Ghafir
41- Fussilat42- shura
43- Zukhruf44- Ad Dukhaan
45- Jathiyah46- Ahqaf
47- Muhammad48- Al Fath
49- Hujurat50- Qaf
51- zariyat52- Tur
53- Najm54- Al Qamar
55- Rahman56- Waqiah
57- Hadid58- Mujadilah
59- Al Hashr60- Mumtahina
61- Saff62- Jumuah
63- Munafiqun64- Taghabun
65- Talaq66- Tahrim
67- Mulk68- Qalam
69- Al-Haqqah70- Maarij
71- Nuh72- Jinn
73- Muzammil74- Muddathir
75- Qiyamah76- Insan
77- Mursalat78- An Naba
79- Naziat80- Abasa
81- Takwir82- Infitar
83- Mutaffifin84- Inshiqaq
85- Buruj86- Tariq
87- Al Ala88- Ghashiya
89- Fajr90- Al Balad
91- Shams92- Lail
93- Duha94- Sharh
95- Tin96- Al Alaq
97- Qadr98- Bayyinah
99- Zalzalah100- Adiyat
101- Qariah102- Takathur
103- Al Asr104- Humazah
105- Al Fil106- Quraysh
107- Maun108- Kawthar
109- Kafirun110- Nasr
111- Masad112- Ikhlas
113- Falaq114- An Nas