أَتَىٰ أَمْرُ اللَّهِ فَلَا تَسْتَعْجِلُوهُ ۚ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ (1) Erdh ajo që e ka caktuar All-llahu, prandaj mos e ngutni! Qoftë lavdëruar Ai dhe qoftë shumë lart mbi ata të cilët ia konsiderojnë të barabartë |
يُنَزِّلُ الْمَلَائِكَةَ بِالرُّوحِ مِنْ أَمْرِهِ عَلَىٰ مَن يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ أَنْ أَنذِرُوا أَنَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا أَنَا فَاتَّقُونِ (2) U dërgon engjujt me shpallje, sipas urdhërit të Tij, atyre njerëzve të vet që do ai t’ua tërheqin vërejtjen se nuk ka Zot tjetër përveç Meje, pra frikësohmuni!” |
خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِالْحَقِّ ۚ تَعَالَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ (3) Ka krijuar, me arsye, qiejt dhe tokën; është shumë i lartë mbi ata që ia bëjnë shok |
خَلَقَ الْإِنسَانَ مِن نُّطْفَةٍ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٌ مُّبِينٌ (4) E ka krijuar njeriunnn prej nëj pikë fare, e ai menjëherë bëhet kundërshtar flagrant |
وَالْأَنْعَامَ خَلَقَهَا ۗ لَكُمْ فِيهَا دِفْءٌ وَمَنَافِعُ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ (5) Ai i krijon edhe kafshët. Ju me ato mbroheni nga të ftohtit, e keni edhe dobi të tjera, sepse prej tyre edhe ushqeheni |
وَلَكُمْ فِيهَا جَمَالٌ حِينَ تُرِيحُونَ وَحِينَ تَسْرَحُونَ (6) Ato i keni edhe zbukurim, kur i çoni të kullosin dhe kur i ktheni nga kullosa |
وَتَحْمِلُ أَثْقَالَكُمْ إِلَىٰ بَلَدٍ لَّمْ تَكُونُوا بَالِغِيهِ إِلَّا بِشِقِّ الْأَنفُسِ ۚ إِنَّ رَبَّكُمْ لَرَءُوفٌ رَّحِيمٌ (7) Ua bartin edhe barrët në vende në të cilat nuk do të arrinit pa vështirësi të mëdha – Zoti juaj është me të vërtetë i butë dhe i mëshirshëm. – |
وَالْخَيْلَ وَالْبِغَالَ وَالْحَمِيرَ لِتَرْكَبُوهَا وَزِينَةً ۚ وَيَخْلُقُ مَا لَا تَعْلَمُونَ (8) Edhe kuajt dhe mushkat, edhe gomarët – që t’u hipni, por edhe si zbukurim – dhe krijon çka nuk e dini ju |
وَعَلَى اللَّهِ قَصْدُ السَّبِيلِ وَمِنْهَا جَائِرٌ ۚ وَلَوْ شَاءَ لَهَدَاكُمْ أَجْمَعِينَ (9) Është punë e All-llahut t’u tregojë rrugën e drejtë, por ka edhe të shtrembëta; po të kishte dashur Ai, të gjithëve do t’u kishte udhëzuar |
هُوَ الَّذِي أَنزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً ۖ لَّكُم مِّنْهُ شَرَابٌ وَمِنْهُ شَجَرٌ فِيهِ تُسِيمُونَ (10) Ai u lëshon nga qielli ujë, prej të cilit pini, edhe pyje ju kullotni bagëtitë |
يُنبِتُ لَكُم بِهِ الزَّرْعَ وَالزَّيْتُونَ وَالنَّخِيلَ وَالْأَعْنَابَ وَمِن كُلِّ الثَّمَرَاتِ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ (11) Ai bën që me ndihmën e tij t’u rritet drithi, edhe ullinjt, edhe panjat, rrushi dhe të jgitha frutet; kjo është me të vërtetë argument për njerëzit të cilët mendojnë |
وَسَخَّرَ لَكُمُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ ۖ وَالنُّجُومُ مُسَخَّرَاتٌ بِأَمْرِهِ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَعْقِلُونَ (12) Juve ua ka nënshtruar natën edhe ditën, Edhe Diellin edhe Hënën, kurse yjt i janë nënshtruar vullnetit të Tij; në këto, vërtetë, ka argumente për njerëzit që kanë mend |
وَمَا ذَرَأَ لَكُمْ فِي الْأَرْضِ مُخْتَلِفًا أَلْوَانُهُ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِّقَوْمٍ يَذَّكَّرُونَ (13) Dhe në tokë u krijon gjithfarë llojesh të ndryshme; ajo është njëmend argument për njerëzit që kujtohen |
وَهُوَ الَّذِي سَخَّرَ الْبَحْرَ لِتَأْكُلُوا مِنْهُ لَحْمًا طَرِيًّا وَتَسْتَخْرِجُوا مِنْهُ حِلْيَةً تَلْبَسُونَهَا وَتَرَى الْفُلْكَ مَوَاخِرَ فِيهِ وَلِتَبْتَغُوا مِن فَضْلِهِ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ (14) Dhe Ai është i cili u vë në shërbim edhe detin, prej të cilit hani mish të freskët dhe të nxirrni stoli, të cilat i bani. Dhe i sheh anijet si e trupojnë që të fitoni diçka nga begatitë e tij, ndoshta do të jeni mirënjohës |
وَأَلْقَىٰ فِي الْأَرْضِ رَوَاسِيَ أَن تَمِيدَ بِكُمْ وَأَنْهَارًا وَسُبُلًا لَّعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ (15) Ai ka shpërndarë nëpër tokë male të palëvizshme që të mos u tundin, si edhe lumenj e rrugë mbase do të merrni të mbarën |
وَعَلَامَاتٍ ۚ وَبِالنَّجْمِ هُمْ يَهْتَدُونَ (16) Edhe udhëtregues, kurse ata orientohen edhe me anë të yllit |
أَفَمَن يَخْلُقُ كَمَن لَّا يَخْلُقُ ۗ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ (17) Po a është pra njëlloj ai i cili krijon sikur ai që nuk krijon?! A nuk mblidhni mendjen |
وَإِن تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لَا تُحْصُوهَا ۗ إِنَّ اللَّهَ لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ (18) Në qoftë se ju numroni dhuntitë e All-llahut, nuk do t’ia dilni dot në fund. All-llahu, pa dyshim fal dhe është shumë i mëshirshëm |
وَاللَّهُ يَعْلَمُ مَا تُسِرُّونَ وَمَا تُعْلِنُونَ (19) All-llahu e di çka fshihni e çka e shfaqni haptazi |
وَالَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِ اللَّهِ لَا يَخْلُقُونَ شَيْئًا وَهُمْ يُخْلَقُونَ (20) Kurse ata të cilëve u falen, përveç All-llahut, kurrgja nuk krijojnë; ata janë vetë të krijuar |
أَمْوَاتٌ غَيْرُ أَحْيَاءٍ ۖ وَمَا يَشْعُرُونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ (21) Të vdekur janë, nuk janë të gjallë dhe as nuk do të ndinë se kur do të ngjallen |
إِلَٰهُكُمْ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۚ فَالَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ قُلُوبُهُم مُّنكِرَةٌ وَهُم مُّسْتَكْبِرُونَ (22) Zoti i juaj është një Zot! Zemrat e atyre që mohojnë nuk besojnë në botën tjetër, ata sillen me arrogancë, mendjemadhësi |
لَا جَرَمَ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ ۚ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُسْتَكْبِرِينَ (23) S’ka dyshim se All-llahu e di atë çka fshehin ata, edhe atë që shfaqin haptazi. Ai, me të vërtetë, nuk i do arrogantët |
وَإِذَا قِيلَ لَهُم مَّاذَا أَنزَلَ رَبُّكُمْ ۙ قَالُوا أَسَاطِيرُ الْأَوَّلِينَ (24) E kur i pyet dikush: “Çka ka shpallur Zoti juaj?” – ata thonë: “Trillime të popujve të lashtë!” |
لِيَحْمِلُوا أَوْزَارَهُمْ كَامِلَةً يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۙ وَمِنْ أَوْزَارِ الَّذِينَ يُضِلُّونَهُم بِغَيْرِ عِلْمٍ ۗ أَلَا سَاءَ مَا يَزِرُونَ (25) Në mënyrë që ditën e gjykimit të bartin tërë barrën e vet, por edhe një pjesë të barrës së atyre të cilët i kanë mashtruar me pa dije. Është e tmerrshme ajo që do ta bartin ata |
قَدْ مَكَرَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَأَتَى اللَّهُ بُنْيَانَهُم مِّنَ الْقَوَاعِدِ فَخَرَّ عَلَيْهِمُ السَّقْفُ مِن فَوْقِهِمْ وَأَتَاهُمُ الْعَذَابُ مِنْ حَيْثُ لَا يَشْعُرُونَ (26) Edhe të tjerët para tyre kanë thurur gënjeshtra, prandaj All-llahu shembi nga themelet ndërtesat e tyre, kurse kulmi u shemb mbi ta – se dënimi u erdh prej nga nuk e pritnin |
ثُمَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ يُخْزِيهِمْ وَيَقُولُ أَيْنَ شُرَكَائِيَ الَّذِينَ كُنتُمْ تُشَاقُّونَ فِيهِمْ ۚ قَالَ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ إِنَّ الْخِزْيَ الْيَوْمَ وَالسُّوءَ عَلَى الْكَافِرِينَ (27) Kurse në ditën e gjykimit Ai do t’i turpërojë dhe t’u thotë: “Ku janë ata të cilët i keni konsideruar si shokë të mi, për të cilët jeni grindur?” Ata që kuptojnë do të thonë: “Sot turpi e dënimi do t’i arrijë mosbesimtarët |
الَّذِينَ تَتَوَفَّاهُمُ الْمَلَائِكَةُ ظَالِمِي أَنفُسِهِمْ ۖ فَأَلْقَوُا السَّلَمَ مَا كُنَّا نَعْمَلُ مِن سُوءٍ ۚ بَلَىٰ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ (28) Të cilëve engjujt ua marrin shpirtin si kriminelë ndaj vetvetes. Dhe ata do të dorëzohen e do të thonë: “Ne nuk kemi bërë asnjë të keqe”! Ama All-llahu e di me siguri shumë mirë se çka punoni |
فَادْخُلُوا أَبْوَابَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا ۖ فَلَبِئْسَ مَثْوَى الْمُتَكَبِّرِينَ (29) Prandaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të mbeteni për sa të jetë jeta! O sa vendbanim i tmerrshëm do të jetë për mendjemëdhenjtë |
۞ وَقِيلَ لِلَّذِينَ اتَّقَوْا مَاذَا أَنزَلَ رَبُّكُمْ ۚ قَالُوا خَيْرًا ۗ لِّلَّذِينَ أَحْسَنُوا فِي هَٰذِهِ الدُّنْيَا حَسَنَةٌ ۚ وَلَدَارُ الْآخِرَةِ خَيْرٌ ۚ وَلَنِعْمَ دَارُ الْمُتَّقِينَ (30) Ndërsa atyre që i drojnë All-llahut, do t’u thuhet: “Çka ka shpallur Zoti i juaj?” – “Mirë”! përgjigjen. Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë shpërblime të mira, por ajo botë është, me siguri, edhe më e mirë. Sa vendbanim i bukur do të jetë për ata që i janë frikësuar All-llahut |
جَنَّاتُ عَدْنٍ يَدْخُلُونَهَا تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ۖ لَهُمْ فِيهَا مَا يَشَاءُونَ ۚ كَذَٰلِكَ يَجْزِي اللَّهُ الْمُتَّقِينَ (31) Do të hyjnë nëpër xhennete të Adnit ku rrjedhin lumenj. Aty ata do të kenë çdo send që dëshirojnë. Ashtu All-llahu i shpërblen ata të cilët i drojnë atij |
الَّذِينَ تَتَوَفَّاهُمُ الْمَلَائِكَةُ طَيِّبِينَ ۙ يَقُولُونَ سَلَامٌ عَلَيْكُمُ ادْخُلُوا الْجَنَّةَ بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ (32) Ata të cilëve engjujt ua marrin shpirtin duke qenë të pastër, do t’u thonë: “Paqa qoftë me ju! Hyni në xhennet me veprat që i keni punuar” |
هَلْ يَنظُرُونَ إِلَّا أَن تَأْتِيَهُمُ الْمَلَائِكَةُ أَوْ يَأْتِيَ أَمْرُ رَبِّكَ ۚ كَذَٰلِكَ فَعَلَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۚ وَمَا ظَلَمَهُمُ اللَّهُ وَلَٰكِن كَانُوا أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ (33) Vallë ç’presin tjetër veç se t’u vijnë engjujt, ose t’u vijë urdhëri i Zotit tënd për dënim? Ashtu kanë vepruar edhe ata përpara tyre. All-llahu atyre nuk u ka bërë padrejtësi, por ata vetvetes i bënin padrejtësi |
فَأَصَابَهُمْ سَيِّئَاتُ مَا عَمِلُوا وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ (34) Dhe dënimi i ka goditur për veprat e këqia që kanë bërë, dhe nga të gjitha anët i përfshiu ajo me të cilën talleshin |
وَقَالَ الَّذِينَ أَشْرَكُوا لَوْ شَاءَ اللَّهُ مَا عَبَدْنَا مِن دُونِهِ مِن شَيْءٍ نَّحْنُ وَلَا آبَاؤُنَا وَلَا حَرَّمْنَا مِن دُونِهِ مِن شَيْءٍ ۚ كَذَٰلِكَ فَعَلَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۚ فَهَلْ عَلَى الرُّسُلِ إِلَّا الْبَلَاغُ الْمُبِينُ (35) Politeistët thonë: “Po të kishte dashur All-llahu, as ne as të parët tanë, nuk do t’i faleshim askujt, përveç Atij dhe pa atë (vullnetin e tij) asgjë nuk do të konsideronim të ndaluar”. Ashtu kanë vepruar ata para tyre. Po mos kanë qenë profetët të detyruar për tjetër send, përveç të njoftojnë haptazi |
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ ۖ فَمِنْهُم مَّنْ هَدَى اللَّهُ وَمِنْهُم مَّنْ حَقَّتْ عَلَيْهِ الضَّلَالَةُ ۚ فَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ (36) Ne me siguri i kemi dërguar çdo populli një profet: “Faljuni All-llahut dhe shmangiuni idhujve”! Ndër ata ka pasur edhe të atillë të cilëve All-llahu u ka treguar rrugën e drejtë, por edhe të atillë, të cilët i ka mbuluar mashtrimi; prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si e kanë pasuar gënjeshtarët |
إِن تَحْرِصْ عَلَىٰ هُدَاهُمْ فَإِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي مَن يُضِلُّ ۖ وَمَا لَهُم مِّن نَّاصِرِينَ (37) Kushedi sa të dëshirosh që ata të jenë në rrugë të drejtë, All-llahu nuk e drejton në rrugë të drejtë atë që e ka lënë të humbur, për ata nuk ka ndihmëtarë |
وَأَقْسَمُوا بِاللَّهِ جَهْدَ أَيْمَانِهِمْ ۙ لَا يَبْعَثُ اللَّهُ مَن يَمُوتُ ۚ بَلَىٰ وَعْدًا عَلَيْهِ حَقًّا وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ (38) Ata betohen në All-llahun me bindje të fortë se “All-llahu nuk do ta ngjallë atë që vdes”! Po si jo, premtimi i Tij është i vërtetë – vetëm se shumica e njerëzve nuk e dinë |
لِيُبَيِّنَ لَهُمُ الَّذِي يَخْتَلِفُونَ فِيهِ وَلِيَعْلَمَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَنَّهُمْ كَانُوا كَاذِبِينَ (39) Për t’ua sqaruar atë rreth çkahit janë përçarë dhe për t’i mësuar (drejtuar) ata që kanë mohuar se me të vërtetë janë, gënjeshtarë |
إِنَّمَا قَوْلُنَا لِشَيْءٍ إِذَا أَرَدْنَاهُ أَن نَّقُولَ لَهُ كُن فَيَكُونُ (40) Kur dëshirojmë ndonjësend, mjafton fjala jonë, t’i themi: “Bëhu”! dhe ai bëhet |
وَالَّذِينَ هَاجَرُوا فِي اللَّهِ مِن بَعْدِ مَا ظُلِمُوا لَنُبَوِّئَنَّهُمْ فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً ۖ وَلَأَجْرُ الْآخِرَةِ أَكْبَرُ ۚ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ (41) Ata të cilët emigrojnë për hirë të All-llahut, pasi që u janë bërë padrejtësi, Ne do t’i vendosim, qysh në këtë botë, në vende të mira; por shpërblimi në botën tjetër është edhe më i madh, sikur vetëm ta dinin |
الَّذِينَ صَبَرُوا وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ (42) Ata që durojnë dhe janë të mbështetur në Zotin e tyre |
وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ إِلَّا رِجَالًا نُّوحِي إِلَيْهِمْ ۚ فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ (43) Ne edhe para teje për profetë kemi dërguar vetëm njerëz, ët cilëve u kemi dhënë shpallje – pyetni pasuesit e Librit nëse nuk e dini |
بِالْبَيِّنَاتِ وَالزُّبُرِ ۗ وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ (44) Argumente të qarta dhe Libra. Ndërsa ty të shpallëm Kur’anin t’ua sqarosh njerëzve atë që u shpallet, mbase edhe ata do të mendojnë |
أَفَأَمِنَ الَّذِينَ مَكَرُوا السَّيِّئَاتِ أَن يَخْسِفَ اللَّهُ بِهِمُ الْأَرْضَ أَوْ يَأْتِيَهُمُ الْعَذَابُ مِنْ حَيْثُ لَا يَشْعُرُونَ (45) A janë të sigurtë ata që ëndërrojnë dinakëri të ndyta – se All-llahu nuk do t’i shtijë në dhe, ose nuk do t’u vijë dënimi prej kah as nuk e paramendojnë |
أَوْ يَأْخُذَهُمْ فِي تَقَلُّبِهِمْ فَمَا هُم بِمُعْجِزِينَ (46) Ose se nuk do t’i rrëmbejë në luhatshmërinë e tyre – se ata nuk janë mrekullibërës |
أَوْ يَأْخُذَهُمْ عَلَىٰ تَخَوُّفٍ فَإِنَّ رَبَّكُمْ لَرَءُوفٌ رَّحِيمٌ (47) Apo se nuk do t’i përfshijë me tmerr? Ndrëkaq Zoti juaj është, njëmend, i butë dhe i mëshirshëm |
أَوَلَمْ يَرَوْا إِلَىٰ مَا خَلَقَ اللَّهُ مِن شَيْءٍ يَتَفَيَّأُ ظِلَالُهُ عَنِ الْيَمِينِ وَالشَّمَائِلِ سُجَّدًا لِّلَّهِ وَهُمْ دَاخِرُونَ (48) Po a nuk shohin ata hiç se ç’ka krijuar All-llahu; herë djathtas herë majtas zgjat hijen e vet; si përulje ndaj All-llahut, edhe ajo, madje, është përulje |
وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مِن دَابَّةٍ وَالْمَلَائِكَةُ وَهُمْ لَا يَسْتَكْبِرُونَ (49) All-llahut i falet (bën sexhde) çdo krijesë e gjallë në qiej dhe në tokë, si edhe engjujt, dhe ata nuk bëjnë mendjemadhësi |
يَخَافُونَ رَبَّهُم مِّن فَوْقِهِمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ ۩ (50) I frikësohen Zotit të vet, i cili sundon me ata, dhe veprojnë ashtu si u urdhërohet |
۞ وَقَالَ اللَّهُ لَا تَتَّخِذُوا إِلَٰهَيْنِ اثْنَيْنِ ۖ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۖ فَإِيَّايَ فَارْهَبُونِ (51) All-llahu thotë: “Mos u besoni dy zotërave! – vetëm një është Zot, - dhe frikësohmuni vetëm mua” |
وَلَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَلَهُ الدِّينُ وَاصِبًا ۚ أَفَغَيْرَ اللَّهِ تَتَّقُونَ (52) E tij është gjithçka është në qiej dhe në tokë dhe feja e tij është e qëndrueshme. A t’i frikësoheni tjetërkujt përveç All-llahut |
وَمَا بِكُم مِّن نِّعْمَةٍ فَمِنَ اللَّهِ ۖ ثُمَّ إِذَا مَسَّكُمُ الضُّرُّ فَإِلَيْهِ تَجْأَرُونَ (53) Nga All-llahu është çdo dhunt që e shijoni, e sapo u goditë ndonjë rrezik, prapë atij i luteni për ndihmë |
ثُمَّ إِذَا كَشَفَ الضُّرَّ عَنكُمْ إِذَا فَرِيقٌ مِّنكُم بِرَبِّهِمْ يُشْرِكُونَ (54) Dhe pastaj kur Ai ua largon rrezikun, një grup prej jush i bëjnë shok Zotit të tyre |
لِيَكْفُرُوا بِمَا آتَيْنَاهُمْ ۚ فَتَمَتَّعُوا ۖ فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ (55) Për ta mohuar atë që Ne u kemi dhënë. Ani, kënaquni por do t’a shihni |
وَيَجْعَلُونَ لِمَا لَا يَعْلَمُونَ نَصِيبًا مِّمَّا رَزَقْنَاهُمْ ۗ تَاللَّهِ لَتُسْأَلُنَّ عَمَّا كُنتُمْ تَفْتَرُونَ (56) Atyre që nuk dinë asgjë u japin një pjesë nga ajo që ua japim Ne. Pasha All-llahun, do të merreni në pyetje për atë që po trilloni gënjeshtra gjithmonë |
وَيَجْعَلُونَ لِلَّهِ الْبَنَاتِ سُبْحَانَهُ ۙ وَلَهُم مَّا يَشْتَهُونَ (57) All-llahut i përshkruajnë vajza – qoftë lavdëruar! – kurse vetes atë çka dëshirojnë vetë |
وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُم بِالْأُنثَىٰ ظَلَّ وَجْهُهُ مُسْوَدًّا وَهُوَ كَظِيمٌ (58) Ndërsa kur ndonjërit i lajmërojnë se i ka lindur vajzë, i terrohet fëtyra dhe bëhet si i mjerë |
يَتَوَارَىٰ مِنَ الْقَوْمِ مِن سُوءِ مَا بُشِّرَ بِهِ ۚ أَيُمْسِكُهُ عَلَىٰ هُونٍ أَمْ يَدُسُّهُ فِي التُّرَابِ ۗ أَلَا سَاءَ مَا يَحْكُمُونَ (59) Fshihet prej njerëzve për fatkeqësinë që i kanë lajmëruar: a ta ruaj kështu i nënçmuar apo ta shtjer në dhe (varrosë)? Po sa keq që gjykojnë |
لِلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ مَثَلُ السَّوْءِ ۖ وَلِلَّهِ الْمَثَلُ الْأَعْلَىٰ ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (60) Ata që nuk besojnë në botën tjetër janë shembull i keq, kurse All-llahu është shembull i amshueshëm; Ai është i fuqishëm dhe i urtë |
وَلَوْ يُؤَاخِذُ اللَّهُ النَّاسَ بِظُلْمِهِم مَّا تَرَكَ عَلَيْهَا مِن دَابَّةٍ وَلَٰكِن يُؤَخِّرُهُمْ إِلَىٰ أَجَلٍ مُّسَمًّى ۖ فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ لَا يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً ۖ وَلَا يَسْتَقْدِمُونَ (61) Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit për krimet e tyre, nuk do të linte asgjë të gjallë në tokë, por Ai i lë deri në një afat të caktuar, e kur vjen afati, për asnjë moment nuk munden as ta vonojnë e as ta shpejtojnë |
وَيَجْعَلُونَ لِلَّهِ مَا يَكْرَهُونَ وَتَصِفُ أَلْسِنَتُهُمُ الْكَذِبَ أَنَّ لَهُمُ الْحُسْنَىٰ ۖ لَا جَرَمَ أَنَّ لَهُمُ النَّارَ وَأَنَّهُم مُّفْرَطُونَ (62) Ata i përshkruajnë All-llahut atë ndaj të cilës vetë ndiejnë neveri dhe gjuhët e tyre flasin gënjeshtra, (thonë) atyre u takon mirësia; mirëpo ata padyshim i pret zjarri, ata do të futen të parët në të |
تَاللَّهِ لَقَدْ أَرْسَلْنَا إِلَىٰ أُمَمٍ مِّن قَبْلِكَ فَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ فَهُوَ وَلِيُّهُمُ الْيَوْمَ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ (63) Pasha All-llahun, Ne edhe përpara teje, popujve u kemi dërguar profetë, por djalli ua ka zbukuruar atyre sjelljet e veta, dhe tani ai është shok i tyre, ata i pret dënim i dhembshëm |
وَمَا أَنزَلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ إِلَّا لِتُبَيِّنَ لَهُمُ الَّذِي اخْتَلَفُوا فِيهِ ۙ وَهُدًى وَرَحْمَةً لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ (64) Ne ty të shpallëm Librin vetëm se t’ua sqarosh atyre çështjen rreth së cilës u përçanë, dhe të jetë udhëzim e mëshirë për ata që besojnë |
وَاللَّهُ أَنزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَحْيَا بِهِ الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِّقَوْمٍ يَسْمَعُونَ (65) All-llahulëshon ujë nga qielli dhe me te, tokës, pasi që ka vdekur, ia kthen jetën. Ajo është, vërtetë, argument për njerëzit që duan të dëgjojnë |
وَإِنَّ لَكُمْ فِي الْأَنْعَامِ لَعِبْرَةً ۖ نُّسْقِيكُم مِّمَّا فِي بُطُونِهِ مِن بَيْنِ فَرْثٍ وَدَمٍ لَّبَنًا خَالِصًا سَائِغًا لِّلشَّارِبِينَ (66) Ju keni shembull edhe te kafshët: “Ne bëjmë që nga barku i tyre të pini tambël të kulluar, që bëhet nga përtypja në stomak dhe na gjaku – të shijshëm për ata që e pinë |
وَمِن ثَمَرَاتِ النَّخِيلِ وَالْأَعْنَابِ تَتَّخِذُونَ مِنْهُ سَكَرًا وَرِزْقًا حَسَنًا ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِّقَوْمٍ يَعْقِلُونَ (67) Kurse nga frytet e panjës dhe pjergullës merrni pije dhe ushqim të shijshëm. Ajo është, njëmend, argument për ata të cilët kanë mend |
وَأَوْحَىٰ رَبُّكَ إِلَى النَّحْلِ أَنِ اتَّخِذِي مِنَ الْجِبَالِ بُيُوتًا وَمِنَ الشَّجَرِ وَمِمَّا يَعْرِشُونَ (68) Zoti i tyre e ka frymëzuar bletën dhe i tha: “Bëni vetes shtëpia nëpër male dhe lisa edhe në atë që ata mbulojnë |
ثُمَّ كُلِي مِن كُلِّ الثَّمَرَاتِ فَاسْلُكِي سُبُلَ رَبِّكِ ذُلُلًا ۚ يَخْرُجُ مِن بُطُونِهَا شَرَابٌ مُّخْتَلِفٌ أَلْوَانُهُ فِيهِ شِفَاءٌ لِّلنَّاسِ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ (69) Pastaj ha fryte të llojllojshme, mandej me urtësi ec rrugëve të Zotit tënd”! Nga brendia e tyre dalin pije me ngjyra të ndryshme që është shërim për njerëzit. Ajo është, njëmend, argument për ata që mendojnë |
وَاللَّهُ خَلَقَكُمْ ثُمَّ يَتَوَفَّاكُمْ ۚ وَمِنكُم مَّن يُرَدُّ إِلَىٰ أَرْذَلِ الْعُمُرِ لِكَيْ لَا يَعْلَمَ بَعْدَ عِلْمٍ شَيْئًا ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ قَدِيرٌ (70) All-llahu u ka krijuar, e pastaj ua merr shpirtin; Ka nga ju, të cilët përjetojnë pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dinë asgjë nga ajo që kanë ditur. All-llahu është, vërtetë, i gjithëdijshëm dhe i gjithëfuqishëm |
وَاللَّهُ فَضَّلَ بَعْضَكُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ فِي الرِّزْقِ ۚ فَمَا الَّذِينَ فُضِّلُوا بِرَادِّي رِزْقِهِمْ عَلَىٰ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَهُمْ فِيهِ سَوَاءٌ ۚ أَفَبِنِعْمَةِ اللَّهِ يَجْحَدُونَ (71) All-llahu u jep disave më shumë se sa të tjerëve. Por ata, të cilëve u është dhënë më shumë, nuk u japin atyre që i kanë në posedimin e tyre, edhe pse kanë nevoja të barabarta. A e mohojnë edhe dhuntinë e All-llahut |
وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجًا وَجَعَلَ لَكُم مِّنْ أَزْوَاجِكُم بَنِينَ وَحَفَدَةً وَرَزَقَكُم مِّنَ الطَّيِّبَاتِ ۚ أَفَبِالْبَاطِلِ يُؤْمِنُونَ وَبِنِعْمَتِ اللَّهِ هُمْ يَكْفُرُونَ (72) All-llahu krijon për ju femra të llojit tuaj, kurse prej grave tuaja u jep djem e nipër, u furnizon me sende të bukura. Mirëpo ato gënjeshtrës i besojnë, kurse dhuntinë e All-llahut e mohojnë |
وَيَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَمْلِكُ لَهُمْ رِزْقًا مِّنَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ شَيْئًا وَلَا يَسْتَطِيعُونَ (73) Dhe i falen, përveç All-llahut, atyre që nuk janë në gjendje t’u japin asnjëfarë ushqimi, as nga qielli as nga toka, dhe nuk munden asgjë |
فَلَا تَضْرِبُوا لِلَّهِ الْأَمْثَالَ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ (74) Po mos i sillni All-llahut shembuj! All-llahu me të vërtetë di por ju nuk dini |
۞ ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا عَبْدًا مَّمْلُوكًا لَّا يَقْدِرُ عَلَىٰ شَيْءٍ وَمَن رَّزَقْنَاهُ مِنَّا رِزْقًا حَسَنًا فَهُوَ يُنفِقُ مِنْهُ سِرًّا وَجَهْرًا ۖ هَلْ يَسْتَوُونَ ۚ الْحَمْدُ لِلَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ (75) All-llahu u sjell si shembull rrobin në posedim, të huajin i cili nuk ka asgjë dhe atë, të cilin Ne e kemi furnizuar mirë dhe që jep nga ajo fshehurazi dhe haptazi, - a janë ata të barabartë? Lavdëruar qoftë All-llahu!, por shumica sish nuk dinë |
وَضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا رَّجُلَيْنِ أَحَدُهُمَا أَبْكَمُ لَا يَقْدِرُ عَلَىٰ شَيْءٍ وَهُوَ كَلٌّ عَلَىٰ مَوْلَاهُ أَيْنَمَا يُوَجِّههُّ لَا يَأْتِ بِخَيْرٍ ۖ هَلْ يَسْتَوِي هُوَ وَمَن يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ ۙ وَهُوَ عَلَىٰ صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ (76) All-llahu u sjell si shembull dy burra nga të cilët njëri është shurdhëmemec, i cili nuk ka asgjë dhe është barrë e zotëriut të tij – kudo që e dërgon ai nuk i sjell kurrfarë dobie. A është ai i barabartë me atë i cili kërkon të veprohet drejtë, por që edhe vetë është në rrugë të drejtë |
وَلِلَّهِ غَيْبُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَمَا أَمْرُ السَّاعَةِ إِلَّا كَلَمْحِ الْبَصَرِ أَوْ هُوَ أَقْرَبُ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (77) Të All-llahut janë fshehtësitë e qiejve dhe të tokës! Kurse dita e kijametit do të vijë sa hapë e mbyllë sytë, ose edhe më shpejt, sepse All-llahu, vërtetë, është i gjithfuqishëm |
وَاللَّهُ أَخْرَجَكُم مِّن بُطُونِ أُمَّهَاتِكُمْ لَا تَعْلَمُونَ شَيْئًا وَجَعَلَ لَكُمُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَالْأَفْئِدَةَ ۙ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ (78) All-llahu juve ju nxjerr nga barqet e nënave tuaja e ju nuk dini asgjë. U pajis edhe me shqisa për të dëgjuar, për të parë edhe me zemër, mbase do të jeni mirënjohës |
أَلَمْ يَرَوْا إِلَى الطَّيْرِ مُسَخَّرَاتٍ فِي جَوِّ السَّمَاءِ مَا يُمْسِكُهُنَّ إِلَّا اللَّهُ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ (79) A nuk i shohin ata shpendët si fluturojnë në hapsirën qiellore, ata vetëm All-llahu i mban. Këto janë, me të vërtetë, argumente për njerëzit që besojnë |
وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّن بُيُوتِكُمْ سَكَنًا وَجَعَلَ لَكُم مِّن جُلُودِ الْأَنْعَامِ بُيُوتًا تَسْتَخِفُّونَهَا يَوْمَ ظَعْنِكُمْ وَيَوْمَ إِقَامَتِكُمْ ۙ وَمِنْ أَصْوَافِهَا وَأَوْبَارِهَا وَأَشْعَارِهَا أَثَاثًا وَمَتَاعًا إِلَىٰ حِينٍ (80) All-llahu juve u ka mundësuar të keni shtëpitë tuaja ku banoni dhe u bën të mundshëm që nga lëkura e kafshëve të keni shtëpia, të cilat i bartni lehtë kur merrni rrugë dhe kur bëni natë (buni), kurse prej leshit e fijeve të tyre (bëni) gëzofe, shtrojë dhe gjëra të dobishme, derisa të shpenzohen |
وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّمَّا خَلَقَ ظِلَالًا وَجَعَلَ لَكُم مِّنَ الْجِبَالِ أَكْنَانًا وَجَعَلَ لَكُمْ سَرَابِيلَ تَقِيكُمُ الْحَرَّ وَسَرَابِيلَ تَقِيكُم بَأْسَكُمْ ۚ كَذَٰلِكَ يُتِمُّ نِعْمَتَهُ عَلَيْكُمْ لَعَلَّكُمْ تُسْلِمُونَ (81) Nga ajo që ka krijuar All-llahu ju jep hijen dhe strehime në male, u jep edhe veshje që mbron nga të nxehtit, ju jep parzmore për t’u mbrojtur në luftë; dhe ashtu ua plotëson dhuntitë e veta në mënyrë që të jeni të degjueshëm |
فَإِن تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا عَلَيْكَ الْبَلَاغُ الْمُبِينُ (82) Po nëse ata bishtnojnë, ani, ti ke për detyrë vetëm të kumtosh haptazi |
يَعْرِفُونَ نِعْمَتَ اللَّهِ ثُمَّ يُنكِرُونَهَا وَأَكْثَرُهُمُ الْكَافِرُونَ (83) Ata e dinë dhuntinë e All-llahut, por pastaj e mohojnë, - shumica sish janë mosbesimtarë |
وَيَوْمَ نَبْعَثُ مِن كُلِّ أُمَّةٍ شَهِيدًا ثُمَّ لَا يُؤْذَنُ لِلَّذِينَ كَفَرُوا وَلَا هُمْ يُسْتَعْتَبُونَ (84) Ndërsa në ditën kur prej secilit popull të sjellim nga një dëshmitar, atëherë mosbesimtarëve nuk u jepet leje të arsyetohen tek All-llahu |
وَإِذَا رَأَى الَّذِينَ ظَلَمُوا الْعَذَابَ فَلَا يُخَفَّفُ عَنْهُمْ وَلَا هُمْ يُنظَرُونَ (85) Ata që kanë bërë krime kur ta përjetojnë dënimin, ai nuk do t’u lehtësohet e as do t’u anulohet |
وَإِذَا رَأَى الَّذِينَ أَشْرَكُوا شُرَكَاءَهُمْ قَالُوا رَبَّنَا هَٰؤُلَاءِ شُرَكَاؤُنَا الَّذِينَ كُنَّا نَدْعُو مِن دُونِكَ ۖ فَأَلْقَوْا إِلَيْهِمُ الْقَوْلَ إِنَّكُمْ لَكَاذِبُونَ (86) Kurse ata të cilët Atij i kanë konsideruar shok të barabartë (politeistët) kur t’i shohin shokët (hyjnitë) e veta, thonë: “Zoti ynë, këto janë hyjnitë tona; u jemi falur atyre e jo Ty” – hyjnitë do t’ua kthejnë me ironi: “Ju me të vërtetë jeni gënjeshtarë!” |
وَأَلْقَوْا إِلَى اللَّهِ يَوْمَئِذٍ السَّلَمَ ۖ وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُوا يَفْتَرُونَ (87) Edhe ata, atë ditë, do t’i përulen All-llahut dhe do të humbasin atë që kanë trilluar |
الَّذِينَ كَفَرُوا وَصَدُّوا عَن سَبِيلِ اللَّهِ زِدْنَاهُمْ عَذَابًا فَوْقَ الْعَذَابِ بِمَا كَانُوا يُفْسِدُونَ (88) Ata, të cilët, nuk kanë besuar dhe kanë kontribuar t’i shmangin të tjerët nga rruga e All-llahut, Ne do t’ua shtojmë dënimin përmbi dënim për shkak se bëjnë çrregullime |
وَيَوْمَ نَبْعَثُ فِي كُلِّ أُمَّةٍ شَهِيدًا عَلَيْهِم مِّنْ أَنفُسِهِمْ ۖ وَجِئْنَا بِكَ شَهِيدًا عَلَىٰ هَٰؤُلَاءِ ۚ وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِّكُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً وَبُشْرَىٰ لِلْمُسْلِمِينَ (89) Kurse, atë ditë, kur të sjellim kundër çdo populli nga një dëshmitar, nga vet ai (popull), ndërsa ty të sjellim dëshmitarë kundër tyre! Ne ty të shpallëm Librin si sqarim për çdo send dhe udhëzim e mëshirë si dhe lajm të gëzueshëm (sihariq) për ata që janë muslimanë |
۞ إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ وَالْإِحْسَانِ وَإِيتَاءِ ذِي الْقُرْبَىٰ وَيَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنكَرِ وَالْبَغْيِ ۚ يَعِظُكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ (90) All-llahu urdhëron drejtësi dhe mirësi, ndihmë dhe respekt ndaj të afërmëve dhe ndalon amoralitetin, neverinë dhe gjithçka është krim dhe urrejtje. Ai u këshillon të pranoni mësimin |
وَأَوْفُوا بِعَهْدِ اللَّهِ إِذَا عَاهَدتُّمْ وَلَا تَنقُضُوا الْأَيْمَانَ بَعْدَ تَوْكِيدِهَا وَقَدْ جَعَلْتُمُ اللَّهَ عَلَيْكُمْ كَفِيلًا ۚ إِنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا تَفْعَلُونَ (91) Dhe zbatoni obligimet e All-llahut për të cilat jeni ngarkuar dhe mos e theni betimin, pasi që e keni dhënë me vendosmëri, e për garant keni marrë All-llahun, sepse All-llahu e di se çka punoni |
وَلَا تَكُونُوا كَالَّتِي نَقَضَتْ غَزْلَهَا مِن بَعْدِ قُوَّةٍ أَنكَاثًا تَتَّخِذُونَ أَيْمَانَكُمْ دَخَلًا بَيْنَكُمْ أَن تَكُونَ أُمَّةٌ هِيَ أَرْبَىٰ مِنْ أُمَّةٍ ۚ إِنَّمَا يَبْلُوكُمُ اللَّهُ بِهِ ۚ وَلَيُبَيِّنَنَّ لَكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ مَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ (92) Dhe mos u bëni si ajo e cila e këputi pëlhurën e vet pas një qëndrese të fortë, dhe mos i përdorni betimet tuaja si mbrojtje ndërveti, vetëm sa për të dominuar njëra familje ndaj tjetrës. All-llahu me këtë vetëm ju provon, kurse në ditën e gjykimit, me të vërtetë, do t’ua sqarojë atë rreth së cilës jeni konfrontuar |
وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَجَعَلَكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَلَٰكِن يُضِلُّ مَن يَشَاءُ وَيَهْدِي مَن يَشَاءُ ۚ وَلَتُسْأَلُنَّ عَمَّا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ (93) Po të kishte dashur All-llahu do t’u kishte bërë një popull, por Ai e le në humbje kë do; dhe ju, me të vërtetë, do të përgjigjeni për atë çka keni punuar |
وَلَا تَتَّخِذُوا أَيْمَانَكُمْ دَخَلًا بَيْنَكُمْ فَتَزِلَّ قَدَمٌ بَعْدَ ثُبُوتِهَا وَتَذُوقُوا السُّوءَ بِمَا صَدَدتُّمْ عَن سَبِيلِ اللَّهِ ۖ وَلَكُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ (94) Dhe mos i përdorni betimet tuaja për t’u mbrojtur ndër veti, e t’u rrëshqas këmba pas përqëndrimit të fortë, e të shijoni rrezikun për shkak se keni larguar (të tjerë) nga rruga e All-llahut; e të fitoni vuajtje të madhe |
وَلَا تَشْتَرُوا بِعَهْدِ اللَّهِ ثَمَنًا قَلِيلًا ۚ إِنَّمَا عِندَ اللَّهِ هُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ (95) Dhe besën që i keni dhënë All-llahut mos e ndërroni për diçka që nuk vlen, - ajo që është te All-llahu, ta dini, se për ju është më mirë |
مَا عِندَكُمْ يَنفَدُ ۖ وَمَا عِندَ اللَّهِ بَاقٍ ۗ وَلَنَجْزِيَنَّ الَّذِينَ صَبَرُوا أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (96) Ajo që keni ju – është kalimtare, e ajo që është e All-llahut është e përhershme. Ata që kanë duruar Ne me siguri do t’i shpërblejmë me shpërblime shumë më të mira se sa që kanë punuar |
مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً ۖ وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (97) Atij që bën mirë, qoftë mashkull apo femër, e që është besimtar, ne do t’i mundësojmë të çojë jetë të mirë, dhe vërtetë, do t’i shpërblejmë me dhuratë më të mirë se sa kanë punuar |
فَإِذَا قَرَأْتَ الْقُرْآنَ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ (98) Kurdo që të këndosh Kur’an, kërko te All-llahu mbrojtjen prej djallit të mallkuar |
إِنَّهُ لَيْسَ لَهُ سُلْطَانٌ عَلَى الَّذِينَ آمَنُوا وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ (99) Me të vërtetë ai nuk ka asnjë farë pushteti mbi ata të cilët besojnë dhe janë të bindur në Zotin e tyre |
إِنَّمَا سُلْطَانُهُ عَلَى الَّذِينَ يَتَوَلَّوْنَهُ وَالَّذِينَ هُم بِهِ مُشْرِكُونَ (100) Pushteti i tij është mbi ata të cilët e marrin atë si mbrojtës dhe që i bëjnë All-llahut shok të barabartë |
وَإِذَا بَدَّلْنَا آيَةً مَّكَانَ آيَةٍ ۙ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا يُنَزِّلُ قَالُوا إِنَّمَا أَنتَ مُفْتَرٍ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ (101) Kur ne e zëvendësojmë një ajet me një tjetër – sepse All-llahu e di më së miri se çka po shpallë – ata thonë: “Ti vetëm trillon!” Mirëpo shumica sish nuk dinë |
قُلْ نَزَّلَهُ رُوحُ الْقُدُسِ مِن رَّبِّكَ بِالْحَقِّ لِيُثَبِّتَ الَّذِينَ آمَنُوا وَهُدًى وَبُشْرَىٰ لِلْمُسْلِمِينَ (102) Thuaj: “Atë e shpalli me të vërtetë shpirti i shenjtë nga Zoti yt, për t’i forcuar edhe më tepër ata që kanë besuar, si edhe të ejtë udhërrëfyes e sihariq për të gjithë muslimanët” |
وَلَقَدْ نَعْلَمُ أَنَّهُمْ يَقُولُونَ إِنَّمَا يُعَلِّمُهُ بَشَرٌ ۗ لِّسَانُ الَّذِي يُلْحِدُونَ إِلَيْهِ أَعْجَمِيٌّ وَهَٰذَا لِسَانٌ عَرَبِيٌّ مُّبِينٌ (103) Ne e dimë mirë se ata thonë: “E mëson atë ndonjë njeri”! Gjuha për të cilën mendojnë t’ia mveshin atij është e huaj, kurse kjo (e Kur’anit) është gjuhë e qartë arabe |
إِنَّ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ لَا يَهْدِيهِمُ اللَّهُ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ (104) Ata të cilët nuk besojnë në argumentet e All-llahut, All-llahu nuk do t’i drejtojë në rrugë të drejtë; ata i pret vuajtje e padurueshme |
إِنَّمَا يَفْتَرِي الْكَذِبَ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ ۖ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْكَاذِبُونَ (105) pamëdyshje trillojnë gënjeshtra vetëm ata që nuk u besojnë argumenteve të All-llahut, e ata janë gënjeshtarë |
مَن كَفَرَ بِاللَّهِ مِن بَعْدِ إِيمَانِهِ إِلَّا مَنْ أُكْرِهَ وَقَلْبُهُ مُطْمَئِنٌّ بِالْإِيمَانِ وَلَٰكِن مَّن شَرَحَ بِالْكُفْرِ صَدْرًا فَعَلَيْهِمْ غَضَبٌ مِّنَ اللَّهِ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ (106) Atë i cili mohon All-llahun, pasi që i ka besuar – vetëm nëse është i shtrënguar të bëjë gjë të tillë, por që zemra e tij është e bindur në besim – si edhe atë që ia ka hapur zemrën mosbesimit, e pret hidhërimi i All-llahut dhe ata kanë dënim shumë të madh |
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمُ اسْتَحَبُّوا الْحَيَاةَ الدُّنْيَا عَلَى الْآخِرَةِ وَأَنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْكَافِرِينَ (107) Ngase më tepër e duan jetën në këtë botë se sa në botën tjetër, kurse All-llahu nuk drejton në rrugë të drejtë popullin që nuk beson |
أُولَٰئِكَ الَّذِينَ طَبَعَ اللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ وَسَمْعِهِمْ وَأَبْصَارِهِمْ ۖ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْغَافِلُونَ (108) Ata janë të atillë zemrat e të cilëve edhe veshët edhe sytë All-llahu i ka vulos, dhe ata janë të pakujdesshëm |
لَا جَرَمَ أَنَّهُمْ فِي الْآخِرَةِ هُمُ الْخَاسِرُونَ (109) Nuk ka dyshim se ata në botën tjetër do të jenë të humbur |
ثُمَّ إِنَّ رَبَّكَ لِلَّذِينَ هَاجَرُوا مِن بَعْدِ مَا فُتِنُوا ثُمَّ جَاهَدُوا وَصَبَرُوا إِنَّ رَبَّكَ مِن بَعْدِهَا لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ (110) Pastaj Zoti yt, atyre të cilët u shpërngulën, pasi që kanë qenë të maltretuar, e mandej luftojnë dhe çdo gjë me durim e përballojnë – Zoti yt, pas tërë asaj, do t’i falë dhe do të jetë shumë i mëshirshëm |
۞ يَوْمَ تَأْتِي كُلُّ نَفْسٍ تُجَادِلُ عَن نَّفْسِهَا وَتُوَفَّىٰ كُلُّ نَفْسٍ مَّا عَمِلَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ (111) Ditën kur secili njeri do të kujdeset vetëm për vete, dhe në të cilën ditë secilit njeri do t’i jepet shpërblimi për çka ka punuar, dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi |
وَضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا قَرْيَةً كَانَتْ آمِنَةً مُّطْمَئِنَّةً يَأْتِيهَا رِزْقُهَا رَغَدًا مِّن كُلِّ مَكَانٍ فَكَفَرَتْ بِأَنْعُمِ اللَّهِ فَأَذَاقَهَا اللَّهُ لِبَاسَ الْجُوعِ وَالْخَوْفِ بِمَا كَانُوا يَصْنَعُونَ (112) All-llahu sjell si shembull një qytet, i cili ishte i sigurt dhe i qetë, që i vinte ushqimi me shumicë nga çdo anë, por (qyteti) i mohoi dhuntitë e All-llahut, prandaj All-llahu për shkak të veprimit të tillë i bëri të shijojnë urinë dhe tmerrin |
وَلَقَدْ جَاءَهُمْ رَسُولٌ مِّنْهُمْ فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمُ الْعَذَابُ وَهُمْ ظَالِمُونَ (113) Edhe atyre u erdh një profet, nga mesi i tyre, por ata e quajtën rrenacak, andaj i përfshiu dënimi se ishin të padrejtë |
فَكُلُوا مِمَّا رَزَقَكُمُ اللَّهُ حَلَالًا طَيِّبًا وَاشْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ إِن كُنتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ (114) Hani nga ushqime të mira e të lejuara që ua dhuron All-llahu dhe jini mirënjohës All-llahut për dhuntitë e tij, në qoftë se i faleni vetëm Atij |
إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيْكُمُ الْمَيْتَةَ وَالدَّمَ وَلَحْمَ الْخِنزِيرِ وَمَا أُهِلَّ لِغَيْرِ اللَّهِ بِهِ ۖ فَمَنِ اضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍ وَلَا عَادٍ فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ (115) Ai juve iu ka ndaluar coftinat, gjakun, mishin e derrit, por edhe atë që është prerë, jo në emër të All-llahut, (por të ndonjë zoti tjetër). Por, atij i cili është i detyruar, jo nga dëshira por vetëm sa ta shuajë urinë – ani, All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm |
وَلَا تَقُولُوا لِمَا تَصِفُ أَلْسِنَتُكُمُ الْكَذِبَ هَٰذَا حَلَالٌ وَهَٰذَا حَرَامٌ لِّتَفْتَرُوا عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ ۚ إِنَّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ لَا يُفْلِحُونَ (116) Dhe me gjuhët tuaja mos flisni të pavërteta: “Kjo është e lejuar, kjo është e ndaluar” me qëllim që të përhapni të pavërteta për All-llahun. Ata të cilët shpifin gënjeshtra ndaj All-llahut nuk do të shpëtojnë |
مَتَاعٌ قَلِيلٌ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ (117) Pak do të kënaqen, por i pret dënim i dhembshëm |
وَعَلَى الَّذِينَ هَادُوا حَرَّمْنَا مَا قَصَصْنَا عَلَيْكَ مِن قَبْلُ ۖ وَمَا ظَلَمْنَاهُمْ وَلَٰكِن كَانُوا أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ (118) Ebrejve ua kemi ndaluar atë për çka të kemi treguar më herët; Ne atyre nuk u kemi bërë padrejtësi, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes |
ثُمَّ إِنَّ رَبَّكَ لِلَّذِينَ عَمِلُوا السُّوءَ بِجَهَالَةٍ ثُمَّ تَابُوا مِن بَعْدِ ذَٰلِكَ وَأَصْلَحُوا إِنَّ رَبَّكَ مِن بَعْدِهَا لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ (119) Pastaj atyre që bëjnë ndonjë vepër të keqe nga mosdija e mandej pendohen dhe përmirësohen, Zoti yt pas asaj, me siguri, do t’ua falë, është shumë i mëshirshëm |
إِنَّ إِبْرَاهِيمَ كَانَ أُمَّةً قَانِتًا لِّلَّهِ حَنِيفًا وَلَمْ يَكُ مِنَ الْمُشْرِكِينَ (120) Ibrahimi ka qenë, njëmend, i përulur ndaj All-llahut, besimtar i vërtetë, nuk ka qenë prej mosbesimtarëve |
شَاكِرًا لِّأَنْعُمِهِ ۚ اجْتَبَاهُ وَهَدَاهُ إِلَىٰ صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ (121) Mirënjohës për dhuntinë e tij; Ai e ka zgjedhë atë dhe e ka nxjerrë në rrugë të drejtë |
وَآتَيْنَاهُ فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً ۖ وَإِنَّهُ فِي الْآخِرَةِ لَمِنَ الصَّالِحِينَ (122) Dhe ne i kemi dhënë të mira në këtë botë, kurse ai edhe në botën tjetër, pa dyshim, do të jetë ndër të mirët |
ثُمَّ أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ أَنِ اتَّبِعْ مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا ۖ وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ (123) Pastaj ty të kemi shpallur: “Paso fenë e Ibrahimit, fenë e drejtë, se ai nuk ka qenë nga politeistët” |
إِنَّمَا جُعِلَ السَّبْتُ عَلَى الَّذِينَ اخْتَلَفُوا فِيهِ ۚ وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَحْكُمُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فِيمَا كَانُوا فِيهِ يَخْتَلِفُونَ (124) Festimi i të shtunës u është caktuar atyre të cilët kanë pasur mendime të kundërta përkitazi me atë, dhe Zoti yt në ditën e gjykimit ata do t’i gjykojë për shkak të përçarjes |
ادْعُ إِلَىٰ سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ ۖ وَجَادِلْهُم بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ ۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِ ۖ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ (125) Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillime të mira dhe diskuto me ata në mënyrë më të mirë! Zoti yt i di më mirë ata që kanë humbur rrugën e tij, dhe Ai di më mirë ata që janë në rrugë të drejtë |
وَإِنْ عَاقَبْتُمْ فَعَاقِبُوا بِمِثْلِ مَا عُوقِبْتُم بِهِ ۖ وَلَئِن صَبَرْتُمْ لَهُوَ خَيْرٌ لِّلصَّابِرِينَ (126) Nëse duani të merrni hak, atëherë bëne atë vetëm aq sa u është bërë juve; po nëse duroni, kjo është me të vërtetë më mirë për durimtarët |
وَاصْبِرْ وَمَا صَبْرُكَ إِلَّا بِاللَّهِ ۚ وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَلَا تَكُ فِي ضَيْقٍ مِّمَّا يَمْكُرُونَ (127) Jij i durueshëm! Por, i durueshëm do të jesh vetëm me ndihmë të All-llahut. Dhe mos të vijë keq për ata, as mos të vijë rëndë nga kurthat e tyre |
إِنَّ اللَّهَ مَعَ الَّذِينَ اتَّقَوا وَّالَّذِينَ هُم مُّحْسِنُونَ (128) All-llahu është me të vërtetë në anën e atyre të cilët frikësohen dhe largohen prej mëkateve, dhe në anën e atyre që bëjnë vepra të mira, janë bëmirës |