المص (1) Alif Lam Mim Sad |
كِتَابٌ أُنزِلَ إِلَيْكَ فَلَا يَكُن فِي صَدْرِكَ حَرَجٌ مِّنْهُ لِتُنذِرَ بِهِ وَذِكْرَىٰ لِلْمُؤْمِنِينَ (2) Ty të është shpallur një Libër dhe le të mos vijë rëndë në krahërorin tënd që të qortosh me të se ai është mësim për besimtarët |
اتَّبِعُوا مَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ وَلَا تَتَّبِعُوا مِن دُونِهِ أَوْلِيَاءَ ۗ قَلِيلًا مَّا تَذَكَّرُونَ (3) Pasoni atë që ju shpallet nga Zoti juaj dhe mos pasoni, në vend të tij, ndonjë tjetër si mbrojtës! Fare pak merrni vesh |
وَكَم مِّن قَرْيَةٍ أَهْلَكْنَاهَا فَجَاءَهَا بَأْسُنَا بَيَاتًا أَوْ هُمْ قَائِلُونَ (4) Sa e sa vendbanime i kemi shkatërruar dhe i ka zënë dënimi ynë natën (duke fjetur) ose ditën (duke pushuar) |
فَمَا كَانَ دَعْوَاهُمْ إِذْ جَاءَهُم بَأْسُنَا إِلَّا أَن قَالُوا إِنَّا كُنَّا ظَالِمِينَ (5) Dhe kur i godistë dënimi ynë, këlthitja e tyre ishte vetëm kjo: “ne me të vërtetë kemi qenë mizorë” |
فَلَنَسْأَلَنَّ الَّذِينَ أُرْسِلَ إِلَيْهِمْ وَلَنَسْأَلَنَّ الْمُرْسَلِينَ (6) Dhe gjithsesi do t’i pyesim ata të cilëve u janë dërguar profetë, por me siguri do t’i pyesim edhe profetët |
فَلَنَقُصَّنَّ عَلَيْهِم بِعِلْمٍ ۖ وَمَا كُنَّا غَائِبِينَ (7) Dhe do t’ua rrëfejmë, hiq pa dyshim, me dije të sigurtë, sepse ne nuk kemi qenë jasht rrjedhës së ngjarjeve |
وَالْوَزْنُ يَوْمَئِذٍ الْحَقُّ ۚ فَمَن ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ (8) Atë ditë matja do të jetë e drejtë: Kujt i rëndon peshoja, ata janë të shpëtuar |
وَمَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ فَأُولَٰئِكَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُم بِمَا كَانُوا بِآيَاتِنَا يَظْلِمُونَ (9) Dhe kush e ka të lehtë peshojën, ata janë të cilët kanë shkatërruar veten ngase ndaj argumenteve tona kanë qenë mosbesimtarë |
وَلَقَدْ مَكَّنَّاكُمْ فِي الْأَرْضِ وَجَعَلْنَا لَكُمْ فِيهَا مَعَايِشَ ۗ قَلِيلًا مَّا تَشْكُرُونَ (10) Ne ju kemi vendosur në tokë dhe aty ju kemi dhënë gjithçka është e nevojshme për jetë. Por ju farepak jeni mirënjohës |
وَلَقَدْ خَلَقْنَاكُمْ ثُمَّ صَوَّرْنَاكُمْ ثُمَّ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ لَمْ يَكُن مِّنَ السَّاجِدِينَ (11) Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën, e pastaj u thamë engjujve: “Përuluni Ademit”! dhe ata u përulën, përveç Iblisit. Ai nuk ishte nga ata që iu përulën |
قَالَ مَا مَنَعَكَ أَلَّا تَسْجُدَ إِذْ أَمَرْتُكَ ۖ قَالَ أَنَا خَيْرٌ مِّنْهُ خَلَقْتَنِي مِن نَّارٍ وَخَلَقْتَهُ مِن طِينٍ (12) Ç’të pengoi ty që nuk u përule kur të urdhërova? – i tha Ai. “Unë jam më i mirë se ai” – u përgjegj – “mua më krijove nga zjarri e atë nga balta” |
قَالَ فَاهْبِطْ مِنْهَا فَمَا يَكُونُ لَكَ أَن تَتَكَبَّرَ فِيهَا فَاخْرُجْ إِنَّكَ مِنَ الصَّاغِرِينَ (13) “Atëherë pra shporru prej atyhit”, - i tha Ai – Nuk të ka hije që këtu të tregosh mendjemadhësi; dil, ti je, me të vërtetë, nga të nënçmuarit!” |
قَالَ أَنظِرْنِي إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ (14) “Më jep afat” – tha, - deri në ditën kur të ringjallen!” |
قَالَ إِنَّكَ مِنَ الْمُنظَرِينَ (15) “Ani, po të jap afat”, - i tha Ai |
قَالَ فَبِمَا أَغْوَيْتَنِي لَأَقْعُدَنَّ لَهُمْ صِرَاطَكَ الْمُسْتَقِيمَ (16) “Për atë që më ke bërë të humbur”, - tha, - “atyre do t’ua pres patjetër rrugën tënde të drejtë, do t’u jap teposhtzën |
ثُمَّ لَآتِيَنَّهُم مِّن بَيْنِ أَيْدِيهِمْ وَمِنْ خَلْفِهِمْ وَعَنْ أَيْمَانِهِمْ وَعَن شَمَائِلِهِمْ ۖ وَلَا تَجِدُ أَكْثَرَهُمْ شَاكِرِينَ (17) Pastaj do t’u afrohem nga ana e përparme dhe sprapme, nga ana e djathtë dhe e majtë, dhe shumicën sish nuk do t’i kesh mirënjohës” |
قَالَ اخْرُجْ مِنْهَا مَذْءُومًا مَّدْحُورًا ۖ لَّمَن تَبِعَكَ مِنْهُمْ لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنكُمْ أَجْمَعِينَ (18) “Dil prej atyhit” – i tha, - i poshtëruar dhe i urrejtur! Pamëdyshje do ta mbush xhehennemin me të tillë të cilët vijnë pas teje dhe me ju së bashku |
وَيَا آدَمُ اسْكُنْ أَنتَ وَزَوْجُكَ الْجَنَّةَ فَكُلَا مِنْ حَيْثُ شِئْتُمَا وَلَا تَقْرَبَا هَٰذِهِ الشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ الظَّالِمِينَ (19) Kurse ti, o Adem, dhe gruaja jote banoni në xhennet dhe hani ku të doni, por këtij druri mos iu afroni e të bëheni mëkatarë” |
فَوَسْوَسَ لَهُمَا الشَّيْطَانُ لِيُبْدِيَ لَهُمَا مَا وُورِيَ عَنْهُمَا مِن سَوْآتِهِمَا وَقَالَ مَا نَهَاكُمَا رَبُّكُمَا عَنْ هَٰذِهِ الشَّجَرَةِ إِلَّا أَن تَكُونَا مَلَكَيْنِ أَوْ تَكُونَا مِنَ الْخَالِدِينَ (20) Dhe djalli filloi t’u bëjë lajka që t’ua zbulojë vendet e turpshme, që i kanë pasur të mbuluara, e u tha: “Nuk ua ka ndaluar Zoti juaj këtë për asgjë tjetër vetëm se që të mos bëheni ju të dy engjuj të pavdekshëm” |
وَقَاسَمَهُمَا إِنِّي لَكُمَا لَمِنَ النَّاصِحِينَ (21) Dhe iu përbetua: “Unë jam, me të vërtetë, këshilltari juaj” |
فَدَلَّاهُمَا بِغُرُورٍ ۚ فَلَمَّا ذَاقَا الشَّجَرَةَ بَدَتْ لَهُمَا سَوْآتُهُمَا وَطَفِقَا يَخْصِفَانِ عَلَيْهِمَا مِن وَرَقِ الْجَنَّةِ ۖ وَنَادَاهُمَا رَبُّهُمَا أَلَمْ أَنْهَكُمَا عَن تِلْكُمَا الشَّجَرَةِ وَأَقُل لَّكُمَا إِنَّ الشَّيْطَانَ لَكُمَا عَدُوٌّ مُّبِينٌ (22) Dhe me tradhëti i mashtroi. Dhe kur ata e shijuan pemën, filloi t’u zbulohen vendet e turpshme të tyre, ndaj ata filluan të mbulohen me gjethe të xhennetit. Dhe Zoti i tyre ata i thirri: “A nuk ua kam ndaluar atë pemë? Madje ju pata thënë: “Ju të dy me të vërtetë djallin e keni armik të hapët” |
قَالَا رَبَّنَا ظَلَمْنَا أَنفُسَنَا وَإِن لَّمْ تَغْفِرْ لَنَا وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ (23) “O Zoti ynë – thanë ata dy – bëmë mëkat ndaj vetes, dhe nëse Ti nuk na e fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur” |
قَالَ اهْبِطُوا بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ ۖ وَلَكُمْ فِي الْأَرْضِ مُسْتَقَرٌّ وَمَتَاعٌ إِلَىٰ حِينٍ (24) “Humbni”! – u tha Ai, - “do të jeni armik i njëri-tjetrit. Do të vendoseni në tokë dhe do të kënaqeni për një kohë” |
قَالَ فِيهَا تَحْيَوْنَ وَفِيهَا تَمُوتُونَ وَمِنْهَا تُخْرَجُونَ (25) Aty, - u tha, - “do të jetoni, aty do të vdisni dhe prej andej do të ringjalleni” |
يَا بَنِي آدَمَ قَدْ أَنزَلْنَا عَلَيْكُمْ لِبَاسًا يُوَارِي سَوْآتِكُمْ وَرِيشًا ۖ وَلِبَاسُ التَّقْوَىٰ ذَٰلِكَ خَيْرٌ ۚ ذَٰلِكَ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُونَ (26) O bijt e Ademit! Ju kemi dhënë rrobe që të mbuloni vendet tuaja të turpshme edhe veshje për zbukurim, mirëpo rrobet e devotshmërisë janë më të mirat. Ato janë disa argumente të All-llahut që ndoshta të mbledhni mend |
يَا بَنِي آدَمَ لَا يَفْتِنَنَّكُمُ الشَّيْطَانُ كَمَا أَخْرَجَ أَبَوَيْكُم مِّنَ الْجَنَّةِ يَنزِعُ عَنْهُمَا لِبَاسَهُمَا لِيُرِيَهُمَا سَوْآتِهِمَا ۗ إِنَّهُ يَرَاكُمْ هُوَ وَقَبِيلُهُ مِنْ حَيْثُ لَا تَرَوْنَهُمْ ۗ إِنَّا جَعَلْنَا الشَّيَاطِينَ أَوْلِيَاءَ لِلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ (27) O bijt e Ademit! Të mos u mashtrojë assesi djalli siç i nxori nga xheneti prindërit tuaj, duke uz ahveshur atyre rrobet që t’u shihen vendet e turpshme! Ai ju sheh, ai dhe argatët e tij, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë miq të atyre që nuk besojnë |
وَإِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً قَالُوا وَجَدْنَا عَلَيْهَا آبَاءَنَا وَاللَّهُ أَمَرَنَا بِهَا ۗ قُلْ إِنَّ اللَّهَ لَا يَأْمُرُ بِالْفَحْشَاءِ ۖ أَتَقُولُونَ عَلَى اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ (28) Dhe kur bëjnë amoralitet thonë: “I kemi gjetur të parët tanë në këso veprash, por edhe All-llahu na ka urdhëruar kështu”. Thuaj: “All-llahu nuk urdhëron amoralitet. A po flisni për All-llahun atë që nuk dini?” |
قُلْ أَمَرَ رَبِّي بِالْقِسْطِ ۖ وَأَقِيمُوا وُجُوهَكُمْ عِندَ كُلِّ مَسْجِدٍ وَادْعُوهُ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ ۚ كَمَا بَدَأَكُمْ تَعُودُونَ (29) Thuaj: “Zoti im urdhëron drejtësi. Drejtohuni vetëm Atij; në secilën xhami që jeni dhe lutjuni sinqerisht duke ia shfaqur fenë! Ashtu siç ju ka krijuar, ashtu edhe do të ktheheni tek Ai |
فَرِيقًا هَدَىٰ وَفَرِيقًا حَقَّ عَلَيْهِمُ الضَّلَالَةُ ۗ إِنَّهُمُ اتَّخَذُوا الشَّيَاطِينَ أَوْلِيَاءَ مِن دُونِ اللَّهِ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُم مُّهْتَدُونَ (30) Një palë i drejton në rrugë të drejtë, kurse një palë tjetër meritojnë humbjen, sepse ata në vend të All-llahut i merrnin djajtë për mbrojtës dhe mendojnë se janë të udhëzuar në rrugë të drejtë |
۞ يَا بَنِي آدَمَ خُذُوا زِينَتَكُمْ عِندَ كُلِّ مَسْجِدٍ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا وَلَا تُسْرِفُوا ۚ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ (31) O bijt e Ademit, kur të shkoni në xhami vishuni bukur dhe hani e pini, por mos e teproni, sepse Ai, njëmend, nuk i do ata që e teprojnë |
قُلْ مَنْ حَرَّمَ زِينَةَ اللَّهِ الَّتِي أَخْرَجَ لِعِبَادِهِ وَالطَّيِّبَاتِ مِنَ الرِّزْقِ ۚ قُلْ هِيَ لِلَّذِينَ آمَنُوا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا خَالِصَةً يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ الْآيَاتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ (32) Thuaj: “Kush i ka ndaluar stolitë e All-llahut dhe ushqimet e mira, të cilat Ai i ka bërë për robërit e vet?” Thuaj: Këto janë posaçërisht për besimtarët, të cilët në këtë botë e kanë besuar ditën e kijametit”. Ja, ashtu ne ua shpjegojmë argumentet njerëzve që dinë |
قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَالْإِثْمَ وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَأَن تُشْرِكُوا بِاللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَأَن تَقُولُوا عَلَى اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ (33) Thuaj: “Zoti im e ka ndaluar amoralitetin edhe haptazi edhe fshehurazi, edhe mëkatet, edhe shtypjen pa të drejtë, dhe që All-llahut t’i bëni shok, për të cilën gjë nuk ju ka shpallur kurrfarë argumenti, dhe që për All-llahun të flisni atë çka nuk e dini” |
وَلِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌ ۖ فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ لَا يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً ۖ وَلَا يَسْتَقْدِمُونَ (34) Secili popull ka fundin e vet dhe kur i vjen fundi i tij, nuk do të shtyhet për asnjë moment e as nuk do të shpejtohet |
يَا بَنِي آدَمَ إِمَّا يَأْتِيَنَّكُمْ رُسُلٌ مِّنكُمْ يَقُصُّونَ عَلَيْكُمْ آيَاتِي ۙ فَمَنِ اتَّقَىٰ وَأَصْلَحَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ (35) O bijt e Ademit! Do t’ju vijnë me siguri profetë nga mesi i juaj të cilët do t’ju rrëfejnë argumentet e mia, prandaj, për ata të cilët frikësohen dhe bëjnë vepra të mira nuk ka frikë e as pikëllim |
وَالَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَاسْتَكْبَرُوا عَنْهَا أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ (36) Kurse ata që përgënjeshtrojnë argumentet tona dhe sillen me arrogancë ndaj tyre, ata janë banorë të zjarrit; ata do të mbesin aty përgjithmonë |
فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِآيَاتِهِ ۚ أُولَٰئِكَ يَنَالُهُمْ نَصِيبُهُم مِّنَ الْكِتَابِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا جَاءَتْهُمْ رُسُلُنَا يَتَوَفَّوْنَهُمْ قَالُوا أَيْنَ مَا كُنتُمْ تَدْعُونَ مِن دُونِ اللَّهِ ۖ قَالُوا ضَلُّوا عَنَّا وَشَهِدُوا عَلَىٰ أَنفُسِهِمْ أَنَّهُمْ كَانُوا كَافِرِينَ (37) Po kush është më mizor se ai i cili shpif gënjeshtra ndaj All-llahut ose i përgënjeshtron ajetet e Tij? Ata do të fitojnë krejt çka u takon, deri sa që kur u vijnë të deleguarit Tanë t’u marrin shpirtërat, u thonë: “Po ku janë ata të cilëve u jeni lutur në vend të All-llahut”? Do të thonë: “U zhdukën, ikën prej nesh”, dhe vetë kundër vetes dëshmojnë se njëmend kanë qenë mosbesimtarë |
قَالَ ادْخُلُوا فِي أُمَمٍ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِكُم مِّنَ الْجِنِّ وَالْإِنسِ فِي النَّارِ ۖ كُلَّمَا دَخَلَتْ أُمَّةٌ لَّعَنَتْ أُخْتَهَا ۖ حَتَّىٰ إِذَا ادَّارَكُوا فِيهَا جَمِيعًا قَالَتْ أُخْرَاهُمْ لِأُولَاهُمْ رَبَّنَا هَٰؤُلَاءِ أَضَلُّونَا فَآتِهِمْ عَذَابًا ضِعْفًا مِّنَ النَّارِ ۖ قَالَ لِكُلٍّ ضِعْفٌ وَلَٰكِن لَّا تَعْلَمُونَ (38) Hyni, u thotë Ai, në xhehennem me popujt, me exhinët dhe njerëzit të cilët kanë qenë dhe kanë shkuar para jush! Sa herë që do të hyjë një popull do ta mallkojë atë tjetrin, derisa të mblidhen të gjithë aty, e atëherë do t’u thonë atyre të parëve të tyre: “O Zoti ynë! Këta neve na kanë shpjerë në humbje, prandaj jepu atyre dënim të shumfisht në zjarr”! Për të gjithë është i shumfishtë, - u thotë Ai, - “por ju nuk e dini” |
وَقَالَتْ أُولَاهُمْ لِأُخْرَاهُمْ فَمَا كَانَ لَكُمْ عَلَيْنَا مِن فَضْلٍ فَذُوقُوا الْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْسِبُونَ (39) Kurse ata të parët do t’ju thonë atyre tjerëve: “Po ju nuk keni asnjë përparësi ndaj nesh!” Prandaj shijone dënimin siç e keni merituar |
إِنَّ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَاسْتَكْبَرُوا عَنْهَا لَا تُفَتَّحُ لَهُمْ أَبْوَابُ السَّمَاءِ وَلَا يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ حَتَّىٰ يَلِجَ الْجَمَلُ فِي سَمِّ الْخِيَاطِ ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُجْرِمِينَ (40) Ata të cilët përgënjeshtrojnë argumentet tona dhe ndaj tyre sillen me arrogancë, nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri sa të përshkohet deveja nëpër birë të gjilpërës. Ja, ashtu ne i shpërbljemë mëkatarët |
لَهُم مِّن جَهَنَّمَ مِهَادٌ وَمِن فَوْقِهِمْ غَوَاشٍ ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِي الظَّالِمِينَ (41) Ata do të kenë shtrojë dhe mbulojë të xhehennemit. Ja, ashtu ne i shpërblejmë mizorët |
وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَا نُكَلِّفُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ (42) Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – Ne askë nuk e ngarkojmë më shumë se sa ka mundësi – ata janë banorë të xhennetit. Aty do të rrinë përgjithmonë |
وَنَزَعْنَا مَا فِي صُدُورِهِم مِّنْ غِلٍّ تَجْرِي مِن تَحْتِهِمُ الْأَنْهَارُ ۖ وَقَالُوا الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي هَدَانَا لِهَٰذَا وَمَا كُنَّا لِنَهْتَدِيَ لَوْلَا أَنْ هَدَانَا اللَّهُ ۖ لَقَدْ جَاءَتْ رُسُلُ رَبِّنَا بِالْحَقِّ ۖ وَنُودُوا أَن تِلْكُمُ الْجَنَّةُ أُورِثْتُمُوهَا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ (43) Do t’ua heqim nga kraharorët e tyre çka kanë të keqe. Para atyre do të rrjedhin lumenj dhe do të thonë: “Qoftë lartësuar All-llahu, i cili na ka udhëzuar në këtë; ne nuk do të ishim të udhëzuar sikur All-llahu të mos na kishte udhëzuar. Profetët e Zotit tonë me të vërtetë kanë sjellë të vërtetën, “dhe atyre do t’u thërritet: Ai është xhenneti që e keni fituar me vepra që i keni bërë |
وَنَادَىٰ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ أَصْحَابَ النَّارِ أَن قَدْ وَجَدْنَا مَا وَعَدَنَا رَبُّنَا حَقًّا فَهَلْ وَجَدتُّم مَّا وَعَدَ رَبُّكُمْ حَقًّا ۖ قَالُوا نَعَمْ ۚ فَأَذَّنَ مُؤَذِّنٌ بَيْنَهُمْ أَن لَّعْنَةُ اللَّهِ عَلَى الظَّالِمِينَ (44) Dhe banorët e xhennetit do të thërrasin banorët e zjarrit: “Ne e gjetëm se është e vërtetë ajo që na ka premtuar Zoti ynë, a e keni zbuluar edhe ju se është e vërtetë ajo që ju ka premtuar Zoti juaj?” “Po!” – do të thonë. Por një lajmëtar ndërmjet tyre, do të thërrasë: “Mallkimi i All-llahut është mbi mizorët |
الَّذِينَ يَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ اللَّهِ وَيَبْغُونَهَا عِوَجًا وَهُم بِالْآخِرَةِ كَافِرُونَ (45) Të cilët janë larguar nga rruga e All-llahut dhe janë përpjekur ta shtrembërojnë, se ata nuk i besojnë botës tjetër” |
وَبَيْنَهُمَا حِجَابٌ ۚ وَعَلَى الْأَعْرَافِ رِجَالٌ يَعْرِفُونَ كُلًّا بِسِيمَاهُمْ ۚ وَنَادَوْا أَصْحَابَ الْجَنَّةِ أَن سَلَامٌ عَلَيْكُمْ ۚ لَمْ يَدْخُلُوهَا وَهُمْ يَطْمَعُونَ (46) Ndërmjet atyre dy palëve ka një perde, kurse në fortifikatë njerëz të cilët do ta njohin secilin sipas shenjës së vet, dhe do t’u thërrasin banorëve të xhennetit “Selamun alejkum”, ndërsa ata akoma nuk kanë hyrë aty, dhe do të lakmojnë |
۞ وَإِذَا صُرِفَتْ أَبْصَارُهُمْ تِلْقَاءَ أَصْحَابِ النَّارِ قَالُوا رَبَّنَا لَا تَجْعَلْنَا مَعَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ (47) E kur ta kthejnë shikimin kah banorët e xhehennemit, do të thërrasin: “O Zoti ynë, mos na bën neve të jemi bashkë me njerëzit mizorë |
وَنَادَىٰ أَصْحَابُ الْأَعْرَافِ رِجَالًا يَعْرِفُونَهُم بِسِيمَاهُمْ قَالُوا مَا أَغْنَىٰ عَنكُمْ جَمْعُكُمْ وَمَا كُنتُمْ تَسْتَكْبِرُونَ (48) Banorët e Fortifikatës do t’i thërrasin njerëzit, të cilët do t’i njohin sipas karakteristikave të tyre, dhe do t’u thonë: “Nuk u bëri kurrfarë dobie tubimi juaj e as mendjemadhësia” |
أَهَٰؤُلَاءِ الَّذِينَ أَقْسَمْتُمْ لَا يَنَالُهُمُ اللَّهُ بِرَحْمَةٍ ۚ ادْخُلُوا الْجَنَّةَ لَا خَوْفٌ عَلَيْكُمْ وَلَا أَنتُمْ تَحْزَنُونَ (49) A janë këta për të cilët keni bërë be se nuk do t’i mbërrijë mëshirë e All-llahut”? Hyni në xhenet, për ju nuk ka frikë dhe ju mos u brengosni fare!” |
وَنَادَىٰ أَصْحَابُ النَّارِ أَصْحَابَ الْجَنَّةِ أَنْ أَفِيضُوا عَلَيْنَا مِنَ الْمَاءِ أَوْ مِمَّا رَزَقَكُمُ اللَّهُ ۚ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ حَرَّمَهُمَا عَلَى الْكَافِرِينَ (50) Kurse banorët e zjarrit do të thërrasin banorët e xhenetit: “Derdhni edhe mbi ne pak ujë ose diçka prej asaj me çka ju ka dhuruar All-llahu!”, e ata do të thonë: “All-llahu i ka ndaluar këta për mosbesimtarët” |
الَّذِينَ اتَّخَذُوا دِينَهُمْ لَهْوًا وَلَعِبًا وَغَرَّتْهُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا ۚ فَالْيَوْمَ نَنسَاهُمْ كَمَا نَسُوا لِقَاءَ يَوْمِهِمْ هَٰذَا وَمَا كَانُوا بِآيَاتِنَا يَجْحَدُونَ (51) Të cilët i pat mashtruar jeta në tokë dhe fenë e tyre e kanë pasur si lojë dhe zbavitje. Sot ne, për shkak se i kanë mohuar argumentet tona, do t’i harrojmë ata siç e kanë pasë harruar ata ballafaqimin me këtë ditë të tyre” |
وَلَقَدْ جِئْنَاهُم بِكِتَابٍ فَصَّلْنَاهُ عَلَىٰ عِلْمٍ هُدًى وَرَحْمَةً لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ (52) Kurse Ne këtyre u kemi sjellë Libër të cilin e kemi sqaruar me mjeshtëri të madhe, që të jetë udhërrëfyes e mëshirë për popullin që beson |
هَلْ يَنظُرُونَ إِلَّا تَأْوِيلَهُ ۚ يَوْمَ يَأْتِي تَأْوِيلُهُ يَقُولُ الَّذِينَ نَسُوهُ مِن قَبْلُ قَدْ جَاءَتْ رُسُلُ رَبِّنَا بِالْحَقِّ فَهَل لَّنَا مِن شُفَعَاءَ فَيَشْفَعُوا لَنَا أَوْ نُرَدُّ فَنَعْمَلَ غَيْرَ الَّذِي كُنَّا نَعْمَلُ ۚ قَدْ خَسِرُوا أَنفُسَهُمْ وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُوا يَفْتَرُونَ (53) A presin ata aplikimin e tij? Atë ditë kur të vihet në zbatim ai, ata të cilët më parë e patën mohuar do të thonë: “Të vërtetën e kanë sjellë profetët e Zotit tonë! A keni ndonjë nëdrmjetës të angazhohet për ne ose të kthehemi e të punojmë ndryshe nga ajo që kemi punuar”. Ata e kanë shkatërruar vetvetën dhe i kanë humbur edhe ata që i kanë trilluar |
إِنَّ رَبَّكُمُ اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَىٰ عَلَى الْعَرْشِ يُغْشِي اللَّيْلَ النَّهَارَ يَطْلُبُهُ حَثِيثًا وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ وَالنُّجُومَ مُسَخَّرَاتٍ بِأَمْرِهِ ۗ أَلَا لَهُ الْخَلْقُ وَالْأَمْرُ ۗ تَبَارَكَ اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ (54) Pa dyshim Zoti juaj është All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj ka mbizotëruar me gjithësinë. Ai me natën e mbulon ditën, që e përcjell hap për hap, edhe Dielli dhe Hëna, edhe yjtë i nënshtrohen urdhërit të Tij. Kujdes! Vetëm Ai krijon dhe urdhëron. Qoftë bekuar All-llahu, Zot i botërave |
ادْعُوا رَبَّكُمْ تَضَرُّعًا وَخُفْيَةً ۚ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ (55) Lutjuni Zotit tuaj me përulje dhe fshehurazi! Ai nuk i do ata të cilët e teprojnë |
وَلَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَاحِهَا وَادْعُوهُ خَوْفًا وَطَمَعًا ۚ إِنَّ رَحْمَتَ اللَّهِ قَرِيبٌ مِّنَ الْمُحْسِنِينَ (56) Dhe mos bëni turbullira në tokë, pasi që në të është vënë rregull, dhe Atij lutjuni me frikë dhe dëshirë të madhe. Mëshira e All-llahut është me të vërtetë afër mirëbërësve |
وَهُوَ الَّذِي يُرْسِلُ الرِّيَاحَ بُشْرًا بَيْنَ يَدَيْ رَحْمَتِهِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا أَقَلَّتْ سَحَابًا ثِقَالًا سُقْنَاهُ لِبَلَدٍ مَّيِّتٍ فَأَنزَلْنَا بِهِ الْمَاءَ فَأَخْرَجْنَا بِهِ مِن كُلِّ الثَّمَرَاتِ ۚ كَذَٰلِكَ نُخْرِجُ الْمَوْتَىٰ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ (57) Ai është i cili dërgon erërat si përgëzues të mëshirë së vetë; kurse ata kur i nisin në lëvizje retë e rënda ne i shpiejmë kah ndonjë vend i vdekur dhe atje lëshojmë shiun, e me të bëjmë që të rriten frute të llojllojshme. Ashtu do të ngjallim edhe të vdekurit, mbase do të mblidhni mendjen |
وَالْبَلَدُ الطَّيِّبُ يَخْرُجُ نَبَاتُهُ بِإِذْنِ رَبِّهِ ۖ وَالَّذِي خَبُثَ لَا يَخْرُجُ إِلَّا نَكِدًا ۚ كَذَٰلِكَ نُصَرِّفُ الْآيَاتِ لِقَوْمٍ يَشْكُرُونَ (58) Në vende të mira rriten bimë me vullnetin e Zotit të vet, kurse në ato që s’janë të mira mezi rritet diçka. Ja, ashtu Ne u shpalojmë argumentet tona njerëzve që janë mirënjohës |
لَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِ فَقَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ (59) Ne e patëm dërguar Nuhin te populli i tij dhe u tha: “O populli im, adhurone All-llahun! Ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Unë me të vërtetë i frikësohem dënimit tuaj të Ditës së madhe!” |
قَالَ الْمَلَأُ مِن قَوْمِهِ إِنَّا لَنَرَاكَ فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ (60) Por kryeparët e popullit të tij i thanë: “Ne konsiderojmë se ti je në humbje të qartë” |
قَالَ يَا قَوْمِ لَيْسَ بِي ضَلَالَةٌ وَلَٰكِنِّي رَسُولٌ مِّن رَّبِّ الْعَالَمِينَ (61) “O populli im!” – u tha ai, - “unë nuk jamë në humbje, por unë jam Profet i Zotit të botërave |
أُبَلِّغُكُمْ رِسَالَاتِ رَبِّي وَأَنصَحُ لَكُمْ وَأَعْلَمُ مِنَ اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ (62) Ju komunikoj suhufet e Zotit tim dhe ju këshilloj, dhe unë nga All-llahu di atë që ju nuk e dini |
أَوَعَجِبْتُمْ أَن جَاءَكُمْ ذِكْرٌ مِّن رَّبِّكُمْ عَلَىٰ رَجُلٍ مِّنكُمْ لِيُنذِرَكُمْ وَلِتَتَّقُوا وَلَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ (63) A ju vjen çudi që këshilla nga Zoti juaj ju vjen me anë të një njeriu nga mesi juaj që t’ju tërheqë vërejtjen në mënyrë që të ruheni dhe ndoshta do të jeni të mëshiruar?” |
فَكَذَّبُوهُ فَأَنجَيْنَاهُ وَالَّذِينَ مَعَهُ فِي الْفُلْكِ وَأَغْرَقْنَا الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا عَمِينَ (64) Por, ata e përgënjeshtruan, prandaj e shpëtuan atë edhe ata të cilët ishin me te në anije, kurse ata të cilët i përgënjeshtruan argumentet tona, i përmbytëm. Ata njëmend kanë qenë popull i verbër |
۞ وَإِلَىٰ عَادٍ أَخَاهُمْ هُودًا ۗ قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ (65) Kurse Adit – vëllaun e tyre Hudin, “O populli im”, - u tha ai, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, a nuk keni frikë?” |
قَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِن قَوْمِهِ إِنَّا لَنَرَاكَ فِي سَفَاهَةٍ وَإِنَّا لَنَظُنُّكَ مِنَ الْكَاذِبِينَ (66) Kryeparët e popullit të tij të cilët nuk besuan i thanë: “Ne konsiderojmë se ti je me të vërtetë i marrë dhe mendojmë se ti je përnjëmend rrenacak” |
قَالَ يَا قَوْمِ لَيْسَ بِي سَفَاهَةٌ وَلَٰكِنِّي رَسُولٌ مِّن رَّبِّ الْعَالَمِينَ (67) “O populli im!” – tha ai, - nuk jam unë i marrë, por jam profet i Zotit të botërave |
أُبَلِّغُكُمْ رِسَالَاتِ رَبِّي وَأَنَا لَكُمْ نَاصِحٌ أَمِينٌ (68) Ju komunikoj traktatet e Zotit tim dhe unë për ju jam këshilltar besnik |
أَوَعَجِبْتُمْ أَن جَاءَكُمْ ذِكْرٌ مِّن رَّبِّكُمْ عَلَىٰ رَجُلٍ مِّنكُمْ لِيُنذِرَكُمْ ۚ وَاذْكُرُوا إِذْ جَعَلَكُمْ خُلَفَاءَ مِن بَعْدِ قَوْمِ نُوحٍ وَزَادَكُمْ فِي الْخَلْقِ بَسْطَةً ۖ فَاذْكُرُوا آلَاءَ اللَّهِ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ (69) A ju vjen çudi që këshilla nga Zoti juaj ju vjen me anë të një njeriu nga mesi juaj që t’iu tërheqë vërejtjen? Kujtohuni se ai juve ju bëri mëkëmbës pas popullit të Nuhit dhe ju shtoi forcën fizike. Kujtoni, pra dhuntitë e All-llahut për të arritur shpëtimin |
قَالُوا أَجِئْتَنَا لِنَعْبُدَ اللَّهَ وَحْدَهُ وَنَذَرَ مَا كَانَ يَعْبُدُ آبَاؤُنَا ۖ فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَا إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ (70) Ata i thanë: “A na ke ardhur që t’i falemi vetëm All-llahut, e t’i lëmë ata të cilëve u janë falur të parët tanë?” Hajde le të na godasi ajo me çka po na kërcënohesh, nëse je i sinqertë!” |
قَالَ قَدْ وَقَعَ عَلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ رِجْسٌ وَغَضَبٌ ۖ أَتُجَادِلُونَنِي فِي أَسْمَاءٍ سَمَّيْتُمُوهَا أَنتُمْ وَآبَاؤُكُم مَّا نَزَّلَ اللَّهُ بِهَا مِن سُلْطَانٍ ۚ فَانتَظِرُوا إِنِّي مَعَكُم مِّنَ الْمُنتَظِرِينَ (71) “Juve ju ka gjetur dënimi dhe hidhërimi i Zotit tuaj” – u tha ai. “A me mua po polemizoni me dofarë emrash me të cilët i keni emëruar ju vetë dhe të parët tuaj, për të cilët All-llahu kurrfarë argumenti nuk ka shpallur? Pritni pra, se edhe unë po pres me ju!” |
فَأَنجَيْنَاهُ وَالَّذِينَ مَعَهُ بِرَحْمَةٍ مِّنَّا وَقَطَعْنَا دَابِرَ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا ۖ وَمَا كَانُوا مُؤْمِنِينَ (72) Dhe ne me mëshirën tonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin me te, kurse i shfarosëm, deri te i fundit, ata të cilët nuk ishin besimtarë dhe i përgënjeshtruan argumentet tona |
وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَالِحًا ۗ قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۖ قَدْ جَاءَتْكُم بَيِّنَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ ۖ هَٰذِهِ نَاقَةُ اللَّهِ لَكُمْ آيَةً ۖ فَذَرُوهَا تَأْكُلْ فِي أَرْضِ اللَّهِ ۖ وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوءٍ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ (73) Ndërsa Themudit – vëllaun e tyre Salihun. “O populli im!” – u tha ai, - Adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Qe, ju ka ardhur fakti nga Zoti i juaj: kjo deve e All-llahut është argument për ju. Lëshone le të kullosë në tokë të All-llahut dhe mos e ngucni se do t’ju godas dënim i padurueshëm |
وَاذْكُرُوا إِذْ جَعَلَكُمْ خُلَفَاءَ مِن بَعْدِ عَادٍ وَبَوَّأَكُمْ فِي الْأَرْضِ تَتَّخِذُونَ مِن سُهُولِهَا قُصُورًا وَتَنْحِتُونَ الْجِبَالَ بُيُوتًا ۖ فَاذْكُرُوا آلَاءَ اللَّهِ وَلَا تَعْثَوْا فِي الْأَرْضِ مُفْسِدِينَ (74) Dhe përkujtone se u ka bërë trashëgimtarë të Adit dhe Ai u ka vendosur në tokë, nëpër rrafshinat e së cilës bëni pallate kurse nëpër male keni kurdisur shtëpi. Mendoni, pra, dhuntitë e All-llahut dhe mos bëni keq në tokë duke bërë çrregullime!” |
قَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا مِن قَوْمِهِ لِلَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا لِمَنْ آمَنَ مِنْهُمْ أَتَعْلَمُونَ أَنَّ صَالِحًا مُّرْسَلٌ مِّن رَّبِّهِ ۚ قَالُوا إِنَّا بِمَا أُرْسِلَ بِهِ مُؤْمِنُونَ (75) Kryeparët e popullit të tij, ata që bënë mendjemadhësi, u thanë atyre të dobtëve nga mesi i tyre të cilët besuan: “A e pranoni ju se Salihu është i dërguar nga Zoti i vet?” Ata thanë: “Ne i besojmë me të vërtetë tërë asaj që është dërguar me anë të tij” |
قَالَ الَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا إِنَّا بِالَّذِي آمَنتُم بِهِ كَافِرُونَ (76) E ata të cilët ishin mendjemëdhenj thanë: “Ne pra, e mohojmë vendosmërisht atë që besoni ju” |
فَعَقَرُوا النَّاقَةَ وَعَتَوْا عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ وَقَالُوا يَا صَالِحُ ائْتِنَا بِمَا تَعِدُنَا إِن كُنتَ مِنَ الْمُرْسَلِينَ (77) Dhe e therrën deven duke mos e përfilluar urdhërin e Zotit të tyre, po thanë: “O Salih, bëre le të na godasë ajo me çka po na kërcënohesh, nëse je ti i dërguar!” |
فَأَخَذَتْهُمُ الرَّجْفَةُ فَأَصْبَحُوا فِي دَارِهِمْ جَاثِمِينَ (78) I përfshiu dridhja e trishtueshme dhe ata në mëngjes u gjetën të vdekur në shtëpitë e tyre |
فَتَوَلَّىٰ عَنْهُمْ وَقَالَ يَا قَوْمِ لَقَدْ أَبْلَغْتُكُمْ رِسَالَةَ رَبِّي وَنَصَحْتُ لَكُمْ وَلَٰكِن لَّا تُحِبُّونَ النَّاصِحِينَ (79) Kurse ai ishte larguar prej tyre dhe u tha: “O popull! Ju kam pas komunikuar traktatin e Zotit tim dhe ju këshillova, por ju nuk i doni këshilluesit” |
وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَتَأْتُونَ الْفَاحِشَةَ مَا سَبَقَكُم بِهَا مِنْ أَحَدٍ مِّنَ الْعَالَمِينَ (80) Edhe Lutin, që i tha popullit të vet: “Përse bëni amoralitet që nuk e ka bërë askush në botë para jush |
إِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ الرِّجَالَ شَهْوَةً مِّن دُونِ النِّسَاءِ ۚ بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌ مُّسْرِفُونَ (81) Ju i qaseni meshkujve me epsh, në vend të femrave. Po ju jeni popull që e teproni |
وَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِ إِلَّا أَن قَالُوا أَخْرِجُوهُم مِّن قَرْيَتِكُمْ ۖ إِنَّهُمْ أُنَاسٌ يَتَطَهَّرُونَ (82) Kurse përgjegja e popullit të tij ishte: Përzini ata nga qyteti juaj! Ata janë njerëz që ruhen shumë |
فَأَنجَيْنَاهُ وَأَهْلَهُ إِلَّا امْرَأَتَهُ كَانَتْ مِنَ الْغَابِرِينَ (83) Dhe ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. Ajo ishte nga ata të humburit |
وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِم مَّطَرًا ۖ فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُجْرِمِينَ (84) Dhe atyre u lëshuam një shi dhe vetëm shiko si përfunduan amoralistët mizorë |
وَإِلَىٰ مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْبًا ۗ قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۖ قَدْ جَاءَتْكُم بَيِّنَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ ۖ فَأَوْفُوا الْكَيْلَ وَالْمِيزَانَ وَلَا تَبْخَسُوا النَّاسَ أَشْيَاءَهُمْ وَلَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَاحِهَا ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ (85) Dhe në Medjen – vëllaun e tyre Shuajbin. “O populli im! Adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Ju ka ardhur argument i qartë nga Zoti i juaj, prandaj matni drejt me litër dhe me terezi dhe mos ua lini mangut njerëzve sendet e tyre, dhe mos e çrregulloni rendin në tokë pasi që në të është vënë rendi. Ajo është më mirë për ju nëse besoni |
وَلَا تَقْعُدُوا بِكُلِّ صِرَاطٍ تُوعِدُونَ وَتَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ اللَّهِ مَنْ آمَنَ بِهِ وَتَبْغُونَهَا عِوَجًا ۚ وَاذْكُرُوا إِذْ كُنتُمْ قَلِيلًا فَكَثَّرَكُمْ ۖ وَانظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُفْسِدِينَ (86) Dhe mos vëni prita në secilën rrugë, të kërcënoheni dhe të shmangni nga rruga e All-llahut, ata të cilët i besojnë Atij, dhe të përpiqeni ta shtrembëroni. Dhe përkujtone kur ishit pak dhe Ai ju bëri shumë dhe shikoni si kanë përfunduar ngatrrestarët |
وَإِن كَانَ طَائِفَةٌ مِّنكُمْ آمَنُوا بِالَّذِي أُرْسِلْتُ بِهِ وَطَائِفَةٌ لَّمْ يُؤْمِنُوا فَاصْبِرُوا حَتَّىٰ يَحْكُمَ اللَّهُ بَيْنَنَا ۚ وَهُوَ خَيْرُ الْحَاكِمِينَ (87) Nëse disa prej jush besojnë në atë që është dërguar me anën time, kurse një grup tjetër nuk besuan, kini durim deri sa të na gjykojë All-llahu, sepse Ai është gjykatësi më i mirë |
۞ قَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا مِن قَوْمِهِ لَنُخْرِجَنَّكَ يَا شُعَيْبُ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَكَ مِن قَرْيَتِنَا أَوْ لَتَعُودُنَّ فِي مِلَّتِنَا ۚ قَالَ أَوَلَوْ كُنَّا كَارِهِينَ (88) Kryeparët e popullit të tij, të cilët ishin mendjemëdhenj, thanë: “O Shuajb! Ne gjithsesi do të përzëmë nga qyteti ynë ty edhe ata që besuan me ty, ose pa tjetër do të ktheheni në fenë tonë”, “A edhe përkundër dëshirës tonë?” – tha ai |
قَدِ افْتَرَيْنَا عَلَى اللَّهِ كَذِبًا إِنْ عُدْنَا فِي مِلَّتِكُم بَعْدَ إِذْ نَجَّانَا اللَّهُ مِنْهَا ۚ وَمَا يَكُونُ لَنَا أَن نَّعُودَ فِيهَا إِلَّا أَن يَشَاءَ اللَّهُ رَبُّنَا ۚ وَسِعَ رَبُّنَا كُلَّ شَيْءٍ عِلْمًا ۚ عَلَى اللَّهِ تَوَكَّلْنَا ۚ رَبَّنَا افْتَحْ بَيْنَنَا وَبَيْنَ قَوْمِنَا بِالْحَقِّ وَأَنتَ خَيْرُ الْفَاتِحِينَ (89) “Do të kishim shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut sikur të ktheheshim në fenë tuaj, pasi që na pat shpëtuar All-llahut prej asaj. Ne nuk mund të kthehemi në të, pa dashur All-llahu, Zoti ynë, sepse Zoti ynë ngërthen me dijeni të Tij çdo send, ne jemi mbështetur te All-llahu. O Zoti ynë! Ti vendos ndërmjet nesh dhe popullit tonë me drejtësi. Ti je gjyqtari më i drejtë!” |
وَقَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِن قَوْمِهِ لَئِنِ اتَّبَعْتُمْ شُعَيْبًا إِنَّكُمْ إِذًا لَّخَاسِرُونَ (90) Kurse kryeparët e popullit të tij, ata të cilët nuk kanë besuar, thanë: “Nëse shkoni pas Shuajbit, ju atëherë pa dyshim jeni të humbur” |
فَأَخَذَتْهُمُ الرَّجْفَةُ فَأَصْبَحُوا فِي دَارِهِمْ جَاثِمِينَ (91) Dhe i goditi dridhje e fortë dhe në mëngjes u gjetën kërcuj në shtëpitë e veta |
الَّذِينَ كَذَّبُوا شُعَيْبًا كَأَن لَّمْ يَغْنَوْا فِيهَا ۚ الَّذِينَ كَذَّبُوا شُعَيْبًا كَانُوا هُمُ الْخَاسِرِينَ (92) Ata që e kanë konsideruar Shuajbin rrenacak, sikur asnjëherë nuk jetuan me të, - dhe ata që e përgënjeshtruan Shuajbin, ata kanë qenë të humbur |
فَتَوَلَّىٰ عَنْهُمْ وَقَالَ يَا قَوْمِ لَقَدْ أَبْلَغْتُكُمْ رِسَالَاتِ رَبِّي وَنَصَحْتُ لَكُمْ ۖ فَكَيْفَ آسَىٰ عَلَىٰ قَوْمٍ كَافِرِينَ (93) Prandaj, ai u largua prej tyre dhe tha: “O populli im! Ju kam komunikuar traktatet e Zotit tim dhe ju kam këshilluar, e si të vuaj për popullin mosbesimtar?” |
وَمَا أَرْسَلْنَا فِي قَرْيَةٍ مِّن نَّبِيٍّ إِلَّا أَخَذْنَا أَهْلَهَا بِالْبَأْسَاءِ وَالضَّرَّاءِ لَعَلَّهُمْ يَضَّرَّعُونَ (94) Dhe asnjë ferrëfyes nuk e kemi dërguar në ndonjë qytet e banorët e tij të mos i kemi dënuar me skamje e sëmundje në mënyrë që të përulen |
ثُمَّ بَدَّلْنَا مَكَانَ السَّيِّئَةِ الْحَسَنَةَ حَتَّىٰ عَفَوا وَّقَالُوا قَدْ مَسَّ آبَاءَنَا الضَّرَّاءُ وَالسَّرَّاءُ فَأَخَذْنَاهُم بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ (95) Pastaj e zëvendësonim të keqen me mirësi derisa të përparojnë dhe të thonë: “Edhe baballarët tanë janë sprovuar me pikëllime edhe gëzime”, - e pastaj ata i grabitëm papritmas dhe aspak nuk e hetuan |
وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَىٰ آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِم بَرَكَاتٍ مِّنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ وَلَٰكِن كَذَّبُوا فَأَخَذْنَاهُم بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ (96) Dhe sikur të kishin besuar banorët e fshatrave dhe të ishin ruajtur, Ne atyre do t’u kishim dërguar bekime nga qielli edhe nga toka, por ata kanë përgënjeshtruar andaj i kemi goditur me diçka që e kanë merituar |
أَفَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَىٰ أَن يَأْتِيَهُم بَأْسُنَا بَيَاتًا وَهُمْ نَائِمُونَ (97) Ata janë banorët e fshatrave të sigurt se nuk do t’i goditë dënimi im deri sa ata flejnë natën |
أَوَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَىٰ أَن يَأْتِيَهُم بَأْسُنَا ضُحًى وَهُمْ يَلْعَبُونَ (98) Ose, a janë banorët e fshatrave të sigurt se nuk do t’i gjejë dënimi ynë në ditën deri sa ata luajnë |
أَفَأَمِنُوا مَكْرَ اللَّهِ ۚ فَلَا يَأْمَنُ مَكْرَ اللَّهِ إِلَّا الْقَوْمُ الْخَاسِرُونَ (99) A janë ata të sigurt në kurthën e All-llahut? Kurthën e All-llahut e kanë të siguruar vetëm njerëzit e humbur |
أَوَلَمْ يَهْدِ لِلَّذِينَ يَرِثُونَ الْأَرْضَ مِن بَعْدِ أَهْلِهَا أَن لَّوْ نَشَاءُ أَصَبْنَاهُم بِذُنُوبِهِمْ ۚ وَنَطْبَعُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَهُمْ لَا يَسْمَعُونَ (100) Ata të cilët trashëgojnë tokën e banorëve të saj të mëparshëm, a nuk i çon në rrugë të drejtë fakti se po të duam ata i godisim me gabimet e tyre dhe zemrat e tyre i vulosim, e ata nuk do të dëgjojnë |
تِلْكَ الْقُرَىٰ نَقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنبَائِهَا ۚ وَلَقَدْ جَاءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِالْبَيِّنَاتِ فَمَا كَانُوا لِيُؤْمِنُوا بِمَا كَذَّبُوا مِن قَبْلُ ۚ كَذَٰلِكَ يَطْبَعُ اللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِ الْكَافِرِينَ (101) Lidhur me ato fshatra po t’i rrëfejmë ty disa nga ato ngjarje. Atyre profetët e vet u kanë sjellë argumente të qarta, por ata nuk kanë dashur të besojnë në atë që e patën përgënjeshtruar më parë. Ashtu i ka vulosur All-llahu zemrat e mosbesimtarëve |
وَمَا وَجَدْنَا لِأَكْثَرِهِم مِّنْ عَهْدٍ ۖ وَإِن وَجَدْنَا أَكْثَرَهُمْ لَفَاسِقِينَ (102) Kurse ne e kemi ditur se shumica e tyre nuk e mbajnë besën, dhe e kemi ditur se shumica, njëmend, janë gabimtarë |
ثُمَّ بَعَثْنَا مِن بَعْدِهِم مُّوسَىٰ بِآيَاتِنَا إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِ فَظَلَمُوا بِهَا ۖ فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُفْسِدِينَ (103) Pastaj pas atyre, ia kemi dërguar Faraonit dhe parisë së tij, Musaun me argumentet tona, por ata këtij i bënë krime, e ti shikoi si kanë përfunduar ngatrrestarët |
وَقَالَ مُوسَىٰ يَا فِرْعَوْنُ إِنِّي رَسُولٌ مِّن رَّبِّ الْعَالَمِينَ (104) Dhe Musa tha: “O Faraon, unë jam Profet i Zotit të botërave |
حَقِيقٌ عَلَىٰ أَن لَّا أَقُولَ عَلَى اللَّهِ إِلَّا الْحَقَّ ۚ قَدْ جِئْتُكُم بِبَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ فَأَرْسِلْ مَعِيَ بَنِي إِسْرَائِيلَ (105) Kam detyrë të them vetëm të vërtetën për All-llahun. Ju kam sjell argumente të qarta nga Zoti juaj, lëri pra le të vijnë me mua izraelitët!” |
قَالَ إِن كُنتَ جِئْتَ بِآيَةٍ فَأْتِ بِهَا إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ (106) “Nëse ke sjellë argument”, - i tha (faraoni) – “tregoje nëse flet të vërtetën!” |
فَأَلْقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعْبَانٌ مُّبِينٌ (107) Dhe ai e lëshoi shkopin e vet – kur ai, ja, gjarpër i vërtetë |
وَنَزَعَ يَدَهُ فَإِذَا هِيَ بَيْضَاءُ لِلنَّاظِرِينَ (108) dhe nxorri dorën e vet – e ajo krejt e bardhë për të pranishmit |
قَالَ الْمَلَأُ مِن قَوْمِ فِرْعَوْنَ إِنَّ هَٰذَا لَسَاحِرٌ عَلِيمٌ (109) Kryeparia e popullit të Faraonit thanë: “Ky vërtetë është magjitar i zhdërvjelltë |
يُرِيدُ أَن يُخْرِجَكُم مِّنْ أَرْضِكُمْ ۖ فَمَاذَا تَأْمُرُونَ (110) Dëshiron t’ju nxjerrë nga toka e juaj. Çka thuani ju |
قَالُوا أَرْجِهْ وَأَخَاهُ وَأَرْسِلْ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ (111) “Vonoje atë dhe vëlaun e tij, - i thanë, - dhe dërgo në qytet ata që do t’i tubojnë |
يَأْتُوكَ بِكُلِّ سَاحِرٍ عَلِيمٍ (112) Dhe po t’i sjellin ty tërë magjistarët e zhdërvjelltë” |
وَجَاءَ السَّحَرَةُ فِرْعَوْنَ قَالُوا إِنَّ لَنَا لَأَجْرًا إِن كُنَّا نَحْنُ الْغَالِبِينَ (113) dhe i erdhën Faraonit magjistarët dhe i thanë: “Nëse dalim ngadhnjimtarë a do të kemi njëmend shpërblim |
قَالَ نَعَمْ وَإِنَّكُمْ لَمِنَ الْمُقَرَّبِينَ (114) “Po”, - u tha ai, - “dhe me të vërtetë do t’u kemë të afërt” |
قَالُوا يَا مُوسَىٰ إِمَّا أَن تُلْقِيَ وَإِمَّا أَن نَّكُونَ نَحْنُ الْمُلْقِينَ (115) “O Musa”, - i thanë, - a do t’i lëshosh ti apo t’i lëshojmë ne?” |
قَالَ أَلْقُوا ۖ فَلَمَّا أَلْقَوْا سَحَرُوا أَعْيُنَ النَّاسِ وَاسْتَرْهَبُوهُمْ وَجَاءُوا بِسِحْرٍ عَظِيمٍ (116) “Lëshoni ju!” – u tha ai. Dhe kur i lëshuan i magjepsën sytë e njerëzve dhe shumë i frikësuan, sepse u shfaqën magji të mëdha |
۞ وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ أَنْ أَلْقِ عَصَاكَ ۖ فَإِذَا هِيَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ (117) Kurse ne i komunikuam Musaut: “Lëshoje shkopin tënd!” dhe ai menjëherë i përbiu të gjitha ato gënjeshtra |
فَوَقَعَ الْحَقُّ وَبَطَلَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (118) Dhe doli në shesh e vërteta kurse ajo që kishin bërë ata u prish |
فَغُلِبُوا هُنَالِكَ وَانقَلَبُوا صَاغِرِينَ (119) Dhe ata u mundën aty dhe mbetën të poshtëruar |
وَأُلْقِيَ السَّحَرَةُ سَاجِدِينَ (120) Kurse magjistarët ranë në sexhde |
قَالُوا آمَنَّا بِرَبِّ الْعَالَمِينَ (121) “Ne i besojmë Zotit të botërave, thanë |
رَبِّ مُوسَىٰ وَهَارُونَ (122) Zotit të Musaut dhe Harunit!” |
قَالَ فِرْعَوْنُ آمَنتُم بِهِ قَبْلَ أَنْ آذَنَ لَكُمْ ۖ إِنَّ هَٰذَا لَمَكْرٌ مَّكَرْتُمُوهُ فِي الْمَدِينَةِ لِتُخْرِجُوا مِنْهَا أَهْلَهَا ۖ فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ (123) “A t’i besoni para se t’u jap unë leje”, u tha Faraoni. “Kjo është me të vërtetë kurthë që keni kurdisur në qytet për të përzënë prej andej banorët e tij, por do ta shihni |
لَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُم مِّنْ خِلَافٍ ثُمَّ لَأُصَلِّبَنَّكُمْ أَجْمَعِينَ (124) Do t’ua këpus, pa dyshim, duart dhe këmbët tërthorazi, e pastaj do t’iu gozhdoj të tërëve” |
قَالُوا إِنَّا إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ (125) Ata i thanë: “Ne me të vërtetë i drejtohemi Zotit tonë |
وَمَا تَنقِمُ مِنَّا إِلَّا أَنْ آمَنَّا بِآيَاتِ رَبِّنَا لَمَّا جَاءَتْنَا ۚ رَبَّنَا أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْرًا وَتَوَفَّنَا مُسْلِمِينَ (126) E ti neve na hakmirresh vetëm pse i besuam argumenteve të Zotit tonë, që na erdhën. O Zoti ynë, na bën të fortë dhe të vdesim me durim e si besimtarë!” |
وَقَالَ الْمَلَأُ مِن قَوْمِ فِرْعَوْنَ أَتَذَرُ مُوسَىٰ وَقَوْمَهُ لِيُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ وَيَذَرَكَ وَآلِهَتَكَ ۚ قَالَ سَنُقَتِّلُ أَبْنَاءَهُمْ وَنَسْتَحْيِي نِسَاءَهُمْ وَإِنَّا فَوْقَهُمْ قَاهِرُونَ (127) Kurse kryeparët e popullit të Faraonit thanë: “A do ta lësh Musaun dhe popullin e tij të bëjnë turbullira në tokë dhe të lënë ty dhe zotërat tuaj?” Ai tha: “Do t’ua mbysim djemtë e tyre, kurse femrat do t’ua lëmë të jetojnë. Ne me të vërtetë jemi sundues të atyre” |
قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ اسْتَعِينُوا بِاللَّهِ وَاصْبِرُوا ۖ إِنَّ الْأَرْضَ لِلَّهِ يُورِثُهَا مَن يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ ۖ وَالْعَاقِبَةُ لِلْمُتَّقِينَ (128) Musa i tha popullit të vet: “Kërkoni ndihmë prej All-llahut dhe jini të durueshëm! Toka është me siguri e All-llahut. Ai ua lë në trashigim kujt të dojë nga robërit e vet; kurse e ardhmja është e atyre që ruhen” |
قَالُوا أُوذِينَا مِن قَبْلِ أَن تَأْتِيَنَا وَمِن بَعْدِ مَا جِئْتَنَا ۚ قَالَ عَسَىٰ رَبُّكُمْ أَن يُهْلِكَ عَدُوَّكُمْ وَيَسْتَخْلِفَكُمْ فِي الْأَرْضِ فَيَنظُرَ كَيْفَ تَعْمَلُونَ (129) “Kemi qenë të maltretuar, - thanë ata, - para se të vije ti, por edhe aps ardhjes tënde”. Ndërsa ai u tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta shkatërroj armikun tuaj, kurse juve do t’ju lërë mëkëmbës të tyre në tokë, për të parë se si do të veproni” |
وَلَقَدْ أَخَذْنَا آلَ فِرْعَوْنَ بِالسِّنِينَ وَنَقْصٍ مِّنَ الثَّمَرَاتِ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُونَ (130) Dhe familjen e Faraonit ne e dënuam me vite urie dhe joplleshmërie. Ndoshta po mbledhin mend |
فَإِذَا جَاءَتْهُمُ الْحَسَنَةُ قَالُوا لَنَا هَٰذِهِ ۖ وَإِن تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌ يَطَّيَّرُوا بِمُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُ ۗ أَلَا إِنَّمَا طَائِرُهُمْ عِندَ اللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ (131) Dhe kur u vjen mirë atyre thonë: “Këtë e kemi merituar”, por kur i godit ndonjë e keqe, fajsonin Musaun dhe ata që ishin me te. Por jo! E keqja e tyre është nga All-llahu, por shumica e tyre nuk e dinë |
وَقَالُوا مَهْمَا تَأْتِنَا بِهِ مِنْ آيَةٍ لِّتَسْحَرَنَا بِهَا فَمَا نَحْنُ لَكَ بِمُؤْمِنِينَ (132) Dhe thonë: “Çfarëdo argumenti që të na sjellësh për të na magjepsur me të, ne ty nuk do të besojmë!” |
فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ الطُّوفَانَ وَالْجَرَادَ وَالْقُمَّلَ وَالضَّفَادِعَ وَالدَّمَ آيَاتٍ مُّفَصَّلَاتٍ فَاسْتَكْبَرُوا وَكَانُوا قَوْمًا مُّجْرِمِينَ (133) Prandaj ne atyre u lëshuam përmbytjen, edhe karkalecat, edhe rriçnën, edhe bretkosat, edhe gja; argumente të qarta, por ata bënë mendjemadhësi; kanë qenë popull mëkatarë |
وَلَمَّا وَقَعَ عَلَيْهِمُ الرِّجْزُ قَالُوا يَا مُوسَى ادْعُ لَنَا رَبَّكَ بِمَا عَهِدَ عِندَكَ ۖ لَئِن كَشَفْتَ عَنَّا الرِّجْزَ لَنُؤْمِنَنَّ لَكَ وَلَنُرْسِلَنَّ مَعَكَ بَنِي إِسْرَائِيلَ (134) Dhe kur i goditi i papritura, thanë: “O Musa, lute për ne Zotin tënd – ashtu siç ta ka dhënë besën ty. Nëse na liron nga kjo e keqe, ne patjetër do të besojmë ty dhe padyshim do t’i dërgojmë me ty izraelitët” |
فَلَمَّا كَشَفْنَا عَنْهُمُ الرِّجْزَ إِلَىٰ أَجَلٍ هُم بَالِغُوهُ إِذَا هُمْ يَنكُثُونَ (135) Por kur i çliruam nga ajo e keqe – për një afat të caktuar që do të arrijnë – ata nuk e mbajtën fjalën |
فَانتَقَمْنَا مِنْهُمْ فَأَغْرَقْنَاهُمْ فِي الْيَمِّ بِأَنَّهُمْ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَكَانُوا عَنْهَا غَافِلِينَ (136) Prandaj ne i dënuam dhe i përmbytëm në det, sepse i përgënjeshtruan ajetet tona dhe ishin indiferentë ndaj tyre |
وَأَوْرَثْنَا الْقَوْمَ الَّذِينَ كَانُوا يُسْتَضْعَفُونَ مَشَارِقَ الْأَرْضِ وَمَغَارِبَهَا الَّتِي بَارَكْنَا فِيهَا ۖ وَتَمَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ الْحُسْنَىٰ عَلَىٰ بَنِي إِسْرَائِيلَ بِمَا صَبَرُوا ۖ وَدَمَّرْنَا مَا كَانَ يَصْنَعُ فِرْعَوْنُ وَقَوْمُهُ وَمَا كَانُوا يَعْرِشُونَ (137) Kurse popullin e shtypur e bëmë trashigimtar të anëve lindore dhe perëndimore, të tokës që e kemi bekuar, dhe u plotësua fjala e mirë e Zotit tënd ndaj izraelitëve, për shkak se patën durim, dhe e bëmë rrafsh me tokë atë çka e kishte ndërtuar dhe ishte kujdesur Faraoni dhe populli i tij |
وَجَاوَزْنَا بِبَنِي إِسْرَائِيلَ الْبَحْرَ فَأَتَوْا عَلَىٰ قَوْمٍ يَعْكُفُونَ عَلَىٰ أَصْنَامٍ لَّهُمْ ۚ قَالُوا يَا مُوسَى اجْعَل لَّنَا إِلَٰهًا كَمَا لَهُمْ آلِهَةٌ ۚ قَالَ إِنَّكُمْ قَوْمٌ تَجْهَلُونَ (138) Dhe ne i transferuam izraelitët përtej detit, dhe erdhën te një popull që adhuronte idolet e veta. “O Musa, - i thanë, - na e bën edhe ti neve një Zot siç kanë edhe ata zotër!” Ai, u tha: “Ju njëmend jeni popull injorant” |
إِنَّ هَٰؤُلَاءِ مُتَبَّرٌ مَّا هُمْ فِيهِ وَبَاطِلٌ مَّا كَانُوا يَعْمَلُونَ (139) Pamëdyshje kjo që adhurojnë këta do të shkatërrohet dhe çka po bëjnë ata nuk ka kurrfarë vlere |
قَالَ أَغَيْرَ اللَّهِ أَبْغِيكُمْ إِلَٰهًا وَهُوَ فَضَّلَكُمْ عَلَى الْعَالَمِينَ (140) A në vend të All-llahut t’u gjej tjetër Zot, e Ai ju ka dalluar nga të tjerët |
وَإِذْ أَنجَيْنَاكُم مِّنْ آلِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوءَ الْعَذَابِ ۖ يُقَتِّلُونَ أَبْنَاءَكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَاءَكُمْ ۚ وَفِي ذَٰلِكُم بَلَاءٌ مِّن رَّبِّكُمْ عَظِيمٌ (141) Dhe pasi që u shpëtuam nga familja e Faraonit, të cilët ju venin në mundime të rënda: ua mbysnin djemtë tuaj dhe femrat ua linin në jetë. Në këtë ka qenë një sprovë e rëndë nga ana e Zotit tuaj të madhërishëm |
۞ وَوَاعَدْنَا مُوسَىٰ ثَلَاثِينَ لَيْلَةً وَأَتْمَمْنَاهَا بِعَشْرٍ فَتَمَّ مِيقَاتُ رَبِّهِ أَرْبَعِينَ لَيْلَةً ۚ وَقَالَ مُوسَىٰ لِأَخِيهِ هَارُونَ اخْلُفْنِي فِي قَوْمِي وَأَصْلِحْ وَلَا تَتَّبِعْ سَبِيلَ الْمُفْسِدِينَ (142) Ne i kemi caktuar Musaut tridhjetë netë dhe këtë e plotësuam edhe me dhjetë, andaj koha që caktoi Zoti i tij (për takim që t’i japë Tevratin) u plotësua, dyzet netë. Dhe Musau i pat thënë vëllaut të vet Harunit: “Më zëvendëso te populli im, dhe mbaj rend e mos paso rrugët e ngatrrestarëve!” |
وَلَمَّا جَاءَ مُوسَىٰ لِمِيقَاتِنَا وَكَلَّمَهُ رَبُّهُ قَالَ رَبِّ أَرِنِي أَنظُرْ إِلَيْكَ ۚ قَالَ لَن تَرَانِي وَلَٰكِنِ انظُرْ إِلَى الْجَبَلِ فَإِنِ اسْتَقَرَّ مَكَانَهُ فَسَوْفَ تَرَانِي ۚ فَلَمَّا تَجَلَّىٰ رَبُّهُ لِلْجَبَلِ جَعَلَهُ دَكًّا وَخَرَّ مُوسَىٰ صَعِقًا ۚ فَلَمَّا أَفَاقَ قَالَ سُبْحَانَكَ تُبْتُ إِلَيْكَ وَأَنَا أَوَّلُ الْمُؤْمِنِينَ (143) Dhe kur na erdh Musa në kohën e caktuar, dhe i foli Zoti i tij, ai i tha: “O Zoti im, shfaqmu të të shoh!” “Nuk mundesh të më shohish”, - i tha, - por shikoje kodrën, e nëse ajo mbetet në vendin e vet, do të më shohësh”. Por kur Zoti i tij iu shfaq kodrës, e bëri rrafsh me tokë, ndërsa Musa ra pa mend. Dhe kur erdhi në vete tha: “Ty të lartësoj! Të pendohem. Unë jam besimtari i parë!” |
قَالَ يَا مُوسَىٰ إِنِّي اصْطَفَيْتُكَ عَلَى النَّاسِ بِرِسَالَاتِي وَبِكَلَامِي فَخُذْ مَا آتَيْتُكَ وَكُن مِّنَ الشَّاكِرِينَ (144) “O Musa, - i tha Ai, - unë ty të kam zgjedhur nga njerëzit tjerë me komunikimin tim dhe me fjalën time. Prandaj merre atë çka ta jap dhe jij mirënjohës!” |
وَكَتَبْنَا لَهُ فِي الْأَلْوَاحِ مِن كُلِّ شَيْءٍ مَّوْعِظَةً وَتَفْصِيلًا لِّكُلِّ شَيْءٍ فَخُذْهَا بِقُوَّةٍ وَأْمُرْ قَوْمَكَ يَأْخُذُوا بِأَحْسَنِهَا ۚ سَأُرِيكُمْ دَارَ الْفَاسِقِينَ (145) Dhe ne atij ia shkruam këshillën për çdo send në pllaka edhe sqarime për çdo send. Pranoi ato bindshëm dhe urdhëroje popullin tënd të marrin atë që është më e mirë!” Do t’ua tregoj vendin e mbrapshtarëve |
سَأَصْرِفُ عَنْ آيَاتِيَ الَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِي الْأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَإِن يَرَوْا كُلَّ آيَةٍ لَّا يُؤْمِنُوا بِهَا وَإِن يَرَوْا سَبِيلَ الرُّشْدِ لَا يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًا وَإِن يَرَوْا سَبِيلَ الْغَيِّ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًا ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَكَانُوا عَنْهَا غَافِلِينَ (146) Do t’i largoj nga argumentet e mia ata të cilët bëjnë mendjemadhësi në tokë pa kurrfarë arsyeje. Edhe pse i shohin tërë argumentet – nuk u besojnë, edhe pse e shohin rrugën e drejtë – nuk e pranojnë si rrugë të drejtë, po nëse shohin rrugë pa krye atë e marrin për rrugë. Kjo bëhet për shkak se kanë përgënjeshtruar argumentet tona dhe kanë qenë indiferentë ndaj atyre |
وَالَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَلِقَاءِ الْآخِرَةِ حَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ ۚ هَلْ يُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (147) Kurse ata të cilët i përgënjeshtruan argumentet tona dhe ballafaqimin në botën tjetër, vepra e tyre janë shkatërruar. A po shpërblehen ndryshe, përveç se si kanë punuar |
وَاتَّخَذَ قَوْمُ مُوسَىٰ مِن بَعْدِهِ مِنْ حُلِيِّهِمْ عِجْلًا جَسَدًا لَّهُ خُوَارٌ ۚ أَلَمْ يَرَوْا أَنَّهُ لَا يُكَلِّمُهُمْ وَلَا يَهْدِيهِمْ سَبِيلًا ۘ اتَّخَذُوهُ وَكَانُوا ظَالِمِينَ (148) dhe populli i Musaut, pasi shkoi ai, pranoi një viç (për idol) nga stolitë e tyre, një figurë që pëlliste. A nuk kanë parë se ai nuk u flet dhe se nuk i përudh në rrugë të drejtë? E pranuan atë dhe bënë gabim, mizori |
وَلَمَّا سُقِطَ فِي أَيْدِيهِمْ وَرَأَوْا أَنَّهُمْ قَدْ ضَلُّوا قَالُوا لَئِن لَّمْ يَرْحَمْنَا رَبُّنَا وَيَغْفِرْ لَنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ (149) Dhe kur e kuptuan gabimin dhe e panë se kanë humbur, thanë: “Nëse Zoti ynë nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me të vërtetë do të jemi të humbur” |
وَلَمَّا رَجَعَ مُوسَىٰ إِلَىٰ قَوْمِهِ غَضْبَانَ أَسِفًا قَالَ بِئْسَمَا خَلَفْتُمُونِي مِن بَعْدِي ۖ أَعَجِلْتُمْ أَمْرَ رَبِّكُمْ ۖ وَأَلْقَى الْأَلْوَاحَ وَأَخَذَ بِرَأْسِ أَخِيهِ يَجُرُّهُ إِلَيْهِ ۚ قَالَ ابْنَ أُمَّ إِنَّ الْقَوْمَ اسْتَضْعَفُونِي وَكَادُوا يَقْتُلُونَنِي فَلَا تُشْمِتْ بِيَ الْأَعْدَاءَ وَلَا تَجْعَلْنِي مَعَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ (150) Dhe kur u kthye Musa te populli i vet, i hidhëruar dhe i pikëlluar, tha: “Po shumë keq jeni sjellë pasi shkova unë! A deshët ta shpejtoni urdhërin e Zotit tuaj?” – dhe i hudhi pllakat, kurse vëllaun e vet e kapi për flokësh dhe e tërhoqi kah vetja. “O bir i nënës time!, - i tha, (harunit) populli më ka parë të dobët dhe përpak desh më mbytën; mos bën të më hakmirren armiqtë dhe mos më konsidero prej atyre që kanë bërë mizori” |
قَالَ رَبِّ اغْفِرْ لِي وَلِأَخِي وَأَدْخِلْنَا فِي رَحْمَتِكَ ۖ وَأَنتَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ (151) “O Zoti im!, - u lut Musa, - më fal mua dhe vëllaun tim dhe na prano në ëmshirën Tënde, Ti je më i mëshirshmi i të mëshirshmëve!” |
إِنَّ الَّذِينَ اتَّخَذُوا الْعِجْلَ سَيَنَالُهُمْ غَضَبٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَذِلَّةٌ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُفْتَرِينَ (152) Ata të cilëtpatën pranuar viçin do t’i arrijë njëmend hidhërimi i Zotit të tyre edhe poshtërimi i kësaj bote. Ashtu ne i shpërblejmë shpifsat |
وَالَّذِينَ عَمِلُوا السَّيِّئَاتِ ثُمَّ تَابُوا مِن بَعْدِهَا وَآمَنُوا إِنَّ رَبَّكَ مِن بَعْدِهَا لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ (153) Kurse ata të cilët bëjnë vepra të këqia e pastaj janë penduar dhe besojnë, Zoti yt, pas kësaj, me siguri fal dhe është mëshirëplotë |
وَلَمَّا سَكَتَ عَن مُّوسَى الْغَضَبُ أَخَذَ الْأَلْوَاحَ ۖ وَفِي نُسْخَتِهَا هُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلَّذِينَ هُمْ لِرَبِّهِمْ يَرْهَبُونَ (154) Dhe kur i kaloi Musaut hidhërimi, ai mori pllakat në tekstin e të cilave ishte udhëzimi dhe mëshira për ata të cilët i frikësohen hidhërimit të Zotit të tyre |
وَاخْتَارَ مُوسَىٰ قَوْمَهُ سَبْعِينَ رَجُلًا لِّمِيقَاتِنَا ۖ فَلَمَّا أَخَذَتْهُمُ الرَّجْفَةُ قَالَ رَبِّ لَوْ شِئْتَ أَهْلَكْتَهُم مِّن قَبْلُ وَإِيَّايَ ۖ أَتُهْلِكُنَا بِمَا فَعَلَ السُّفَهَاءُ مِنَّا ۖ إِنْ هِيَ إِلَّا فِتْنَتُكَ تُضِلُّ بِهَا مَن تَشَاءُ وَتَهْدِي مَن تَشَاءُ ۖ أَنتَ وَلِيُّنَا فَاغْفِرْ لَنَا وَارْحَمْنَا ۖ وَأَنتَ خَيْرُ الْغَافِرِينَ (155) Dhe Musa i zgjodhi nga populli i vet shtatdhjetë vetë për vendtakimin me ne. por kur i goditi dridhja, ai tha: “O Zoti im, të kishe dashur ti ke mund t’i zhdukësh ata edhe mua qysh më parë. A të na zhdukësh për shkak të veprimit të disa t marrëve nga mesi ynë? Ajo është vetëm sprovë jotja me të cilën Ti cilindo e lë në humbje, e cilindo e udhëzon në rrugë të drejtë. Ti je Zoti ynë, andaj na fal dhe na mëshiro, sepse ti fal më së shumti |
۞ وَاكْتُبْ لَنَا فِي هَٰذِهِ الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ إِنَّا هُدْنَا إِلَيْكَ ۚ قَالَ عَذَابِي أُصِيبُ بِهِ مَنْ أَشَاءُ ۖ وَرَحْمَتِي وَسِعَتْ كُلَّ شَيْءٍ ۚ فَسَأَكْتُبُهَا لِلَّذِينَ يَتَّقُونَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَالَّذِينَ هُم بِآيَاتِنَا يُؤْمِنُونَ (156) Dhe na jep mirësi në këtë botë, edhe në botën tjetër, - ne, me të vërtetë jemi kthyer kah ti”. “Me dënimin tim unë dënoj cilin të dua, - tha ai – kurse mëshira ime ngërthen çdo send. Do t’ua jap atyre të cilët shmangen prej mëkatesh dhe japin zeqatë, dhe atyre të cilët besojnë në argumentet tona |
الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الرَّسُولَ النَّبِيَّ الْأُمِّيَّ الَّذِي يَجِدُونَهُ مَكْتُوبًا عِندَهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَالْإِنجِيلِ يَأْمُرُهُم بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَاهُمْ عَنِ الْمُنكَرِ وَيُحِلُّ لَهُمُ الطَّيِّبَاتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ الْخَبَائِثَ وَيَضَعُ عَنْهُمْ إِصْرَهُمْ وَالْأَغْلَالَ الَّتِي كَانَتْ عَلَيْهِمْ ۚ فَالَّذِينَ آمَنُوا بِهِ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَاتَّبَعُوا النُّورَ الَّذِي أُنزِلَ مَعَهُ ۙ أُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ (157) Ata që pasojnë Profetin, ferrëfyes analfabet, të cilin e gjejnë të paralajmëruar në librat e veta, në Tevrat dhe Inxhil, që prej atyre kërkon të bëjnë vepra të mira dhe i pengon nga të pamirat, i cili u lejon ushqime të mira dhe u ndalon të këqiat, dhe i çliron nga barrat e vështirësitë që kanë pasur. Prandaj ata që i besojnë atij, të cilët do ta përkrahin dhe ndihmojnë dhe pasojnë dritën e dërguar me anë të tij, ata, s’ka dyshim, janë të shpëtuar |
قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْيِي وَيُمِيتُ ۖ فَآمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ النَّبِيِّ الْأُمِّيِّ الَّذِي يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَكَلِمَاتِهِ وَاتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ (158) Thuaj: “O njerëz, unë për të gjithë ju, jam Profet i All-llahut. Pushteti i Tij është edhe në qiej edhe në tokë. Nuk ka tjetër Zot përveç Atij. Ai ju vdes dheju ngjallë, prandaj besoni në All-llahun dhe Profetin e tij, ferrëfyes analfabet, i cili beson në All-llahun dhe fjalët e tij; pasone atë që të jeni në rrugë të drejtë!” |
وَمِن قَوْمِ مُوسَىٰ أُمَّةٌ يَهْدُونَ بِالْحَقِّ وَبِهِ يَعْدِلُونَ (159) Nga populli i Musaut ka një grup njerëzish të cilët udhëzojnë në rrugë të drejtë dhe atë e zbatojnë me drejtësi |
وَقَطَّعْنَاهُمُ اثْنَتَيْ عَشْرَةَ أَسْبَاطًا أُمَمًا ۚ وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ إِذِ اسْتَسْقَاهُ قَوْمُهُ أَنِ اضْرِب بِّعَصَاكَ الْحَجَرَ ۖ فَانبَجَسَتْ مِنْهُ اثْنَتَا عَشْرَةَ عَيْنًا ۖ قَدْ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٍ مَّشْرَبَهُمْ ۚ وَظَلَّلْنَا عَلَيْهِمُ الْغَمَامَ وَأَنزَلْنَا عَلَيْهِمُ الْمَنَّ وَالسَّلْوَىٰ ۖ كُلُوا مِن طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ ۚ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَٰكِن كَانُوا أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ (160) Edhe ne i shpërndamë në dymbëdhjetë fise, dhe Musaut, kur i kërkoi populli i tij ujë, i kumtuam: “Mëshoi gurit me shkopin tënd!” dhe prej aty shpërthyen dymbëdhjetë burime, e secili fis e dinte se prej cilit burim do të pijë. Kurse ne i bëmë hije prej reve dhe u dhamë fëllënza dhe mena (lloj lëngu i ëmbël). Hani gjërat e mira me të cilat ju furnizojmë!” Ata nuk na kanë bërë neve padrejtësi, ata vetvetes i kanë bërë padrejtësi |
وَإِذْ قِيلَ لَهُمُ اسْكُنُوا هَٰذِهِ الْقَرْيَةَ وَكُلُوا مِنْهَا حَيْثُ شِئْتُمْ وَقُولُوا حِطَّةٌ وَادْخُلُوا الْبَابَ سُجَّدًا نَّغْفِرْ لَكُمْ خَطِيئَاتِكُمْ ۚ سَنَزِيدُ الْمُحْسِنِينَ (161) Dhe kur iu tha: “Vendosuni në këtë fshat dhe hani prej nga të duani dhe thuani: “Na fal?! Dhe në derë hyni me përulje, - do t’ua falim mëkatet tuaja. Edhe punëmirëve do t’ua shtojmë” |
فَبَدَّلَ الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْهُمْ قَوْلًا غَيْرَ الَّذِي قِيلَ لَهُمْ فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِجْزًا مِّنَ السَّمَاءِ بِمَا كَانُوا يَظْلِمُونَ (162) Pastaj, ata të padrejtët, ndër ata, i ndërruan fjalët me tjera fjalë, nga ata që u ishin thënë. Edhe ne mbi ata kemi zbritur dënimin nga qielli për shkak se gjithmonë kanë qenë të padrejtë |
وَاسْأَلْهُمْ عَنِ الْقَرْيَةِ الَّتِي كَانَتْ حَاضِرَةَ الْبَحْرِ إِذْ يَعْدُونَ فِي السَّبْتِ إِذْ تَأْتِيهِمْ حِيتَانُهُمْ يَوْمَ سَبْتِهِمْ شُرَّعًا وَيَوْمَ لَا يَسْبِتُونَ ۙ لَا تَأْتِيهِمْ ۚ كَذَٰلِكَ نَبْلُوهُم بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ (163) Dhe pyeti ata për fshatin që gjendej buzë detit kur e thyen dispozitën për të shtundën, kur peshqit, para syve të tyre, u vinin deri sa e festonin të shtundën, dhe kur nuk e festonin më, ata nuk u vinin më. Ja, ashtu i kemi vënë në sprovë për shkak se gjithmonë kanë gabuar |
وَإِذْ قَالَتْ أُمَّةٌ مِّنْهُمْ لِمَ تَعِظُونَ قَوْمًا ۙ اللَّهُ مُهْلِكُهُمْ أَوْ مُعَذِّبُهُمْ عَذَابًا شَدِيدًا ۖ قَالُوا مَعْذِرَةً إِلَىٰ رَبِّكُمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ (164) Dhe kur një grup prej tyre i thanë: “Pse këshilloni një popull të cilin All-llahu do ta shkatërrojë ose do ta dënojë me mundime të rënda”? Ata u përgjigjën: “Për t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe ndoshta ata do të shmangen pak prej mëkateve” |
فَلَمَّا نَسُوا مَا ذُكِّرُوا بِهِ أَنجَيْنَا الَّذِينَ يَنْهَوْنَ عَنِ السُّوءِ وَأَخَذْنَا الَّذِينَ ظَلَمُوا بِعَذَابٍ بَئِيسٍ بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ (165) Dhe kur e harruan atë me çka ishn të qortuar, ne i shpëtuam ata të cilët pengonin nga veprat e këqia, kurse me dënim të rëndë i përfshimë mëkatarët, për shkak se gjithmonë kanë qenë mbrapshtanë |
فَلَمَّا عَتَوْا عَن مَّا نُهُوا عَنْهُ قُلْنَا لَهُمْ كُونُوا قِرَدَةً خَاسِئِينَ (166) Dhe pasi që ata me ngulm refuzuan të heqin dorë nga ajo që u ndalohet, Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përçmuar!” |
وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكَ لَيَبْعَثَنَّ عَلَيْهِمْ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ مَن يَسُومُهُمْ سُوءَ الْعَذَابِ ۗ إِنَّ رَبَّكَ لَسَرِيعُ الْعِقَابِ ۖ وَإِنَّهُ لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ (167) Dhe Zoti yt njoftoi se deri në ditën e kijametit do të lëshojmë pushtetin e dikujt, i cili do t’i shtyp në mënyrë më të keqe. Zoti yt është, me të vërtetë, i shpejtë në dënim, por Ai edhe fal shumë dhe është mëshirëplotë |
وَقَطَّعْنَاهُمْ فِي الْأَرْضِ أُمَمًا ۖ مِّنْهُمُ الصَّالِحُونَ وَمِنْهُمْ دُونَ ذَٰلِكَ ۖ وَبَلَوْنَاهُم بِالْحَسَنَاتِ وَالسَّيِّئَاتِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ (168) Dhe ne ata i kemi shpërndarë nëpër tokë si popuj: ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të mirë; dhe ne i kemi sprovuar me të mira edhe me të këqia, ndoshta vijnë në veti |
فَخَلَفَ مِن بَعْدِهِمْ خَلْفٌ وَرِثُوا الْكِتَابَ يَأْخُذُونَ عَرَضَ هَٰذَا الْأَدْنَىٰ وَيَقُولُونَ سَيُغْفَرُ لَنَا وَإِن يَأْتِهِمْ عَرَضٌ مِّثْلُهُ يَأْخُذُوهُ ۚ أَلَمْ يُؤْخَذْ عَلَيْهِم مِّيثَاقُ الْكِتَابِ أَن لَّا يَقُولُوا عَلَى اللَّهِ إِلَّا الْحَقَّ وَدَرَسُوا مَا فِيهِ ۗ وَالدَّارُ الْآخِرَةُ خَيْرٌ لِّلَّذِينَ يَتَّقُونَ ۗ أَفَلَا تَعْقِلُونَ (169) dhe pas tyre kanë mbetur brezni që kanë trashëguar Librin. Blenin gjëra të pavlefshme të kësaj bote të ultë dhe thoshin: “Do të na falet!” Po në qoftë se prapë u vjenë n’doresh diçka e tillë, do ta bënin. A nuk është marrë prej tyre besa në Libër – se nuk do të thonë për All-llahun asgjë përveç të vërtetës dhe kanë lexuar se çka ka aty – mirëpo bota e ardhshme është më e mirë për ata që ruhen. A nuk mbledhin mendjen |
وَالَّذِينَ يُمَسِّكُونَ بِالْكِتَابِ وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ إِنَّا لَا نُضِيعُ أَجْرَ الْمُصْلِحِينَ (170) Ndërsa ata të cilët bindshëm i përmbahen Librit dhe që falin namazin, ne njëmend nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve |
۞ وَإِذْ نَتَقْنَا الْجَبَلَ فَوْقَهُمْ كَأَنَّهُ ظُلَّةٌ وَظَنُّوا أَنَّهُ وَاقِعٌ بِهِمْ خُذُوا مَا آتَيْنَاكُم بِقُوَّةٍ وَاذْكُرُوا مَا فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ (171) Dhe kur e ngritëm kodrën sikur re mbi ta, dhe ata menduan se ajo do të bie mbi ta “Pranone me vendosmëri atë që ju kemi dhënë dhe kini ndërmend çka ka aty, që të jeni të devotshëm!” |
وَإِذْ أَخَذَ رَبُّكَ مِن بَنِي آدَمَ مِن ظُهُورِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَأَشْهَدَهُمْ عَلَىٰ أَنفُسِهِمْ أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ ۖ قَالُوا بَلَىٰ ۛ شَهِدْنَا ۛ أَن تَقُولُوا يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِنَّا كُنَّا عَنْ هَٰذَا غَافِلِينَ (172) dhe kur Zoti yt nga kryqet e të bijve të Admeit nxorri pasardhësit e tyre dhe kërkoi prej tyre të dëshmojnë kundër vetes: “A nuk jam unë Zoti juaj?” “Po, si jo, - thanë ata, - ne dëshmojmë” që të mos thuani në ditën e kijametit “Ne kemi qenë indiferentë ndaj kësaj” |
أَوْ تَقُولُوا إِنَّمَا أَشْرَكَ آبَاؤُنَا مِن قَبْلُ وَكُنَّا ذُرِّيَّةً مِّن بَعْدِهِمْ ۖ أَفَتُهْلِكُنَا بِمَا فَعَلَ الْمُبْطِلُونَ (173) Apo të thuani: “Me të vërtetë të parët tonë përpara nesh kanë qenë politeistë, kurse ne jemi brezi pas tyre. A do të na dënosh për atë që kanë bërë rrenacakët?” |
وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ الْآيَاتِ وَلَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ (174) Dhe ashtu, ja, ne gjerësisht shpjegojmë argumentet, ndoshta vijnë në veti |
وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ الَّذِي آتَيْنَاهُ آيَاتِنَا فَانسَلَخَ مِنْهَا فَأَتْبَعَهُ الشَّيْطَانُ فَكَانَ مِنَ الْغَاوِينَ (175) Dhe shpaloju atyre lajmin për atë që i dhamë argumentet tona, e ai u largua prej tyre, andaj e ndoqi djalli, sepse ai ishte i humbur |
وَلَوْ شِئْنَا لَرَفَعْنَاهُ بِهَا وَلَٰكِنَّهُ أَخْلَدَ إِلَى الْأَرْضِ وَاتَّبَعَ هَوَاهُ ۚ فَمَثَلُهُ كَمَثَلِ الْكَلْبِ إِن تَحْمِلْ عَلَيْهِ يَلْهَثْ أَوْ تَتْرُكْهُ يَلْهَث ۚ ذَّٰلِكَ مَثَلُ الْقَوْمِ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا ۚ فَاقْصُصِ الْقَصَصَ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ (176) Sikur të kishim dashur kemi mund ta ngrisim me ta, por ai iu mbështet kësaj bote dhe është nisur pas epshit të vet. Shembulli i tij i përngjet atij të qenit: nëse e përzen ai gjuhëqitur, dihatë, por edhe nëse e le ai prapë dihat. Ashtu janë njerëzit të cilët i përgënjeshtrojnë argumentet tona, prandaj rrëfe ndodhitë, ndoshta do të mendojnë |
سَاءَ مَثَلًا الْقَوْمُ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَأَنفُسَهُمْ كَانُوا يَظْلِمُونَ (177) Njerëzit të cilët nuk pranojnë argumentet tona janë shembull i keq, pra ata bëjnë krim ndaj vetvetes |
مَن يَهْدِ اللَّهُ فَهُوَ الْمُهْتَدِي ۖ وَمَن يُضْلِلْ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ (178) Kë përudhë All-llahu – ai është në rrugë të drejtë, e kë e lë të humbur – ata do të jenë të humbur |
وَلَقَدْ ذَرَأْنَا لِجَهَنَّمَ كَثِيرًا مِّنَ الْجِنِّ وَالْإِنسِ ۖ لَهُمْ قُلُوبٌ لَّا يَفْقَهُونَ بِهَا وَلَهُمْ أَعْيُنٌ لَّا يُبْصِرُونَ بِهَا وَلَهُمْ آذَانٌ لَّا يَسْمَعُونَ بِهَا ۚ أُولَٰئِكَ كَالْأَنْعَامِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ ۚ أُولَٰئِكَ هُمُ الْغَافِلُونَ (179) Ne kemi krijuar shumë njerëz dhe exhin për ferr. Ata kanë zemër – por me to nuk kuptojnë, ata kanë sy – por me ta nuk shohin, ata kanë veshë – por me ta nuk dëgjojnë ata janë sikur kafshët, madje edhe më të humbur – ata janë indiferentë |
وَلِلَّهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ فَادْعُوهُ بِهَا ۖ وَذَرُوا الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَائِهِ ۚ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (180) All-llahu ka emrat më të mirë. Prandaj thirrne me ata dhe hiqnu atyre të cilët keqpërdornin emrat e Tij – do të shpërblehen ashtu siç veprojnë |
وَمِمَّنْ خَلَقْنَا أُمَّةٌ يَهْدُونَ بِالْحَقِّ وَبِهِ يَعْدِلُونَ (181) Mirëpo, ndër ata që i krijojmë ka njerëz që udhëzojnë në të drejtë dhe ato i zbatojnë me drejtësi |
وَالَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا سَنَسْتَدْرِجُهُم مِّنْ حَيْثُ لَا يَعْلَمُونَ (182) Kurse ata të cilët përgënjeshtruan ajetet tona, ne gradualisht do t’i shpiejmë në humbje prej nga nuk e dinë fare |
وَأُمْلِي لَهُمْ ۚ إِنَّ كَيْدِي مَتِينٌ (183) Atyre do t’u jap afat. E me të vërtetë mashtrimi im është i fortë |
أَوَلَمْ يَتَفَكَّرُوا ۗ مَا بِصَاحِبِهِم مِّن جِنَّةٍ ۚ إِنْ هُوَ إِلَّا نَذِيرٌ مُّبِينٌ (184) A nuk kanë menduar ata se ai, shoku i tyre, nuk është i marrë; ai vetëm tërheq vërejtjen haptazi |
أَوَلَمْ يَنظُرُوا فِي مَلَكُوتِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا خَلَقَ اللَّهُ مِن شَيْءٍ وَأَنْ عَسَىٰ أَن يَكُونَ قَدِ اقْتَرَبَ أَجَلُهُمْ ۖ فَبِأَيِّ حَدِيثٍ بَعْدَهُ يُؤْمِنُونَ (185) A nuk i kanë parë ata mbretëritë e qiejve dhe të tokës dhe tërë ata çka ka krijuar Ai, e ndoshta u është afruar fundi? Po cilave fjalë, përpos tij, (Kur’anit) do t’i besojnë |
مَن يُضْلِلِ اللَّهُ فَلَا هَادِيَ لَهُ ۚ وَيَذَرُهُمْ فِي طُغْيَانِهِمْ يَعْمَهُونَ (186) Kë e lë All-llahu në humbje, për atë nuk ka përudhje. Ai do t’i lërë që në mosbesimin e vet të humbin |
يَسْأَلُونَكَ عَنِ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا ۖ قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِندَ رَبِّي ۖ لَا يُجَلِّيهَا لِوَقْتِهَا إِلَّا هُوَ ۚ ثَقُلَتْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ لَا تَأْتِيكُمْ إِلَّا بَغْتَةً ۗ يَسْأَلُونَكَ كَأَنَّكَ حَفِيٌّ عَنْهَا ۖ قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِندَ اللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ (187) Të pyesin për ditën e kijametit kur do të ndodhë. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, Ai do ta zbulojë kohën e tij, edhe do t’u vijë rëndë qiejve dhe tokës, do t’iu vijë pa e pritur fare”. Të pyesin sikur ti di ndonjë send për të. Thuaj: “Atë e di vetëm All-llahu, ndërsa shumica e njerëzve nuk dinë” |
قُل لَّا أَمْلِكُ لِنَفْسِي نَفْعًا وَلَا ضَرًّا إِلَّا مَا شَاءَ اللَّهُ ۚ وَلَوْ كُنتُ أَعْلَمُ الْغَيْبَ لَاسْتَكْثَرْتُ مِنَ الْخَيْرِ وَمَا مَسَّنِيَ السُّوءُ ۚ إِنْ أَنَا إِلَّا نَذِيرٌ وَبَشِيرٌ لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ (188) Thuaj: “Unë nuk kam mundësi për vete të siguroj ndonjë dobi, e as të largoj nga vetja ndonjë dëm. Bëhet vetëm ashtu si do All-llahu. Sikur të kisha ditur fshehtësitë, do të kisha fituar shumë të mira dhe nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë jam vetëm një qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë” |
۞ هُوَ الَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ وَجَعَلَ مِنْهَا زَوْجَهَا لِيَسْكُنَ إِلَيْهَا ۖ فَلَمَّا تَغَشَّاهَا حَمَلَتْ حَمْلًا خَفِيفًا فَمَرَّتْ بِهِ ۖ فَلَمَّا أَثْقَلَت دَّعَوَا اللَّهَ رَبَّهُمَا لَئِنْ آتَيْتَنَا صَالِحًا لَّنَكُونَنَّ مِنَ الشَّاكِرِينَ (189) Ai është i cili ju krijoi vetëm prej një frymori, e prej atij krijoi shokun e tij (çiftin) që pranë tij të gjejë qetësi. Dhe kur ai e përvetësoi (pas aktit seksual) ajo mbeti me barrë të lehtë dhe e barti, por kur iu bë e rëndë ata dy iu drejtuan All-llahut, Zotit të tyre, “Të na kishe dhënë një pasardhës të mirë, me siguri do të ishim mirënjohës!” |
فَلَمَّا آتَاهُمَا صَالِحًا جَعَلَا لَهُ شُرَكَاءَ فِيمَا آتَاهُمَا ۚ فَتَعَالَى اللَّهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ (190) Dhe kur ai u dha pasardhës të mirë, atij i bënë shokë, shok të barabartë me atë çka u dha ai, por All-llahu është shumë lart mbi ata të cilët i konsiderojmë të barabartë |
أَيُشْرِكُونَ مَا لَا يَخْلُقُ شَيْئًا وَهُمْ يُخْلَقُونَ (191) A po i bëjnë shok diçka që nuk krijon asgjë, dhe vetë janë të krijuar |
وَلَا يَسْتَطِيعُونَ لَهُمْ نَصْرًا وَلَا أَنفُسَهُمْ يَنصُرُونَ (192) Dhe nuk munden t’u ndihmojnë as atyre e as mund t’i ndihmojnë vetes |
وَإِن تَدْعُوهُمْ إِلَى الْهُدَىٰ لَا يَتَّبِعُوكُمْ ۚ سَوَاءٌ عَلَيْكُمْ أَدَعَوْتُمُوهُمْ أَمْ أَنتُمْ صَامِتُونَ (193) Dhe nëse i thirrni në rrugë të drejtë, nuk do t’u përgjigjen. E keni njëlloj i thirrët apo heshtët |
إِنَّ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِ اللَّهِ عِبَادٌ أَمْثَالُكُمْ ۖ فَادْعُوهُمْ فَلْيَسْتَجِيبُوا لَكُمْ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ (194) Ata të cilët ju, në vend të All-llahut, i thirrni me të vërtetë janë njerëz sikur ju. E ju, pra, thirrni dhe ata le t’ju përgjegjen nëse flisni të vërtetën |
أَلَهُمْ أَرْجُلٌ يَمْشُونَ بِهَا ۖ أَمْ لَهُمْ أَيْدٍ يَبْطِشُونَ بِهَا ۖ أَمْ لَهُمْ أَعْيُنٌ يُبْصِرُونَ بِهَا ۖ أَمْ لَهُمْ آذَانٌ يَسْمَعُونَ بِهَا ۗ قُلِ ادْعُوا شُرَكَاءَكُمْ ثُمَّ كِيدُونِ فَلَا تُنظِرُونِ (195) A kanë ata këmbë që të ecin me to, ose duar që me to të kapin; a kanë sy që të shohin me ta, ose veshë që të dëgjojnë? Thuaj: “Thirrni shokët tuaj dhe thurni kurtha kundër meje, madje mos pritni fare |
إِنَّ وَلِيِّيَ اللَّهُ الَّذِي نَزَّلَ الْكِتَابَ ۖ وَهُوَ يَتَوَلَّى الصَّالِحِينَ (196) Mbrojtësi im është All-llahu, i cili shpalli Librin dhe ai merr në mbrojtje të mirët” |
وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِ لَا يَسْتَطِيعُونَ نَصْرَكُمْ وَلَا أَنفُسَهُمْ يَنصُرُونَ (197) Kurse ata të cilët ju në vend të All-llahut, i lutni, nuk munden t’ju ndihmojnë as juve as vetes |
وَإِن تَدْعُوهُمْ إِلَى الْهُدَىٰ لَا يَسْمَعُوا ۖ وَتَرَاهُمْ يَنظُرُونَ إِلَيْكَ وَهُمْ لَا يُبْصِرُونَ (198) Dhe kur i thirrni në rrugë të drejtë, nuk dëgjojnë, dhe i sheh si po të shikojnë, por ata nuk shohin |
خُذِ الْعَفْوَ وَأْمُرْ بِالْعُرْفِ وَأَعْرِضْ عَنِ الْجَاهِلِينَ (199) Ti merri me të mirë; Urdhëro për vepra të mira dhe hiqu nga injorantët |
وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ ۚ إِنَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ (200) Por nëse djalli të shtyn në ndonjë të keqe, ti kërko strehim te All-llahu. Ai me siguri di dhe dëgjon shumë |
إِنَّ الَّذِينَ اتَّقَوْا إِذَا مَسَّهُمْ طَائِفٌ مِّنَ الشَّيْطَانِ تَذَكَّرُوا فَإِذَا هُم مُّبْصِرُونَ (201) Me të vërtetë ata të cilët i frikësohen All-llahut, porsa i godet ndonjë ngatrresë e djallit, u kujtohet dhe atëherë shohin |
وَإِخْوَانُهُمْ يَمُدُّونَهُمْ فِي الْغَيِّ ثُمَّ لَا يُقْصِرُونَ (202) Kurse miqtë e tyre (djajtë) i përkrahin për në humbje dhe nuk i largojnë |
وَإِذَا لَمْ تَأْتِهِم بِآيَةٍ قَالُوا لَوْلَا اجْتَبَيْتَهَا ۚ قُلْ إِنَّمَا أَتَّبِعُ مَا يُوحَىٰ إِلَيَّ مِن رَّبِّي ۚ هَٰذَا بَصَائِرُ مِن رَّبِّكُمْ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ (203) Kur nuk u sjell asnjë ajet ata thonë: “Pse nuk e bën vetë?” Thuaj: “Unë pasoj vetëm atë çka më shpallet nga Zoti im dhe Juaji. Këto janë gjëra të qarta dhe udhëzime e mëshirë për njerëzit që besojnë |
وَإِذَا قُرِئَ الْقُرْآنُ فَاسْتَمِعُوا لَهُ وَأَنصِتُوا لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ (204) Dhe kur lexohet Kur’an, dëgjone atë dhe heshtni, ndoshta do të jeni të mëshiruar” |
وَاذْكُر رَّبَّكَ فِي نَفْسِكَ تَضَرُّعًا وَخِيفَةً وَدُونَ الْجَهْرِ مِنَ الْقَوْلِ بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ وَلَا تَكُن مِّنَ الْغَافِلِينَ (205) Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe devotshmëri dhe pa e ngritur zërin lart, në agim dhe në muzg, dhe mos jij nga indiferentët |
إِنَّ الَّذِينَ عِندَ رَبِّكَ لَا يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِ وَيُسَبِّحُونَهُ وَلَهُ يَسْجُدُونَ ۩ (206) Me siguri ata që janë të afërt te Zoti yt nuk i shmangen për mendjemadhësi adhurimit të tij; atë e lartësojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde |